Në jetën normale, çështjet teknike është më mirë t’i lihen teknikëve. Një zotërues makine nuk ka nevojë – ose zakonisht nuk do – t’i hapë telashe vetes për të zbuluar se çfarë ndodh saktësisht nën kofano. Por kur makina prishet, ai ose ajo nuk ka zgjidhje tjetër.
Ajo që është e vërtetë për makinat aplikohet edhe për ekonominë: problemet e errëta janë për specialistët. Sidoqoftë në vitet e fundit, çështje rreth temave që njerëzit nuk i kanë dëgjuar apo interesuar ndonjëherë – për shembull, siguracioni, këmbimet e mospaguara të depozitës bankare, dhe sistemi europian i pagesës i njohur si Target 2 – kanë depërtuar në debatin publik, duke i detyruar njerëzit e zakonshëm të ballafaqohen me ngatërresat e tyre.
E njëjta gjë ka filluar të ndodhë me idenë e ‘rritjes së mundshme të prodhimit’. Në fillim një koncept i krijuar nga ekonomistët për ekonomistët, përdorimi i tij për përcaktimin se kur, dhe sa, një deficit publik duhet të korrigjohet po bëhet një çështje e diskutimit të gjerë. Në fakt, pasiguria e tij po dobëson seriozisht paktin fiskal të BE – gjë që e bën të nevojshme të hapet kofano dhe të shihet brenda.
Synimi i konceptit të potencialit – ndryshe nga aktuali – të PBB është të llogaritet se, ashtu si një motor – një ekonomi shpesh vepron nën ose mbi potencial. Në një recension të shkaktuar prej kërkesës, prodhimi aktual bie nën potencial, që rezulton në një rritje të papunësisë. Ngjashëmrisht, një bum ndërtimi i nxitur nga krediti e çon prodhimin mbi potencial, duke rezultuar në inflacion.
Hendeku midis PBB aktuale dhe potenciale është kështu një matës i kapacitet rezervë të ekonomisë. Dallimi është gjithashtu i nevojshëm për qëllim politike: potenciali i dobët i rritjes nuk mund të adresohet nga iniciativat sekondare të kërkesës; nevojiten masa dytësore të furnizimit.
Por PBB-ja potenciale mundet vetëm të vlerësohet, jo të vëzhgohet. Vlerësimet janë të bazuara në sasinë e punës dhe kapitalit të disponueshëm për prodhim dhe një vlerësim i produktivitetit të tyre të përbashkët. Dhe, për shkak se vlerësimet ndryshojnë në varësi të të dhënave dhe metodave të përdorura, koncepti është i qartë pavarësisht nëse vlera është precize.
Për më tepër, kriza globale financiare ka krijuar probleme të reja. PBB në pothuajse të gjitha ekonomitë e përparuara është aktualisht shumë poshtë parashikimeve të bëra përpara krizës, sidoqoftë pak presin që hendeku të kapërcehet. Politikëbërësit luftojnë për të bërë mirë vlerësimin. Disa pyesin veten se çfarë i ka mbetur nocionit të prodhimit potencial.
Bashkimi Europian ka një problem më tepër: në përgjigje të krizës sovrane, shumica e anëtarëve të tij ranë dakord në 2011 për një ‘kompakt fiskal’ që i kërkon atyre të mbajnë deficitin buxhetor struktural poshtë 0.5 për qind të PBB. Dështimi për të plotësuar këtë synim mund t’i hapë vend ndëshkimeve financiare.
Virtyti i vërtetë i të tillave kornizave pune është të llogaritet ndikimi i prodhimit përkohësisht më të dobët mbi rezultatet fiskale. Prandaj, një deficit është i pranueshëm kur rezulton të jetë nga të ardhurat anormale nga taksat e ulëta, por jo kur të ardhurat janë në nivelin e tyre normal.
Në fakt, një e metë e madhe në Paktin fillestar Europian për Zhvillim dhe Stabilitet ishte se nuk përfshinte të tilla korrigjime (unë isha mes atyre që mbrojtën reformimin e tij në një raport të 2003 te presidenti i Komisionit Europian). Në traktatin e 2011 të ndërtuar në fakt mbi një seri reformash të mëparshme që vunë theks më të madh mbi vlerësimet potenciale të bazuara në prodhim në situatën fiskale.
