AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Rritja e UÇK-së në letër shkakton hidhërimin e luftëtarëve

Kaltrina RexhepingaKaltrina Rexhepi
11 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Antarë të UÇK-së duke takuar marinsat Amerikan | Foto nga : Wikimedia

Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka publikuar listat për zonën e Llapit, Nerodimes e Karadakut. Por ish-pjesëtarët e UÇK-së deklaruan për Gazetën Jeta në Kosovë se listat u frynë dhe në to u futen njerëz që nuk ishin pjesë e luftës.

Antarë të UÇK-së duke takuar marinsat Amerikan | Foto nga : Wikimedia
Antarë të UÇK-së duke takuar marinsat Amerikan | Foto nga : Wikimedia

Publikimi i listës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  të zonës së Karadakut ka hidhëruar Selman Ymerin që thotë se ishte pjesë e luftës që nga fillimi deri në fund.

Ymeri thotë se ishte pjesë e brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”, që operoi në zonën e Karadakut, por iu refuzua kërkesa padrejtësisht.

Ai thotë se ishte i përcaktuar të angazhohet në mbrojtjen civile, përkatësisht në pozitën koordinator i fshatit Sadovinë e Jerlive në Viti.

Ymeri thotë se ai nuk ka nevojë për shumën që ndahet për veteranët e UÇK-së, vetëm se kishte dëshirë që të ishte pjesë e atyre listave dhe kontributi i tij të figuronte diku.

“Unë kam pasur veprim konkret për detyrat që m’i kanë dhënë udhëheqësit e brigadës, prandaj ana materiale është ana terciare dhe e fundit për mua”, thotë Ymeri.
Selman Ymeri për këtë rast ka ushtruar ankesë tek ish-eproret e brigadës së tij.

Eprori i tij ishte Kemajl Fetahu.

“Ymeri do të duhej të ishte pjesë e Listave të Veteranëve, në kategorinë e pjesëtarit të UÇK-së, pasi që ai gjatë luftës ka ndihmuar popullatën me ushqim, si dhe ka bërë roje”, thotë Fetahu për Gazetën Jeta në Kosovë.

Bazuar në listën e publikuar nga Komisioni Qeveritar për Veteranët në Zonën e Karadakut ranë dëshmorë 60 veta, 612 veta figurojnë si veteranë, ndërsa invalidë janë 37 veta.

Deri më tani Qeveria e Kosovës ka publikuar 3 lista, atë të zonës së Llapit, Karadakut dhe të Nerodimes.

Sipas listave të publikuara, ish-luftëtarët u ndanë në 5 statuse, në statusin e veteranit, në atë të invalidit, të pjesëmarrësit, dhe pjesëtarit të UÇK-së. Gjithashtu në këto lista u  përfshi edhe statusi i dëshmorëve.

Por pas publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së, mosmarrëveshje dhe zhurmë e madhe po bëhet për këto dy lista: veteranë dhe invalidë.

Sipas ligjit, invalid i luftës së UÇK –së është luftëtari ose pjesëtari dhe i internuari (burgosuri) i UÇK- së, i cili ka pësuar plagë, ose  lëndime (dëmtime ) fizike dhe psikike, apo sëmundje të rënda gjatë luftës, ose në burgjet dhe kampet e armikut, gjatë periudhës së luftës, me shkallë të invaliditetit së paku 10%;

Ndërsa veteran-luftëtar i UÇK –së  është ai qytetar i Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK- së dhe është regjistruar si ushtar i armatosur dhe i uniformuar nga komandat, shtabet e zonave operative të UÇK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK së, dhe i cili ka qenë aktiv deri në përfundimin e luftës.

Pakënaqësitë në Zonën e Llapit

Përveç në Zonën e Karadakut pakënaqësi ka edhe në Zonën e Llapit.

Kapllan Januzi është pjesë e listës së publikuar nga Qeveria, por ai thotë se është i pakënaqur pasi që pjesë e saj janë edhe njerëz që nuk ishin fare në luftë.

Januzi thotë se ishte pjesë e brigadës 151”Zahir Pajaziti”, të Zonës Operative në Llap dhe se është plagosur gjatë luftës.

Ai është i pakënaqur me listën e invalidëve të UÇK-së në Zonën e Llapit.

“Me listat e invalidëve të luftës figuron një numër marramendës, mbi 920 invalidë të luftës, ku nuk dihet statusi i tyre mbi ç’formë, ose mbi cilat kritere quhen invalidë dhe cilat janë kriteret e përcaktimit të tyre, sepse dihet, invalid është ai i cili merr plagë në vijat e frontit, por numri realisht është shumë i fryre”, thotë Januzi.

Mendim të njëjtë ka edhe Murat Ajeti, i cili qysh nga viti 1991 ishte pjesë e gueriles së Llapit.

Pas shuarjes së kësaj guerileje, ai kishte kaluar si ushtar në brigadën 151 “Zahir Pajaziti”.
Ajeti tash është pjesë e listave të veteranëve të UÇK-së, por ai thotë se në luftë kishte shumë më pak luftëtarë sesa që tash figurojnë në listë.

Veteranët e Zonës së  Llapit, me 21 shkurt të këtij viti  mbajtën një takim në Podujevë,  për të shprehur pakënaqësitë me listat e publikuara në lidhje me kontributin e të gjithë atyre që dhanë në luftën në Kosovë.

Në këtë takim të pranishëm ishin mbi 300 veteranë të kësaj komune, të cilët thanë se me këto lista jo vetëm që nuk është respektuar lufta e UÇK-së, por edhe është ofenduar dhe njollosur ajo.

Në këtë takim, kërkesë kryesore ishte anulimi i listave të veteranëve dhe shkarkimi i komisioneve të cilët i bënë këto lista.

