Kërcënimi i Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE-ja, mund të bëjë më shumë dëme sesa të mira, argumenton Gordon Brown, ish-kryeministër dhe kancelar i Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar.
Europa është edhe një herë e ndarë midis Lindjes dhe Perëndimit – vetëm se këtë herë vija e fajit kalon përmes Bashkimit Europian. Anëtarët lindorë – më së shumti Polonia dhe shtete Baltike – po bashkohen shpejt me BE-në përballë agresionit rus. Në ekstremin tjetër gjeografik dhe politik, Mbretëria e Bashkuar po kërcënon të dalë nga Europa një herë e mirë. Vendimet që merren sot në periferitë lindore dhe perëndimore të Europës kanë gjasa të formojnë një balancë të re pushteti.
Nuk është e vështirë të imagjinosh Europën pas një tërheqje britanike: një bosht franko-gjerman në kontroll, Rusia e fuqizuar, Amerika që anashkalon një Britani tani të dobësuar, Skocia pro-BE që kërcënon edhe një herë largimin nga Mbretëria e Bashkuar dhe Anglia e kthyer nga brenda teksa euroskeptikët bindin veten se Britania është më e fuqishme kur është vetëm.
Dhe duke marrë parasysh euroskepticizmin e Britanisë deri më tani, nuk ka nevojë për sferë magjike për të parashikuar ndikimin mbi Britaninë të tërheqjes nga BE-ja. Siç e tha në dhjetor edhe ish-presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, “Nuk kam parë kurrë në të gjitha vitet e mia në Këshillin Europian… një vend të madh aq të izoluar sa Britania”.
Në fakt, Mbretëria e Bashkuar është tani një lojtare dytësore në vendosjen e një strategjie rritje evropiane; anësore në debatet e tregtisë që dikur i drejtonte dhe pavarësisht se është një huadhënëse e madhe, pothuajse e parëndësishme për të ardhmen e Greqisë. Dhe tani, meqënëse Britania ishte një firmëtare e Memorandumit të Budapestit 1994 në garantimin e pavarësisë së Ukrainës, vetëm Franca dhe Gjermania marrin pjesë në negociatat serioze. Ministrat britanikë janë të dy mendje: “Rusia duhet të kundërshtohet nga një unitet më i madh evropian” thonë ata. “Por, meqë ra fjala, ne mund të largohemi”.
Dean Acheson, sekretari amerikan i shtetit që ishte një arkitekt i NATO-s dhe Planit Marshall, theksoi botërisht se Britania në shekullin e njëzet humbi një perandori dhe nuk gjeti kurrë një rol të ri ndërkombëtar. Në shekullin e njëzetenjë, Britania mund të humbë Europën dhe ta gjejë veten edhe një herë pa rol në botë.
Çmimi i daljes do të ishte i lartë, vënia në rrezik e tre milion vendeve pune, 25,000 kompanive, eksporteve vjetore me vlerë 301.4 miliardë dollarë dhe 450 miliard paund investim të brendshëm. Për më tepër, roli unik i Londrës në bashkimin e shërbimeve të plota financiare që shërbejnë në kontinent – Qyteti është shtëpi e 250 bankave globale me 160,000 punonjës dhe llogaritet për rreth 80% e fondeve të mbrojtëse, 78% të tregtisë së këmbimit të huaj, 74% të derivateve të saj dhe 57% të barazisë private – që do të vihen në rrezik gjithashtu.
Ka pak prova për të mbështetur argumentin e anti-europianëve që rregullat e BE-së pengojnë tregtinë britanike jashtë Europës; përkundrazi, tregtia substanciale ekstra-BE dhe mundësitë e investimit do të humbnin kur Britania të largohet. Dhe pretendimi i tyre se një Britani jo-europiane do të mbajë pa mundim përfitimet e BE-së ndërsa shmang barrën e saj është thjesht i pabesueshëm.
Merrni në konsideratë shembujt në favor të euroskeptikëve, Norvegjinë dhe Zvicrën. Norvegjezët duhet të paguajnë 2 miliardë euro në vit për të hyrë në tregjet evropiane. Zvicra, si Norvegjia, duhet të mbetet në prapaskenë në Komisionin Europian teksa vendimet për tregtinë dhe investimin merren.
