AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria shfuqizon komisionet e punësimit të mësuesve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Një projektligj i dërguar në kuvend, përcakton që drejtorët e shkollave do të kenë të drejtë të emërojnë mësuesit e rinj “me konkurs” ndërsa nga ligji ekzistues eliminohet komisioni shumëpalësh që synonte të shmangte punësimet politike në sistemin arsimor.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA / FRANC ZHURDA
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Qeveria shqiptare ka dërguar një projektligj në parlament përmes të cilit thjeshtëzon procedurat e punësimit të mësuesve në arsimin parauniversitar, duke ia ngarkuar procesin e emërimit drejtorit të shkollës dhe duke shfuqizuar procedurat ekzistuese që kërkojnë konsultim për emërimet me një komision shumëpalësh të përbërë nga mësuesit, prindërit dhe pushteti vendor.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin për sistemin arsimor parauniversitar” shfuqizon pjesën dërrmuese të nenit 60 të ligjit aktual, i cili është në fuqi nga viti 2012 dhe që synonte të hiqte arbitraritetin politik në emërimin dhe shkarkimin e mësuesve.

Ligji aktual, i miratuar më 2012 me mbështetjen e qeverisë së kohës dhe të opozitës socialiste që sot është në pushtet, thoshte që mësuesit emërohen me konkurs pas propozimit të kandidaturave nga një komision vlerësimi ku komisioni i vlerësimit përbëhej nga drejtoria arsimore, këshilli i prindërve dhe përfaqësues të këshillit të mësuesve. Drejtuesi i komisionit përcaktohej një nga mësuesit me përvojën më të gjatë të shkollës përkatëse.

Por propozimi i qeverisë në diskutim në parlament është që komisioni të hiqet si kriter ligjor dhe të zëvendësohet nga roli i drejtorit të shkollës. Relacioni shoqërues i vendimit nuk mbart shpjegime për arsyet se pse po bëhet ky ndryshim, por një ekspert me të cilin foli BIRN, e konsideroi ndryshimin si “hap prapa”.

Ministria e Arsimit dhe e Sportit është akuzuar më herët për emërimin jashtë kritereve ligjore të drejtorëve të shkollave në qytetin e Tiranës ndërsa disa nga drejtuesit e zgjedhur përmes konkurseve kanë përfunduar nën akuzë për shkelje të rënda ligjore.

Në vitin 2014, një raport vlerësimi i siguruar nga BIRN dënoi si ilegale një fushatë për zëvendësimin e drejtorëve në shkollat e Tiranës duke i detyruar ata të japin dorëheqjen.

Raporti i prodhuar nga Shoqata e Prindërve të Tiranës, një OJQ vendëse, thotë se Drejtoria Arsimore Rajonale (DAR), nisi një fushatë ‘intensive’ për të zëvendësuar drejtorët nëpër shkollat e Tiranës përgjatë muajve shkurt dhe mars, duke i detyruar ata të japin dorëheqjen nën kërcënime.

Shumica e drejtorëve të shkollave të intervistuar në raport, të cilët janë zgjedhur në mënyrë rastësore, raportuan se u detyruan nga DAR “të japin dorëheqjen, ndërsa disa raportuan se kanë shkëmbyer postin e drejtorit me një pozicion mësuesi”.

Sipas raportit, 60 për qind e ish-drejtorëve thanë se janë detyruar të japin dorëheqjen ndërsa 40 për qind thanë se janë pushuar nga puna pa bazë ligjore.

“Ligji nuk u respektua dhe [vendimi] qe i motivuar politikisht,” tha një drejtor shkolle para kërkuesve.

Raporti cilësonte edhe emërimin e drejtorëve të komanduar në atë kohë të kryer përmes proceseve ekstraligjore.

Të gjithë drejtorët e shkarkuar u zëvendësuan nga drejtorë të komanduar. Gjithsesi, raporti thotë se në 70 për qind të rasteve, drejtori i komanduar nuk erdhi nga e njëjta shkollë, siç sanksionohet nga vetë udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

Aktualisht drejtorët e shkollave të emëruar përmes procedurave të dyshimta ligjore, do të kenë fuqinë për të punësuar edhe mësuesit e rinj.

Politika e punësimeve në shkëmbim të mbështetjes politike është e zakonshme në Shqipëri, ndonëse formalisht është e paligjshme.

Gjatë vitit të fundit, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka ndërmarrë një fushatë spastrimesh në rradhët e mësuesve duke deklaruar se dëshiron të shkarkojë mësuesit që shërbejnë aktualisht jashtë profilit arsimor përkatës.

Gjatë vitit të fundit, së paku dy drejtoresha të emëruara nga qeveria aktuale përmes konkurseve u shkarkuan për shkelje dhe njëra është në ndjekje penale. Mimoza Kuqi, një aktiviste socialiste para zgjedhjeve, doli fituese për postin e Drejtoreshës Rajonale të Tiranës në dhjetor 2013, por u shkarkua nga puna në qershor 2014.  Luiza Tabaku, drejtoreshë në Lushnjë, u arrestua në nëntor 2014 për punësimin e dhjetëra mësuesve përkundrejt ryshfetit. Ajo është aktualisht në gjykim.

Etiketa: BIRNEdi RamagjykimKomisionKryeministri Edi RamaKuvendLindita NikollaMinistria e ArsimitParaparlamentProjektligjProjektligjiPunaPunëPushteti vendorQeveriaQeveria shqiptareRamaraportRaportiSHshqipShqipërishqiptareTiranëVendimi
Tjetri
Epoka e Dronëve

Epoka e Dronëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.