AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Britania dhe situata parazgjedhore

Chris PattenngaChris Patten
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
David Cameron. Foto:AP

Mbretëria e Bashkuar po luan një tango të rrezikshme në skenën e politikës botërore, por do të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve atë për të cilën askush nuk po flet në fushatë? Patten, Kancelar në Universitetin e Oksfordit argumenton realitetin e patjetërsueshëm.

Zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar janë më pak se një muaj larg, por tashmë fushata duket se ka qenë me ne përjetë, duke u rrëkëllyer vazhdimisht përpara, me pak prova të ndonjë entuziazmi të vërtetë – apo ndonjë lëvizjeje domethënëse në sondazhe. Mbështetja për dy pretenduesit kryesorë – Partinë Laburiste dhe Partinë Konservative në qeverisje – duket se ka ngecur në të 30-tat.

Konservativët shpresojnë se rekordi i qeverisë në ekonomi do t’i bindë votuesit e pavendosur të kalojnë në favorin e tyre nga fundi i fushatës. Ndoshta kanë të drejtë; e meritojnë të kenë të drejtë. Ndërkohë, laburistët duket se shpresojnë që ‘kushediçfarët’ të kthejnë rrjedhën, ndërsa mbajnë kolektivisht gishtërinjtë e kryqëzuar që të mos dobësohen në Skoci, ku Partia Kombëtare Skoceze po kërcënon të fitojë çdo votë.

Një surprizë është mendjengushtësia e fushatës zgjedhore. Një re e zezë, në formën e një referendumi të mundshëm për qëndrimin ose jo të Britanisë në Bashkimin Europian rri pezull mbi rezultatin, por askush nuk flet shumë për të. Kryeministri David Cameron ka thënë se një referendum është i nevojshëm në mënyrë që të parandalohet vendi nga somnambulizmi drejt një dalje aksidentale dhe shkatërrimtare nga BE-ja. Dhe kështu mund t’i vijë si befasi disa partnerëve europianë të Britanisë që askush nga politikanët e shtetit nuk po bën ndonjë përpjekje për të zgjuar një publik somnambul.

Më gjerësisht, ndërsa shumica e botës duket se po shkon në ferr me një shportë në dorë, ka pasur pak bisedime rreth rolit ndërkombëtar dhe përgjegjësisë së Britanisë. Mbretëria e Bashkuar ishte dikur e njohur për goditjen mbi peshën e vet në çështjet globale, por ndoshta vendi nuk ka më rëndësi – vetëm nëse ai nuk dëshiron të ketë rëndësi.

Shtimit të disa shkëndijave ndërkombëtare në fushatë iu afrua më shumë presidenti amerikan Barack Obama kur qëlloi disa paralajmërime në drejtim të Britanisë. Administrata e Obamës duket e vendosur të provojë se e ashtuquajtura ‘marrëdhënie speciale’ shkon përtej rrahjes së ashpër të shpatullave.

Breshëria e parë – një paralajmërim se Britania nuk duhet të jepet shumë pas Kinës – pasoi vendimin e Britanisë për t’iu bashkuar Bankës Aziatike të Investimit në Infrastrukturë të Kinës. Por problemi është më i gjerë se kaq. Në çdo rast, është e dyshimtë që ndokush në Lodër ta vërë shumë re. Këto ditë, politika me Kinën drejtohet krejtësisht nga Thesari, që i përmbahet pikëpamjes se dikush mund të bëjë biznes me kinezët vetëm nga një pozicion i servilizmit.

Breshëria e dytë ishte për një çështje më serioze, në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes. Kritika iu drejtua të gjithë anëtarëve europianë të NATO-s, por ishte e qartë se qeveria amerikane beson se Britania mbart një përgjegjësia të veçantë në ruajtjen e zotimeve të veta ushtarake. Mbretëria e Bashkuar ka një histori të gjatë qortimit të partnerëve të vet europianë në NATO për mosshpenzimin e 2 përqindëshit të PBB-së që secili është zotuar t’ia dedikojë mbrojtjes; tani duket se Britania vetë rrezikon të bëjë pjesë.

Ka një argument ekonomik kundër caktimit të një përqindje fikse të pasurisë kombëtare për një buxhet departamenti. Ekonomia britanike tani po rritet shpejt me standardet aktuale europiane ndaj 2 përqindëshi i PBB po bëhet një shumë më e madhe. (E njëjta është e vërtetë për zotimin e ngjashëm të Britanisë ndaj Kombeve të Bashkuara për shpenzimin e 0.7 për qind të PBB-së mbi ndihmën e zhvillimit ndërkombëtar).

Zyrtarët qeveritarë supozohet se e dinë turpin që do të shkaktonte mosrespektimi i 2 përqindëshit nga ana e Britanisë, ndaj duket se po kërkojnë për programe që mund  ngjishen në buxhetin e departamentit të mbrojtjes për të mbushur shpenzimet. Ky është saktësisht lloji i sjelljes që Britania ka kritikuar te të tjerët: futja e të gjitha llojeve të pagesave për pensione dhe inteligjencë në llogaritjet e shpenzimit për mbrojtje.

Ka një rrezik të madh në të gjithë këtë. Fakti që asnjë parti madhore nuk është e përgatitur të ngrejë çështjen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dërgon mesazhin e gabuar te presidenti rus Vladimir Putin. Përgjigjja e duhur ndaj aventurizmit rus në Ukrainë nuk duhet të jetë vetëm puna me pjesën tjetër të BE-së për të ndihmuar qeverinë në Kiev për të stabilizuar ekonominë; duhet të përfshijë gjithashtu rritje të shpenzimeve të mbrojtjes dhe bindja e anëtarëve të NATO-s të bëjnë të njëjtën gjë.

Është fatkeqësi që disa nga problemet më të rëndësishme me të cilat përballet Britania po shpërfillen në fushatën aktuale zgjedhore në vend. Cilido qoftë rezultati kur votuesit të drejtohen në votime më 7 maj, qeveria e ardhshme do të duhet të përballet me realitetin. Pozicioni i mbrojtës së vendit dhe kërcënimi rus i sigurisë europiane është e sigurt se do të jenë në majë të axhendës së kryeministrit të ardhshëm.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Britain by Itself

Etiketa: AdministrataBarack ObamaBEbisedimeDavid CameronekonomiEkonomiafushataKievMbretëria e BashkuarmbrojtjeNATOPartiaPBBPensioneProject SyndicatePunaPutinQeveriaReferendumrrezikVladimir PutinvotuesitZgjedhjet
Tjetri
Policia e Kosovës ndalon protestën e veteranëve të zemëruar të luftës

Policia e Kosovës ndalon protestën e veteranëve të zemëruar të luftës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.