AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Lufta kundër ekstremizmit islamik

Peter SingerngaPeter Singer
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Përpjekjet për të eliminuar lidhjen midis termit ‘ekstremizëm’ dhe ‘islamik’ ishin të dukshme në samitin mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, por a është mohimi i faktit që një pjesë e mirë e dhunës po vjen nga feja zgjidhja për të distancuar myslimanët nga IS?

Muajin e shkuar, presidenti amerikan Barak Obama organizoi një samit tre-ditor mbi “Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”. Ai term ka  pjellë një shkurtim të ri “CVE” të përdorur jo më pak se 12 herë në një dokument fakti të nxjerrë nga administrata e Obamës më 18 shkurt.

Dokumenti i Faktit gjithashtu përdor termin ‘ekstremizëm i dhunshëm’ 21 herë. Sa herë shfaqen terma si ‘islam’, ‘islamik’ apo ‘mysliman’? Zero. Nuk ka asnjë referencë për ‘Shtetin Islamik’. Atij entiteti i janë referuar vetëm me inicialet “ISIL”.

Ky nuk është një aksident; është pjesë e një strategjie për të fituar mbështetjen e myslimanëve të zakonshëm. Riham Osman, duke folur në emër të Këshillit Mysliman të Çështjeve Publike, që mori pjesë në samit, tha se përdorimi i termave si ‘islami radikal’ dëmton kauzën e ndalimit të dhunës. Kjo mund të reflektojë pjesërisht frikën e kuptueshme të komunitetit mysliman se lidhja e islamit me terrorizmin dhe dhunën do të ndikonte në rritjen e sulmeve dhe diskriminim ndaj të gjithë myslimanëve.

Një arsye tjetër që është ofruar të të mos iu referuar si ‘radikalizmi islamik’ apo ‘Shteti Islamik” është ngaqë ashtu pranohen pretendimet e terroristëve se ata po veprojnë sipas mësimeve islamike. Kjo mund të bëjë që të tjerët, të cilët i referohen vetes si fanatikë myslimanë, t’i bashkohen atyre.

Së fundmi, përdorimi i përsëritur i termit ‘islamik’ si pjesë e përshkrimit të grupeve armike mund ta bëjë të duket se Perëndimi është në luftë me islamin. Kjo mund të nxisë më shumë myslimanë të moderuar të luftojnë së bashku me ekstremistët, duke zgjeruar konfliktin dhe duke e bërë më të vështirë për t’i dhënë fund.

Ende ka probleme me përpjekjen për të shmangur këto terma.

Problemi i parë është politik. Senatori konservativ amerikan Ted Cruz, që mund të lajmërojë kandidaturën e tij për nominimin presidencial republikan, ka thënë, ‘nuk mundet një armik nëse refuzon të pranosh se çfarë është”. Kjo shprehje mund të fitojë vota. Në fakt, nuk është kurrë një ide e mirë për një politikan që të shfaqet duke mohuar atë që ne të gjithë e kemi para syve.

Për më tepër, për shkak se është e dukshme për këdo që shumica e ekstremizmit të dhunshëm po kryhet në emër të islamit, shmangia e fjalës nuk ka gjasa të parandalojë sulmet mbi myslimanët në përgjigje të dhunës.

Një problem i mëtejshëm bëhet i dukshëm sapo ne pyesim përse është e rëndësishme që liderët myslimanë e rrjedhës së përgjithshme të dalin në publik dhe të thonë se feja e tyre është kundër vrasjes së njerëzve të pafajshëm ose që ata që vdiqën kur kryenin akte të tilla nuk janë martirë dhe nuk do të shpërblehen në jetën e përtejme. Përse duhet një lider mysliman, në veçanti, të bëjë deklarata të tilla, në vend të liderëve të krishterë, budistë, hebre apo hindu?

Përgjigjja, edhe një herë, është e dukshme. Por është e dukshme vetëm sepse ne e dimë tashmë se grupet si Al Kaeda, Shteti Islamik dhe Tabelanët  nuk po i binden urdhrave të krishterimit, budizmit, judaizmit apo hinduizmit.

