AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Përse kanë rëndësi synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm?

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

A duhet të vihen disa synime për zhvillimin në vitet e ardhshme apo duhen marrë parasysh kritikat e disave se ato gjithsesi nuk bëjnë ndryshim? Jeffery D. Sachs argumenton se çfarë të mirash kanë sjellë për botën synimet e Mijëvjeçarit dhe çfarë do të sjellin ato të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në vazhdimësi të progresit të bërë nën Synimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDG), që drejtoi përpjekjet e zhvillimit global në vitet 2000-2015, qeveritë e botës aktualisht po negociojnë një grup Synimesh të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) për periudhën 2016-2030. MDG-të u përqendruan në dhënien fund të varfërisë ekstreme, urisë dhe sëmundjeve të parandalueshme dhe ishin synimet globale më të rëndësishme për zhvillim në historinë e Kombeve të Bashkuara. SDG-të do të vazhdojnë të luftojnë kundër varfërisë ekstreme, por do të shtojnë sfidat e sigurimit të zhvillimit më të drejtë dhe qëndrueshmërisë mjedisore, veçanërisht qëllimin kyç të frenimit të rreziqeve të ndryshimit klimatik të nxitur nga njeriu.

Por do të ndihmojë një grup i ri qëllimesh në ndryshimin e botës nga një rrugë e punës së rrezikshme si zakonisht në zhvillimin e vërtetë të qëndrueshëm? Munden qëllimet e OKB të bëjnë diferencën?

Prova nga MDG-të është e fuqishme dhe inkurajuese. Në shtator 2000, Asambleja e Përgjithshme e OKB miratoi ‘Deklaratën e Mijëvjeçarit’ që përfshiu MDG-të. Ato tetë synime u bënë qendra e përpjekjes për zhvillim për vendet e varfra kudo në botë. A bënë ato një ndryshim në të vërtetë? Përgjigjja duket se është po.

Ka pasur progres domethënës në pakësimin e varfërisë, kontrollin e sëmundjeve dhe aksesin në rritje në shkollim dhe infrastrukturë në shtetet më të varfra në botë, veçanërisht në Afrikë, si rezultat i MDG-ve. Synimet globale ndihmuan në galvanizimin e një përpjkje globale.

Si ia dolën ata? Përse kanë rëndësi synimet? Askush nuk e ka trajtuar suksesin e bazuar në synime më mirë sesa John. F. Kennedy 50 vite më parë. Në një nga fjalimet më të mira të presidencës moderne amerikane, të mbajtur në qershor 1963, Kennedy tha: “Duke e përcaktuar më qartë synimin tonë, duke e bërë atë më të menaxhueshëm dhe më pak të largët, ne mund të ndihmojmë të gjithë njerëzit ta shohin atë, të marrin shpresë prej tij dhe të lëvizin në mënyrë të pashmangshme drejt tij”.

Përcaktimi i synimeve është i rëndësishëm për shumë arsye. Së pari, ato janë thelbësorë për mobilizimin social. Bota ka nevojë të jetë e orientuar në një drejtim për të luftuar varfërinë apo për të ndihmuar arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm, por është shumë e vështirë në botën tonë të zhurmshme, të ndryshme, të ndarë, të populluar, të shpërqendruar, të mbushur plot dhe shpesh edhe të tronditur, të bëhet një përpjekje e vazhdueshme për të arritur çdo lloj qëllimi të përbashkët.

Miratimi i synimeve globale ndihmon individët, organizatat dhe qeveritë kudo nëpër botë për të rënë dakord në drejtimin –veçanërisht, për t’u përqendruar në çfarë është e rëndësishme për të ardhmen tonë.

Një funksion i dytë i synimeve është krijimin i presionit nga të tjerët. Me miratimin e MDG-ve, liderët politikë u pyetën publikisht dhe privatisht në hapat që ata po merrnin për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme.

