AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Qeveria shqiptare miraton ligjin e debatueshëm për Arsimin e Lartë

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës, në ditën e parë të vitit të ri akademik të arsimit te lartë 2014-2015. | Foto : Franc Zhurda/LSA

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se ligji i ri do të rrisë cilësinë e studentëve dhe autonominë e universiteteve, por reforma kundërshtohet nga një grup pedagogësh dhe studentësh.  

Studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës, në ditën e parë të vitit të ri akademik të arsimit te lartë 2014-2015. | Foto : Franc Zhurda/LSA
Studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës, në ditën e parë të vitit të ri akademik të arsimit te lartë 2014-2015. | Foto : Franc Zhurda/LSA

Qeveria shqiptare miratoi të hënën projektligjin e debatueshëm për Arsimin e Lartë, i cili synon të ndryshojë skemën e financimit të universiteteve. Pas mbledhjes së qeverisë, ministja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha në një deklaratë për mediat se në thelb të reformës është cilësia e arsimit në Shqipëri.

“Ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë. Ndaj ky ligj rrit besimin e prindërve dhe të studentëve se financat e tyre do të vlerësohen,” tha ministrja Nikolla.

Ministrja premtoi gjithashtu se përmes ligjit të ri do të rritet cilësia e pedagogëve, standardet e mësimdhënies dhe konkurrenca mes universiteteve shqiptare.

“Koha e universiteteve që bëjnë sikur japin mësim ka marrë fund. Ministria, Universitetet, profesorati si dhe agjencitë e tjera të arsimit janë mjete në funksion të arsimit cilësor,” shtoi ministrja Nikolla.

Ligji i qeverisë së majtë për Arsimin e Lartë u miratua në qeveri, pas një rrugëtimi të gjatë përgatitjesh dhe konsultimesh. Megjithatë, komisioni i ngritur për të realizuar reformën nuk arriti të sigurojë konsensusin e të gjithë aktorëve të sistemit.

Pika më e debatueshme është skema e financimit, pasi projektligji synon të kthejë në universitete publike, entet shtetërore dhe ato private të Arsimit të Lartë. Ai parashikon gjithashtu që paratë nga buxheti i shtetit t’u akordohen studentëve dhe ata mund të zgjedhin më pas se cilin universitet do të ndjekin.

Një grup studentësh të fakulteteve të ndryshme të Tiranës, të cilët kanë organizuar disa protesta e kundërshtojnë fort këtë pikë të reformës, duke kërkuar nga qeveria të sigurojë arsimin falas për të gjithë.

Duke i paraprirë kësaj kritike, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha se ligji i ri nuk i devijon paratë publike drejt universiteteve private. “Ky ligj nxit privation të financojë në sektorin publik,” argumentoi ai.

Autonomia e universiteteve, e cila ndryshon me ligjin e ri ka qenë një tjetër pikë e debatueshme nga profesorët e universiteteve. Reforma parashikon ndarjen e administrimit financiar nga ai akademik, ndërkohë që kundërshtarët e reformës argumentojnë se qeveria do të rrisë kësisoj kontrollin mbi universitetet, përmes kontrollit financiar.

Sipas ministres Nikolla, ligji i ri optimizon financimin publik të shtresave në nevojë, ekselencën dhe mbron të mirën publike, përmes financimit të degëve me rëndësi strategjike për vendin.

“Universitetet do të kenë autonomin më të lartë, duke ndërtuar vetë stafin akademik, duke i dhënë vetë atyre mundësinë të zgjedhin numrin e studentëve apo cilësinë e tyre”, tha Nikolla.

Por studentët, të cilët janë mbledhur rreth një grupi të quajtur “Për universitetin” kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat, derisa zëri i tyre të dëgjohet.

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitFinancatLigjLindita NikollaProjektligjiProtestaProtestatQeveriaQeveria shqiptareReformaSHshqipShqipërishqiptarestudentTiranëuniversitet
Tjetri
Paqëndrueshmëria e panevojshme

Paqëndrueshmëria e panevojshme

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.