Ekonomia më e madhe e botës, Shtetet e Bashkuara, ka nevojë për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës Veriore dhe ekonomitë në rritje të Azisë Juglindore kanë nevojë për ASEAN. Po kështu, Britania – që në kulmin e saj gjeneroi vetëm rreth 20 për qind të veprimtarisë ekonomike botërore por që së shpejti nuk do të ketë më shumë se 2.5 për qind – është më e fortë si pjesë e Europës. Anëtarësia në BE e forcon konkurrencën e Britanisë duke mundësuar negocimin për marrëveshjet më të mira tregtare, taksat, patentat, pastrimin e parave, korrupsionin dhe sigurinë me Kinën, Indinë dhe pjesën tjetër të botës.
Por vetëm argumentet ekonomike me gjasa nuk do të jenë mjaftueshëm për të bindur një Britani që, në fjalët e fundit të gazetarit politik Hugo Young, ka ngecur midis të shkuarës që nuk mund ta harrojë dhe të ardhmes që nuk mund ta shmangë. Sipas këtij këndvështrimi, ambivalenca britanike kundrejt Europës mund të reflektojë një paaftësi të vazhdueshme për të lënë pas ditët e dinjitetit perandorak.
Jo më pak, pasiguria ekonomike – falë ecurisë së shpejtë dhe, ndonjëherë, shkatërrimit të ekonomisë globale – dukshëm po nxit nostalgjinë e publikut për sovranitetin britanik. Miliona britanikë digjen për dikë apo diçka që t’i mbrojë nga forcat e huaja në dukje që kërcënojnë të vjedhin mjetet e tyre të jetesës.
Kjo frikë ka gjetur zë në Partinë anti-europiane të Pavarësisë së Britanisë, që është ngritur në sondazhet e publikut duke e konvertuar pakënaqësinë ekonomike në një luftë kulture në të cilën të huajt dhe imigrantët – dhe madje, Europa si një e tërë – janë armiku. Britania, besojnë liderët e partisë UKIP dhe mbështetësit e saj, nuk është Britania që ata njihnin dikur.
Megjithëse statistikat ekonomike duhet të jenë pjesë e argumentit për Europën, të dhëna të tilla nuk do të bindin ata që kanë frikë se Britania po bëhet një shtet i huaj. As nuk do të jenë mjaftueshëm për të kujtuar përfitimet historike të angazhimit dhe rolin shekullor madhështor të Britanisë në sigurimin që asnjë vend të mos fitonte kontroll të plotë mbi Europën.
Çfarë duhet thënë është kjo: Britania është në më të mirën e vet kur e sheh veten si lider në Europë. Ashtu si Britania drejtoi dikur luftën e Europës ndaj fashizmit, mbështeti aspiratat demokratike dhe rregulloi përgjigjen e kontinentit ndaj recensionit global të 2008, duhet të jetë brenda Europës duke drejtuar nga radhët e para.
Britania që gjithnjë ka përkrahur lirinë, tolerancën dhe përgjegjësinë sociale duhet të jetë gati edhe një herë për të drejtuar një lëvizje progresive, të drejtojë veprimin për të luftuar ndryshimin klimatik, t’i rezistojë proteksionizmit dhe të inkurajojë rritjen e qëndrueshme. Duhet të udhëheqë në mobilizimin e Europës për ta bërë ekonominë globale të punojë një për njerëzit, t’i mbrojë ata nga padrejtësitë dhe pabarazitë. Globalizimi ka nevojë për nj fytyrë njerëzore dhe fytyra e Britanisë moderne mund ta ofrojë.
Disa thonë se mënyra më e mirë për të siguruar reformën europiane është kërcënimi për t’u larguar. Eksperienca ime thotë se Britania bën më të mirën kur punon për të bashkuar njerëzit, për të vënë axhenda, për të promovuar vlerat e veta dhe për të përkrahur ndryshimin. Atëherë Britania mund të kanalizojë të shkuarën e paharrueshme të saj ndërsa përqafon të ardhmen e pashmangshme.
Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Britain in the Wilderness