AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Mazhoranca tronditet nga akuzat për vrasje politike

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tom Doshi gjatë një seance parlamentare | Foto nga LSA

Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, deputeti Tom Doshi akuzon Ilir Metën se ka urdhëruar vrasjen e tij dhe kryeministrin Edi Rama se ishte në dijeni të këtij fakti.

Tom Doshi gjatë një seance parlamentare | Foto nga LSA
Tom Doshi gjatë një seance parlamentare | Foto nga LSA

Mazhoranca e majtë tronditet nga akuzat për vrasje politike, të ngritura nga deputeti i Shkodrës, Tom Doshi pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku u vendos përjashtimi i tij.

“Edi Rama ka sot një tutor që është Ilir Meta, i cili ka urdhëruar vrasjen time dhe të Mhill Fufit( deputet i PD),” tha Doshi pas përjashtimit nga Partia.

“Kam 5 muaj që ia kam bërë të qartë Ramës dhe Metës, por edhe Prokurorit të Përgjithshëm dhe atij të Krimeve të Rënda,” shtoi ai.

Deputeti i qarkut të Shkodrës, Tom Doshi ndante prej kohësh marrëdhënie të acaruara me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky konflikt i ngritur mbi arsye të errëta për publikun, shpërtheu të enjten e kaluar para kamerave në Kuvend. Doshi u fotografua duke kërcënuar me gjeste kryeministrin Edi Rama, ndërsa ky i fundit shmangu çdo reagim ndaj tij.

Në seancën e së enjtes, deputeti Doshi paralajmëroi furtunën që kishte nisur me kohë brenda së majtës. “Në qoftë se unë flas, do të tronditën themelet e kësaj mazhorance,” tha ai për mediat.

Kryeministri Edi Rama shmangu komentet publike rreth akuzave të Doshit dhe lajmëroi një mbledhje të grupit parlamentar, për të marrë një vendim mbi fatin e mëtejshëm të deputetit që e kishte kërcënuar.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PS, Rama mësohet se ka deklaruar që bashkëjetesa e tij me Tom Doshin është e pamundur. Deputeti “rebel” ka braktisur mbledhjen dhe në ambientet e jashtme të selisë së PS pranoi se ishte përjashtuar nga Partia.

Gjatë një fjalimi të mbajtur gjatë mbledhjes, i cili u zbardh në faqen në Facebook të kryeministrit, Rama nënvizoi se qëndrimet publike të Doshit bien ndesh me normat më elementare të kontratës së bashkëjetesës brenda grupit parlamentar të PS.

“Nëse qëndrimi i deputetit do të kishte prekur thjesht personin dhe dinjitetin e personit tim, unë sot do të kisha kërkuar mirëkuptimin tuaj për të mos mbajtur qëndrim të prerë ndaj tij. Por me akuzat e tij deputeti ka shkuar përtej personit tim dhe ka cënuar rëndë dinjitetin e këtij grupi e të kësaj qeverie,” është shprehur Rama.

“Prandaj, unë kam bindjen se sot ne duhet t’i japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës që ka me grupin e me Partinë Socialiste, dhe të shkojë të provojë në rrugë ligjore vërtetësinë e akuzave të tij të papranueshme në adresë të qeverisë e të shumicës sonë parlamentare,” shtoi ai.

Duke folur pas mbledhjes së grupit parlamentar, kritiku i Ramës brenda PS, deputeti Ben Blushi, u shpreh që kryeministri mbante përgjegjësitë e tij për çarjen me Doshin.

“Historia Rama-Doshi është ajo e dy shokëve të ngushtë, që patën një konflikt për arsye që ne nuk i dimë. Kryetari Rama duhej ta administronte këtë gjë prej kohësh,” tha Blushi pas mbledhjes së Partisë Socialiste.

“Konflikti mes dy shokëve të ngushtë nuk ishte për arsye politike,” shtoi ai.

Akuzat direkte të Tom Doshit kundër Edi Ramës dhe aleatit të tij të LSI, Ilir Meta pritet të shoqërohen me debate dhe tension brenda mazhorancës dhe skenës politike shqiptare.

Kryetari i Kuvendit, i akuzuar nga Tom Doshi se kishte tentuar eliminimin e tij fizik nuk ka reaguar ende.

 

Etiketa: Ben BlushidebatedeputetEdi RamEdi RamaFacebookIlir MetakonfliktKryeministri Edi RamaKuvendLSIMbledhjeMetaParaPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePDPSRamaSHshqiptareTom DoshiVendimvrasje
Tjetri
Sarajeva planifikon të ndërtojë një muze të ri për kohën e pushtimit

Sarajeva planifikon të ndërtojë një muze të ri për kohën e pushtimit

Komente 2

  1. Lab Elezi says:
    11 years më parë

    o Tom Doshi xxxxxx rames dhe metes se te dy jan strucaa njeri vjedh floririn tjetri vjedh popullin meqe ka mar postin ne dore

  2. labi says:
    11 years më parë

    Tomi si tomka dhe shoket e tij ……shko ore XXXXX mashtrus ordiner

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.