AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Frymëzo, informo dhe…stereotipizo

Emiljano KaziajngaEmiljano Kaziaj
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tom Waes. Foto: Twitter

Kur Tom Waes eksploron një shtet të huaj në programin e tij,  nuk bën asgjë më shumë sesa përforcon klishetë që ekzistojnë për atë vend. Kjo është një dëshmi e përtacisë së medias dhe e indiferencës së televizionit publik belg!

Tom Waes. Foto: Twitter
Tom Waes. Foto: Twitter

Eshtë e diel, mbrëmje. Po shohim programin ‘Reizen Waes’ në televizionin publik belg, VRT 1. Tomi këtë herë po udhëton në Belgjikë. Programi fillon me historinë e një familjeje, fëmija e së cilës është abuzuar për 15 vjet me radhë dhe është vrarë. Më pas ai viziton familjen e një të riu belg, i cili i është bashkuar ISIS-it. ‘Shteti i vogël i Belgjikës ka dërguar më shumë luftëtarë terroristë në Irak dhe Siri se çdo shtet tjetër evropian’-citohet Tomi, ndërsa hyn në këtë shtëpi.  ‘Dua vetëm të shoh djalin tim edhe njëherë. Nuk jetoj dot me idenë që çdo ditë mund të marrë lajmin e vdekjes së tij’, thotë mamaja e të riut, ndërkohë që Tomi e përqafon, ndërsa i jep një shami për të tharë lotët. ‘Fucking Belgium!’- citohet Tomi, ndërkohë që kamera e fokuson ndërsa gjuan me grusht kolltukun ku është ulur.  Fragmenti tjetër tregon vizitën e tij në një qytet komplet të braktisur në Belgjikë. ‘E pabesueshme, si mund të ndodhë kjo, nuk dinte asgjë qeveria gjithë këto vite…!’- ndërkohë që përshpërit frazën, tregon një hidrocentral që po ndërtohet aty afër. Në fund shfaqen disa foto të bukura të njerëzve, fushave dhe detit. Ndërkohë që bëhet gati për t’u larguar, i përsërit frazën e tij standarde udhërrëfyesit që e shoqëron ‘Ju keni një vend shumë të bukur, uroj të kthehem sërish!’ Më pas i buzëqesh kamerës, hipën në avion dhe largohet.

Po mendoja se si do të portretizohej Belgjika në programin ‘Reizen Waes’, pasi pashë emisionin e parë të sezonit që u hap me Shqipërinë.  Dy ditë më vonë, mediat në Belgjikë shkruan për qytetin e ‘ inatosur’ Blankenberge, pasi Tomi i krahasoi ata me ‘një plazh të shpifur diku në Shqipëri’. Tomi duhet t’i bëjë më mirë kërkimet e tij, pasi klishetë që përdor janë të gabuara’- citohej të kishte thënë kryetari i bashkisë së Blankenberges. Askush nuk reagoi për gjithë klishetë që Tomi përdori në emisionin e tij për Shqipërinë. Ky program dhe reagimet e mëvonshme në gazetat Belge, janë një shembull i përkryer se si stereotipet formohen dhe përforcohen në media. Si një shqiptar edhe unë kam të drejtën të jem i ‘inatosur’ me Tomin, që e zvogëloi  portretizimin e vendit tim në një tufë stereotipesh sensacionale: drogë, makina të vjedhura dhe gjakmarrje. Por, si një studies i medias mundohem të kuptoj arsyet dhe mënyrat e stereotipizimit në media dhe në programe si ‘Reizen Waes’.