Në samitin e Uashingtonit, Obama tha se “të gjithë ne kemi përgjegjësi për të përgënjeshtruar nocionin se grupe si ISIL përfaqësojnë disi islamin, sepse kjo është një ide e gabuar që përmban narrativën terroriste”. Të paktën kjo deklaratë, ndryshe nga Dokumenti i Faktit të Shtëpisë së Bardhë, pranon se grupe si Shteti Islamik pretendojnë të jenë islamik. Ndryshe, cila do të ishte lidhja e kësaj deklarate me ‘luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm’?

Megjithatë, pohimi i Obamës se ‘të gjithë ne’ kemi këtë përgjegjësi duhet të ngushtohet më shumë për nga drejtimi. Nëse unë do përpiqesha të hyja në një debat me çdo mbështetës të moderuar të mirarsimuar të Shtetit Islamik rreth faktit nëse organizata është e vërtetë ndaj mësimeve të islamit, do ta humbja debatin. Nuk janë mjaftueshëm ekspert në traditën islamike për të qenë i besueshëm qe ekstremistët janë duke e keqinterpretuar atë, dhe pak nga ne janë. Përgjegjësia për të cilën i referohet Obama qëndron në ata që janë më të mësuar me islamin se ‘të gjithë ne’.

Edhe për njerëzit që janë të mësuar mbi islamin, shkarkimi i përgjegjësisë që Obama i ka hedhur atyre nuk do të jetë i lehtë,  siç zbulon një shkrim i përllogaritjes së fundit nga Graeme Wood. Wood prezanton një panoramë të njerëzve që nxiten nga një besim i vendosur në islam dhe mirinformimit për tekstet e tij kyç. Çdokush i njohur me fundamentalizmin e krishterë në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë në gjendje të dallojë një formë në pozicionet e mbajtura prej fundamentalistëve fetare, pavarësisht fesë që mbështesin.

Zëdhënësi i Shtetit Islamik këmbëngul në ndjekjen e porosive origjinale të zbritura nga profeti Muhamed dhe ndjekësit e tij të hershëm, të kuptuara fjalë për fjalë dhe pa rregullim për rrethana të ndryshme. Si fundamentalistët e krishterë, ata e shohin veten duke u përgatitur për – dhe duke ndihmuar mbërritjen – apokalipsin.

Më lejoni të theksoj se nuk po them se besimet e fundamentalistëve të sotëm të krishterë janë moralisht në të njëjtën linjë me ato të fundamentalistëve të sotëm myslimanë. Ka një ndryshim të madh modal mes atyre që kundërshtojnë marrjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm dhe atyre që vrasin njerëz prej kombësisë së tyre ose prej asaj që thonë apo prej shkak se ata janë ‘femohues’. Por botëkuptimet e fundamentalistëve janë të ngjashme në aspekte të ngjashme, pavarësisht fesë të cilës i përkasin.

Tashmë, problemi me përpjekjen për të kundërluftuar ata që kërkojnë rekrutime të reja për ‘ekstremizmin e dhunshëm’ pa u përqendruar në këtë bazë të ekstremizmit islamik duhet të jetë i qartë.  Atyre që konsiderojnë t’i bashkohen një grupi ekstremist islamik duhet t’i thuhet: ti beson se çdo fe tjetër është false, por përkrahësit e shumë prej besimeve të tjera besojnë po aq me vendosmëri që besimi yt është fals. Nuk mund të dihet se kush ka të drejtë dhe ju të gjithë mund ta keni gabim. Në të dyja rastet, ju nuk keni justifikim të mirëmbështetur për vrasjen e njerëzve ose për sakrifikimin e jetëve tuaja.

Disa njerëz nuk janë të hapur për asnjë lloj arsyetimi dhe nuk do të lëkunden nga një argumentim i tillë. Por të tjerët mundem. Përse të përjashtohet paraprakisht duke mohuar se shumica e dhunës ekstremiste është e motivuar nga feja?

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Countering Islamic Extremism

Etiketa: AdministrataaksidentbesimDhunëdiskriminimhebreLuftapaktParaPiSProject SyndicatesamitshkarkimiShtetet e BashkuaraShteti IslamikTerroristVota
Tjetri
‘Rruga Millosheviçi’ në Kosovë shkakton zemërime

Kryekomunari kosovar kritikohet për planin e “Rrugës Millosheviç”

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.