AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata e Hagës urdhëron rikthimin e Sheshelit në paraburgim

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Shesheli. Foto: Beta

Gjykata Ndërkombëtare e krimeve të luftës revokoi lirimin e përkohshëm të liderit të Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel, duke urdhëruar rikthimin e tij të menjëhershëm në paraburgim në Holandë.

Vojisllav Shesheli. Foto: Beta
Vojisllav Shesheli. Foto: Beta

Dhoma e Apelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë  vendosi ditën e hënë se i pandehuri për krime lufte Vojisllav Sheshel, i cili u lirua përkohësisht vitin e kaluar për t’u kuruar nga kanceri, duhet të kthehet në paraburgim.

Ajo tha se deklaratat e Sheshelit që prej kthimit të tij në Beograd nëntorin e kaluar, duke këmbëngulur se nuk do të kthehej më në gjykatën e mbështetur nga OKB-ja për vendimin e gjyqit ndaj tij për krime lufte, “shkatërruan kushtet thelbësore për lirimin e tij të përkohshëm”.

Meritat për një lirim të përkohshëm të mëtejshëm mund të diskutohen, por vetëm pasi Shesheli të kthehet në qelitë e paraburgimit të Gjykatës së Hagës, shtoi ajo.

Shesheli reagoi i rebeluar ndaj lajmërimit, duke i sfiduar liderët e Serbisë ta kthejnë atë atje me dhunë.

“Të shohim se si kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe presidenti Tomislav Nikoliç do të më arrestojnë tani,” tha Shesheli për gazetën “Vecernje Novosti”.

“Policia mund të vijë. Ata i bëjnë arrestimet. Nëse xhandarmëria (oficerët e armatosur të Ministrisë së Brendshme) vjen, ata rrahin njerëz. Do të duhet të mbrohem. Nuk do ta kenë aspak të lehtë të më arrestojnë,” tha ai.

Shesheli tha gjithashtu se Serbia do të duhet të respektojë procedurën kohore të ekstradimit dhe gjatë kësaj periudhe ai “do të përpiqet të vërë në dyshim kërkesën e Hagës për rikthimin e tij në paraburgim”, sepse të drejtat e tij në Holandë do të kërcënohen, pretendoi ai.

Gjykata urdhëroi lirimin e përkohshëm të Sheshelit në nëntor të vitit të kaluar për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së tij të dobët shëndetësore, por që kur është kthyer në Beograd, ai ka udhëhequr protesta nacionaliste dhe ka bërë një sërë deklaratash të ashpra që kanë zemëruar viktimat e luftës.

Ai tha menjëherë pas lirimit të tij se nuk do të kthehej vullnetarisht në Gjykatën e Hagës për të dëgjuar vendimin final të gjyqit të tij dhe se do të organizonte protesta kundër çdo përpjekje për ta kthyer atë atje.

“Nuk do të kthehem vullnetarisht në Gjykatën e Hagës,” tha ai.

Parlamenti Evropian në nëntor miratoi një rezolutë ku i kërkonte Gjykatës së Hagës të rimendonte vendimin e saj për të liruar Sheshelin.

“Parlamenti Evropian i dënon rëndë deklaratat e ashpra, nxitjen e urrejtjes, inkurajimin e pretendimeve territoriale dhe përpjekjet e tij për të penguar Serbinë nga rruga e saj drejt Evropës,” thuhej në rezolutë.

Edhe Kroacia gjithashtu e ka dënuar lirimin e tij dhe i ka bërë atij thirrje të rikthehet në Hagë.

Shesheli ka qenë në paraburgim që prej vitit 2003, kur u dorëzua në mënyrë vullnetare. Ai po gjykohet për krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Serbi.

Vendimi për çështjen e tij ishte programuar të merrej në tetor të vitit 20013, por u shty pasi një nga gjykatësit në gjyqin e tij u hoq nga çështja se dyshohej për njëanshmëri.

Gjykatësi i ri pritet të marrë kohë të paktën deri në fund të qershorit 2015 për t’u familjarizuar me detajet e çështjes, duke shkaktuar kështu edhe një tjetër vonesë në gjyqin maratonë.

Etiketa: BeogradBosnjeFinalGjykataGjykatëGjykatësKrimekrime lufteKroaciKroaciaLufteOKBpaktparaburgimParlamenti EvropianPoliciaProtestaSerbiSerbiaSHShesheliVendimiVojisllav Shesheli
Tjetri
Përse kanë rëndësi synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm?

Përse kanë rëndësi synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm?

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.