Bazuar në listën e publikuar nga Komisioni, në zonën e Llapit del se ishin 5 mijë e 755 persona që morën pjesë në luftë.

Si veteranë figurojnë 2 mijë e 387 veta, ndërsa 718 veta tjerë figurojnë si invalidë. Bazuar në këtë listë në këtë zonën ranë dëshmorë 135 veta.

Ndërkohë mbi 2 mijë tjerë llogariten si pjesëtarë e pjesëmarrës në luftën e UÇK-së.

Fatmir Humolli, veteran nga kjo komunë i cili ishte njëri nga komandantët në Brigadën  151 “Zahir Pajaziti”, tha se me këto lista vetëm sa “është ulur poshtë i gjithë kontributi i UÇK-së”. Humolli tha se në bazë të listës që ka parë, as gjysma s’kanë qenë në luftë.

“Si komision ndoshta nuk e ka gjetur rrugën më të mirë që si komision me e ndërtuar një listë shumë korrekte me qëllim që ajo listë, me  e përfaqësuar luftën tonë dhe mos me na ofenduar si bashkëluftëtarë ose si luftëtarë”, tha ai.

Ndërsa Avni Ajeti, njëri nga organizatorët e takimit në Llap tha se në mesin e të pranishmëve, nuk janë ata të cilët kanë qenë përgjegjësit kryesorë të këtyre listave.

“Është dashtë me qenë këtu edhe komandantët, këto lista është dashtë ata moti me i rregulluar, dhe tashti është dashtë që ata me dhënë përgjegjësi për to”, tha Avni Ajeti, njëri nga organizatorët e takimit të veteranëve.

Gazeta Jeta në Kosovë intervistoi edhe Nexhat Llumnicën, njërin prej ish-veteranëve që mori pjesë në këtë takim.

Llumnica është bërë pjesë e listës, por  është i pakënaqur me numrin  e veteranëve që figuron në listë.
Thotë se përpiluesit e listave kanë bërë politikë me numrin e veteranëve.

“Komandantët të cilët nuk kanë mundur që t’i rehatojnë anëtarët dhe simpatizantët e partive politike tash po kqyrin me i rehatuar nëpër lista të veteranëve dhe invalidëve të luftës”, thotë Llumnica.
Llumnica thotë se numri i atyre që u plagosën është shumë më i vogël sesa i atyre që tash figurojnë si invalidë.

“Në luftën Çlirimtare të UÇK-së, janë të plaguar diku 181 pjesëtarë në Zonën Operative të Llapit dhe kanë qenë disa të lënduar që numri i përgjithshëm arrin diku në 230 veta, ndërsa sot figurojnë më shumë se 900 invalidë. Ne në atë kohë nuk kemi luftuar që me e dëmtuar shtetin sot, por kemi luftuar për liri dhe do të luftojmë prapë për me e majtë shtetin dhe jo për ta dëmtuar atë”, thotë Llumnica.

Se a është e gjithë kjo lojë politike dhe fitim votash për në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2018,  nga ana e atyre që i përpiluan listat e veteranëve, shpjegim ka edhe Murat Ajeti.

“Këta po bëjnë edhe politikë nga pak, sepse e kanë rritur numrin bukur mirë, ishalla i presim zgjedhjet e tjera. Vetëm se këta në këtë mënyrë, PDK-ja do t’i bëjë nja 5 deputetë”, thotë ai.

Gazeta Jeta në Kosovë kontaktoi edhe Latif Gashin,deputet i PDK-së dhe ish- komandant i Zonës së Llapit, por ai tha se  nuk dëshiron të komentojë në lidhje me këto lista, përderisa nuk janë përfundimtare.

Ankesa ka pasur edhe për listën e publikuar për veteranët e Zonës së Nerodimes.

Deri më tani në KALLXO.com kanë raportuar persona nga Lipjani të cilët thonë se persona që kurrë s’ kanë qenë në UÇK nga Gadimja e Epërme tani janë në listën e veteranëve.

Bazuar në listën e publikuar nga Komisioni për Verifikimin e Listave të Veteranëve del se në Nerodime ishin 2 mijë e 182  veteranë të luftës, 219 invalidë dhe 159 dëshmorë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) gjithashtu ka  reaguar rreth publikimit të listave me emrat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve, të cilët e fituan këtë status.

“Procesi i përzgjedhjes dhe verifikimit të këtyre listave ka qenë krejtësisht jotransparent, i pamonitoruar dhe i mbështetur në interesat partiake, politike, personale, familjare, klanore dhe biznesore”, thuhet në komunikatën për media të këtij Këshilli.

Gazeta Jeta në Kosovë kontaktoi edhe Avdi Racin, i cili është pjesë  e Komisionit të Veteranëve të UÇK-së, për t’i komentuar vërejtjet të cilat po bëhen për këto lista.

Raci tha se ata deri me tani edhe nuk i kanë rishikuar ankesat ku janë më shumë se 600 ankesa, dhe se listat janë ende preliminare,

“Ne jemi ende duke bërë publikimin e listave dhe besoj që komisionet kanë qenë mjaft vigjilente në rishikimin e secilit veteran, por pasi të mbyllen listat ne do t’i shohim edhe ankesat”, tha Raci.

Ai tha se nëse ka emra të cilët nuk do të duhej të ishin në këto lista e që ata janë në to, atëherë do të merren masa të cilat i përcakton Ligji për Veteranët.

Marrë nga Gazeta Jeta në Kosovë

Etiketa: BajramdeputetgazetaKomisionKosovëLuftaMasaMediaMjaftPDKQeveriashkarkimiZgjedhjet
Tjetri
Mania e spiunazhit rikthehet në Rusi

Mania e spiunazhit rikthehet në Rusi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.