AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Kryeministri maqedonas mori ryshfet për ndërtimin e rrugëve”

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i opozitës SDSM në Maqedoni në konferencën për shtyp. Foto: Sinisa Jakov Marusic

Opozita pretendon me përgjimet e fundit se kryeministri maqedonas i kërkoi miliona euro kompanive që u kishte dhënë tenderat e dy rrugëve.

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski. Foto: BETA/AP
Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski. Foto: BETA/AP

Në konferencën e 14 për shtyp të opozitës maqedonase të përkushtuar përgjimeve në Maqedoni, Social Demokratët publikuan përgjimet e atyre që pretendojnë se janë zërat e kryeministrit Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij teksa diskutojnë ryshfete me vlerë miliona euro.

Disa biseda dëgjohen zërat e Gruevskit dhe ministrit të transportit Mile Janakieski teksa flasin për mënyrën si të zhvatin një shumë të madhe prej 25 milionë euro nga një kompani që është përzgjedhur tashmë për të ndërtuar dy shtrirje rruge.

Opozita tha se kosto e dy segmenteve të rrugëve nga Miladinovci në Shtip dhe nga Kërçova në Ohër, aktualisht në ndërtim me një kredi kineze prej 580 milionë euro, ishte fryrë enkas për të marrë përfitime të jashtëligjshme.

Sipas opozitës përgjimet zbulojnë si Gruevski, pas rregullimit të ndërtimit të segmentit të parë për 270 milionë euro, më vonë veproi me të njëjtën firmë për të ndërtuar një segment tjetër nga Kërçova në Ohër.

Zërat e dy zyrtarëve dëgjohen teksa diskutojnë një komision ilegal prej 5 për qind në kostot, ose 15-18 milionë euro, për aksin Kërçovë-Ohër dhe një total prej 25 milionë për dy segmentet e rrugës.

“Do ta pranojnë ata kaq shumë?” pyet zëri i Gruevskit. “Epo, nëse i themi, ata do të ndjekin të njëjtën analogji si më parë,” përgjigjet Janakieski. “Provo 15, shih si do të reagojnë dhe më pas më telefono,” vendos Gruevski.

Dy zërat duken të shqetësuar për ta mbajtur çështjen të fshehtë. “Ji i kujdesshëm… zgjidhi fjalët, që të mos ngatërrohemi nëse duan të na regjistrojnë,” i thotë zëri i Gruevskit Janakieskit.

Parlamenti maqedonas ratifikoi marrëveshjen për ndërtimin e dy akseve rrugore, të financuar nga borxhi kinez, më 25 tetor 2013. Ndërtimet filluan në shkurt 2014.

Lideri i Social Demokratëve, Zaev tha në konferencën e së enjtes se vetëm për aksin Kërçovë-Ohër, çmimi ishte vendosur përfundimisht në 373 milionë euro, që ishte 103 milionë euro më shumë sesa çmimi i propozuar në studimin e kryer nga Ndërmarrja Maqedonase për Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen e Rrugëve.

Dy përgjime të tjera përfshijnë Gruevskin dhe Janakieskin teksa përgatiten për të manipuluar një tender për ndërtimin e hekurudhës nga Kumanova në Beljakovcë, pjesë e një plani më të gjerë për të lidhur hekurudhat në Maqedoni me ato të Bullgarisë fqinje.
Ndërtimi  i linjës me vlerë 50 milionë euro filloi në mars 2014 dhe iu dha një kompanie gjermane.
SDSM ka akuzuar kryeministrin dhe liderin e partisë qeverisëse Gruevski se ka orkestruar mbikëqyrjen e 20,000 njerëzve.

SDSM thotë se e ka marrë materialin nga burimet brenda shërbimeve sekrete maqedonase. Gruevski ka këmbëngulur se përgjimet janë krijuar nga shërbime të huaja në bashkëpunim me opozitën që të destabilizojnë vendin.

Etiketa: BorxhiEuroGruevskiKomisionkostokrediMaqedoniNikola GruevskiOpozitaPunëPunëtorPunëtorëryshfetSHtender
Tjetri
Dekriminalizimi thjesht si proces politik

Dekriminalizimi thjesht si proces politik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.