Problemi është se një variabël i pavëzhgueshëm dhe i pasaktë – vlerësimet e të cilit janë shumë jopresice dhe të paqëndrueshme për të ofruar më tepër se një hartë të përafërt të udhëtimit të vendit drejt ndershmërisë fiskale – është bërë pjesë e një traktati ndërkombëtar dhe rregullave kombëtare (ndonjëherë të statusit kushtetues) nëpërmjet të cilit zbatohen.
Vlerësimet afatshkurtra ose aktuale të prodhimit potencial janë gjithashtu në përmirësim të vazhdueshëm me vlerësime të situatës aktuale fiskale. Për shembull, parashikimi i Komisionit Europian për rritjen e mundshme të Holandës në 2013 ishte 0.9 për qind në pranverën 2012, kur qeveria filloi të përgatiste buxhetin. Deri në vjeshtë të atij viti, kur u bë një vlerësim në kohë reale për performancën fiskale, u rishikua ndjeshëm më pak, me 0.2 për qind. Për Francën, vlerësimi ra nga 1.2 për qind në 0.9 për qind dhe për Italinë shkoi nga -0.1 për qind në -0.4 për qind. Vlerësimi i normës së rritjes potenciale të Spanjës ra nga -1.2 për qind në -1.4 për qind, por Komision më vonë e ndryshoi mendjen dhe tani thotë se ishte -0.7 për qind. Këto nuk janë pritshmëritë.
Për PBB aktuale, parashikime të tilla frekuente dhe të mëdha janë të pashmangshme. PBB potenciale gjithsesi supozohet të jetë më e qëndrueshme, pasi nuk varet në zhvillimet e kërkesës dytësore.
E vërtetë, ka arsye për të rivlerësuar rritjen potenciale të një vendi në linjë të drejtë me informacionin e ri mbi kushtet e punës së tregut, investimin dhe produktivitetin. Por përpjekjet e papajtueshme në saktësi lehtësisht rezultojnë në thashetheme.
Për më tepër, destabiliteti ngatërron procesin e politikëbërjes. Edhe një parashikim në rënie me 0.2 për qind të PBB është domethënës: shkakton një çorientim të deficitit strukturor me rreth 0.1 për qind të PBB – jo një numër të parëndësishëm në mjedisin e sforcuar fiskal.
Anëtarë të parlamentit – që nuk janë teknikë – janë kuptueshëm të shqetësuar kur u kërkohet të kalojnë një buxhet të rishikuar prej një vlerësimi të përditësuar. Duke mos ditur arsyet, ata përfundojnë duke i perceptuar të tilla rishikime si një burimi i paqëndrueshmërisë artificiale.
Qëllimi i kornizës fiskale europiane të punës është të zgjatet horizonti kohor i politikës dhe të bëhen më të vetëdijshëm vendimmarrësit për sfidat e qëndrueshmërisë së borxhit me të cilat ata përballen. Kjo kërkon konsistencë. Ende paqëndrueshmëria në vlerësimet e potencialit të rritjes parandalon politikanët nga zotërimi i deficitit strukturor tashmë të pakuptueshëm dhe shkakton paqëndrueshmëri në politikat e bazuara në këtë vlerësim, duke rezultuar paradoksalisht në një shkurtim të horizontit kohor të vendimmarrësve. Fokusi i diskutimeve të politikës nuk duhet të jetë rishikimi i fundit i potencialit të PBB, por nëse një shtet është në rrugën e duhur për të siguruar qëndrueshmëri të financave publike.
Shumë shpesh, pakti fiskal europian perceptohet nga politikëbërësit si një shtrëngesë e jashtme, jo si një kornizë pune e favorshme për vendime më të mira. Një shkallë më e lartë stabiliteti në vlerësimin e një potenciali të ekonomisë do të ishte forcimi i vigjilencës së vendimmarrësve dhe vlerësimi i sfidave afatgjatë, duke vënë kështu bërjen e politikave në një bazë më të qëndrueshme.
Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Unnecessary Instability