Gjithçka fillon kur media nuk i bën mirë ‘detyrat e shtëpisë’.   Të shpenzosh kohë dhe burime financiare për të bërë një program të mire, nuk është pjesë e logjikës ekonomike të medias. Zgjidhja e shpejtë dhe e lirë është të bësh një program me informacione tashmë të ditura, stereotipe.  Hidhini një sy kësaj liste: Kolumbi, Osetia Jugore, Iran, Butan, Sudani i Jugut, Shqipëri, Abkhazi, Koreja e Veriut,  Meksikë, Paraguai. Jam i sigurt se ndërkohë që lexonit emrat, në mendje ju vinin imazhe për këto shtete. Dhe vë bast që nuk ishin imazhe të bukura. Këto shtete janë zgjedhur të jenë pjesë e programit ‘Reizen Waes’ pikërisht për stereotipet, të cilat ndihmojnë që programi të realizohet pa shumë shpenzime. Stereotipet ndihmojnë edhe shikuesit. Të konfirmosh ato që tashmë di, i bën njerëzit të ndjehen më të zgjuar. Të shohësh se si në shtete të tjera njerëzit përballen me gjëra të tmerrshme, i bën qytetaret belgw të ndjehen më të sigurt që jetojnë në Belgjikë.

Strategjia që Tomi përdor në emisionin e tij është ‘mos-zgjedhja’, që i referohet përjashtimit të aspekteve normale nga realiteti i vendit që po përshkruan dhe theksimi i atyre aspekteve që mund të shastisin audiencën. Një element i integruar me mjeshtëri në program është  prezenca e udhërrëfyesit, zërit që vjen nga brenda vendit që po përshkruhet.  Prezenca e tij na bën të besojmë që në fakt po shohim një shtet ashtu siç është në të vërtetë dhe kjo shmang idenë se po stereotipizohet. Por, ‘aktori-udhërrëfyes’ ndjek një skenar strikt që i është dhënë më përpara.  Ai ose ajo, është gjithmonë dikush që duket si ‘autentik’, që e flet anglishten me një theks të fortë të vendit që po përshkruhet.

Formati që Waes përdor në programin e tij, mund të përmblidhet kështu: 1) Diçka që do e mbajë publikun pa frymë (një fshat që kultivon drogë, ndoshta?), 2) një grusht emocionesh  (një njeri që është i izoluar për 20 vjet nga frika e gjakmarrjes dhe vajza e tij 10 vjeçare që nuk ka marrë kurrë një dhuratë në jetën e saj), 3) një shpëtimtar, vetë drejtuesi i programit, Tom Waes, si europiani perëndimor që di t’u japë fund dhimbjeve të ‘të tjerëve’  (le t’u japim atyre 1900 euro, duhet të mjaftojnë, dhe të lutem mos harro dhuratën për vajzën e vogël, ajo  ishte si sheqerkë!).

Por cili është problemi  i këtij formati? Përveç mungesës së etikës në raportim për personat dhe shtetin që përshkruhet, problemi më i madh me formatin është që ai shfaqet në televizionin publik belg (që është edhe media më e ndjekur). Misioni i kësaj medie është ‘të frymëzojë, informojë, edukojë, dhe argëtojë’. Ndërkohë që njëri prej pricipeve kryesore mbi të cilin televizioni belg zotohet të bazojë gjithë programacionin e tij është ‘ të promovojë identitetin kulturor, duke ofruar një dritare për botën’ ( VRT Mission and Values, www.VRT.be/en/).   Për një program si ‘Reizen Waes’ vështirë se mund të thuhet që e përmbush këtë mision.

Ndërkohë që unë po shkruaj këtë artikull, dëgjoj në sfond promon e serisë së radhës. Tomi po na fton të gjithëve ta ndjekim në udhëtimin e tij ‘në Alaskën e egër’.

*Artikulli  është publikuar në seksionin Opinione dhe Analiza, në gazetën më të madhe belge, De Standaard: http://www.standaard.be/cnt/dmf20150302_01557594.

Etiketa: BEEuroGazetatgjakmarrjeIrakIranISISKolumbiKorejaKoreja e VeriutMakinaMediaParaguaiPiSplazhQeveriaSHshpenzimeshqipShqipëriSiriSudani i JugutTerroristTwitter
Tjetri
Historia e të fortëve në politikë, ose çfarë të mbjellësh, do korrësh

Historia e të fortëve në politikë, ose çfarë të mbjellësh, do korrësh

Komente 1

  1. ENI says:
    11 years më parë

    thjesht fantastic ky shkrim. e ke qare Emiliano, nga foto dukesh edhe shume simpatik.

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.