Një rrugë e tretë që tregon se synimet kanë rëndësi është nxitja e komuniteteve epistemologjike – rrjete të ekspertizës, dijes dhe praktikës – të bëjnë veprime për sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm. Kur vihen synimet e qarta, këto komunitete të dijes dhe praktikës bashkohen për të rekomanduar rrugë praktike për arritjen e rezultateve.

Së fundmi, synimet mobilizojnë rrjetet e palëve të interesuara. Liderët e komunitetit, politikanët, ministritë qeveritare, komuniteti shkencor, organizatat kryesore joqeveritare, grupet fetare, organizatat ndërkombëtare, organizatat dhuruese dhe fondacionet janë të gjitha të motivuara të bashkohen për një synim të përbashkët. Ky lloj procesi i palëve të interesuara është thelbësor për gjurmimin e sfidave komplekse të zhvillimit të qëndrueshëm dhe luftën ndaj varfërisë, urisë dhe sëmundjeve.

Kennedy vetë tregoi lidershipin përmes vendosjes së qëllimeve nj gjysmë shekulli më parë në përpjekjen për paqe me Bashkimin Sovjetik në kulmin e Luftës së Ftohtë. Në një seri fjalimesh që nisin me fillimin e tij të famshëm në adresën  e Universiteti Amerikan në Uashington DC, Kennedy ndërtoi një fushatë për paqe mbi një kombinim të vizionit dhe veprimit pragmatik, duke u përqendruar në një traktat për t’i dhënë fund testeve bërthamore.

Vetëm shtatë javë pas fjalimit të paqes, amerikanët dhe sovjetët nënshkruan Traktatin e Ndalimit të Testimit të Kufizuar (LTBT), një marrëveshje për ngadalësimin e garës së armëve të Luftës së Ftohtë që do të kishte qenë e pamendueshme vetëm disa muaj më parë. Pavarësisht se LTBT nuk i dha fund Luftës së Ftohtë, ai dha prova se negocimi dhe marrëveshja ishin të mundura dhe hapi rrugën për pakte në të ardhmen.

Por nuk ka gjë që nuk shmanget në arritjen e rezultateve të shkallës së gjerë pas shpalljes së një qëllimi apo qëllimeve. Deklarimi i synimeve është vetëm hapi i parë në zbatimin e një plani veprimi. Projektimi i politikës së mirë, financimi i duhur dhe institucionet e reja për mbikëqyrjen e ekzekutimit duhet të ndjekin vendosjen e synimeve. Dhe, teksa rezultatet vijnë, ato duhet të maten dhe strategjitë duhet të rimendohen dhe të përshtaten në varësi të lak të vazhdueshëm të politikës së kontrollit, të gjitha këto nën presionet dhe motivimet e synimeve të qarta dhe afateve.

Ashtu si bota bëri progres të madh me MDG-të, ne mund të gjejmë rrugën për të arritur SDG-të. Pavarësisht cinizmit, konfuzionit dhe politikave obskurantiste që rrethojnë përpjekjet për të luftuar varfërinë, pabarazinë dhe degradimin mjedisor, një zgjidhje është e mundur. Fuqitë kryesore të botës mund të duken si jo reaguese, por kjo mund të ndryshojë. Idetë llogariten. Ato mund të ndikojnë politikën publik më thellë dhe më shpejt sesa mund ta mendojnë kritikuesit.

Në fjalën e tij të fundit në OKB në shtator 1963, Kennedy e përshkroi paqen e përkohshme duke cituar Arkimedin, i cilin, “në shpjegimin e parimeve të levës, besohet se i ka dhënë miqve të tij: ‘Më jepni një vend ku mund të qëndroj – dhe do të lëviz botën’”. Pesëdhjetë vite më pas, është radha e brezit tonë të lëvizi botën drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Why the Sustainable Development Goals Matter

Etiketa: ArmëMarrëveshjamarrëveshjeOKBpaqeprogresProject SyndicatePunështatorUniversitetizhvillim
Tjetri
Britania dhe situata parazgjedhore

Britania dhe situata parazgjedhore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.