AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Procesi gjyqësor ndaj “rrjetit të xhihadit” nis me masa të rrepta sigurie

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Xhamia në Unazën e Re në Tiranë kupredikonin të dyshuarit si rekrutues të luftëtarëve xhihadistë në Siri, fotografuar më 11 mars 2014. Foto: Franc Zhurda/LSA

Gjashtë nga nëntë të akuzuarit për rekrutimin e mbi 70 besimtarëve myslimanë për luftën e Sirisë u paraqitën në Gjykatë pa avokat: Na mbron Allahu!

Xhamia në Unazën e Re në Tiranë kupredikonin të dyshuarit si rekrutues të luftëtarëve xhihadistë në Siri, fotografuar më 11 mars 2014. Foto: Franc Zhurda/LSA
Xhamia në Unazën e Re në Tiranë kupredikonin të dyshuarit si rekrutues të luftëtarëve xhihadistë në Siri, fotografuar më 11 mars 2014. Foto: Franc Zhurda/LSA

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë nisi seancën e parë gjyqësore kundër nëntë të akuzuarve për rekrutimin e mbi 70 besimtarëve shqiptarë në luftën e Sirisë, nën masa të rrepta sigurie. Mes të akuzuarve janë edhe dy imamët e vetëshpallur, Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët konsiderohen nga Prokuroria si drejtuesit e rrjetit rekrutues.

Para fillimit të seancës, dhjetra familjarë dhe besimtarë të linjës së ashpër salafi u mblodhën tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Ata u kontrolluan imtësisht nga forcat e Antiterrorit dhe u lejuan të hynin në sallën e gjyqit, vetëm pasi dorëzuan telefonët dhe sendet metalike që kishin me vete.

Nga nëntë të akuzuarit e kësaj çështjeje, vetëm 3 prej tyre përfaqësoheshin nga avokatët në sallën e gjyqit.

“Na mbron Allahu,” u përgjigjën të akuzuarit para trupit gjykues.

Seanca e shkurtër gjyqësore u shoqërua me tension, pasi as të akuzuarit dhe as familjarët e tyre nuk zbatuan rregullat e gjykatës. Ndryshe nga sa e kërkon procedura, ata nuk u ngritën në këmbë kur në sallë hyri trupi gjykues.

Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon imamët Genci Balla dhe Bujar Hysa dhe shtatë mbështetësit e tyre për thirrje për pjesmarrje në akte terroriste dhe nxitje të urrejtjes fetare. Përgjatë viteve 2012-2014, grupi i drejtuar nga dy imamët akuzohet se ka rekrutuar mbi 70 besimtarë myslimanë dhe i ka dërguar ata si luftëtarë në konfliktin sirian.

Megjithatë, séanca e djeshme zgjati vetëm pak minuta, pasi tre avokatët e të akuzuarve kërkuan të njihen me aktet e dosjes. Gjykata e Krimeve të Rënda e miratoi këtë kërkesë.

Në dosjen voluminoze të hetimit 1-vjeçar gjenden përgjime ambientale, përgjime telefonike, dëshmi të luftëtarëve të kthyer nga Siria dhe një aktivitet i dendur në rrjetet sociale, përmes të cilave vërtetohet se të pandehurit kanë bërë thirrje për xhihad dhe kanë mbështetur personat e gatshëm për t’u përfshirë në konflikt.

Nëntë të akuzuarit për rekrutim të “ushtarëve” të Kalifatit kishin role të ndara në aktivitetin e tyre përgjatë viteve 2012-2014. Genci Balla dhe Bujar Hysa akuzohen se përmes propagandës fetare, frymëzuan mbi 70 shqiptarë, ndjekës të rrymës tekfiriste dhe salafiste të islamit për t’u përfshirë në këtë konflikt.

Gjatë hetimit 1-vjeçar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gjetur fakte kundër 21 personave, të cilët rezultojnë të përfshirë në rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë në konfliktin sirian. Por akuzat për 12 prej tyre janë ndarë në një dosje më vete, pasi mendohet se këta persona ndodhen aktualisht në Siri, duke luftuar përkrah militantëve të ISIS.

Etiketa: AllahubesimtarëdosjeGenci BallaGjykataGjykatëGjykatësGjyqIMTISISkonfliktMasaParaProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaRrjetet socialeSeancaSiriSiriasirianxhamiaxhihadxhihadistë
Tjetri
Presidenti i Maqedonisë ‘i ka fituar zgjedhjet me mashtrim’

Presidenti i Maqedonisë 'i ka fituar zgjedhjet me mashtrim'

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.