AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Gjykata vendos: Arben Frroku, i pafajshëm për vrasjen e komisarit Lamaj

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
GJykata e Krimeve të Rënda. Foto: LSA

Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi lirimin nga burgu të Arben Frrokut, me argumentin se provat e Prokurorisë nuk bindin për ta dënuar atë si autor të vrasjes së komisarit Dritan Lamaj.

GJykata e Krimeve të Rënda. Foto: LSA
GJykata e Krimeve të Rënda. Foto: LSA

Gjykata e Krimeve të Rënda shpall të pafajshëm Arben Frrokun, afro dy vjet pas vrasjes së komisarit të policisë, Dritan Lamaj. Vendimi i pafajësisë u shpall nga gjyqtari Dritan Hallunaj, i cili argumentoi se provat e Prokurorisë nuk bindin se Frroku është autor i vrasjes së zyrtarit të policisë, ngjarje kjo e ndodhur më 24 shkurt të vitit 2013.

“Arben Frroku shpallet i pafajshëm, pasi provat e Prokurorisë nuk janë bindëse. Urdhërojmë lirimin e menjëhershëm të tij nga burgu,” ishte vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Një seancë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për Arben Frrokun. Përgjatë 13 muajve të gjykimit, Prokuroria paraqiti si prova në gjykatë deklarimet e një dëshmitari okular, përgjimet telefonike dhe rezultatet e një eksperimenti, që sipas hetuesve rrëzonte alibinë e Arben Frrokut.

“Jam i lumtur që u provua në gjyq se Arben Frroku nuk është autor i kësaj vrasjeje,” tha avokati i të akuzuarit, menjëherë pas përfundimit të gjyqit. “Klienti im ndodhej në dalje të Elbasanit, në kohën e kryerjes së vrasjes në Tiranë,” shtoi ai.

Që prej 24 shkurtit 2013, kur komisari Dritan Lamaj u ekzekutua afër banesës së tij në Tiranë, policia dhe Prokuroria i fokusuan dyshimet e tyre tek biznesmeni Arben Frroku. Motivi i këtij dyshimi ishte një konflikt i ashpër mes ish-shefit të ndjerë të komisariatit nr.6 në Tiranë dhe biznesmenit Frroku.

Gjatë procesit gjyqësor që zgjati 13 muaj, Prokuroria i ofroi Gjykatës së Krimeve të Rënda dëshminë e një personi, i cili pretendoi se e kishte parë Frrokun pa maskë në kokë, brenda makinës prej nga u qëllua komisari.

Arben Frroku pretendoi se në kohën e vrasjes ndodhej në Elbasan, duke ikur drejt Greqisë dhe se akuzat e ngritura kundër tij kishin “prapavijë politike”.

Kundër alibisë së Frrokut, Prokuroria e Krimeve të Rënda realizoi një eksperiment hetimor për të matur kohën e udhëtimit nga Tirana në Kapshticë. Gjykata e Krimeve të Rënda e pranoi si provë këtë eksperiment.

“Prokuroria pati fantazi, por provat e saj nuk qëndrojnë. Ndërsa ne ofruam prova të forta që vërtetojnë se Frroku nuk është autor i krimit,” shtoi avokati i Arben Frrokut.

Arben Frroku fitoi lirinë thuajse në të njëjtën kohë me arrestimin e dytë të vëllait të tij deputet, Mark Frroku. Ky i fundit akuzohet nga Prokuroria belge për një vrasje të kryer në Bruksel në vitin 1999.

Etiketa: BrukseldeputetDritan HallunajelbasanGjykataGjykatëGjykatësGjyqkonfliktMark FrrokuPoliciaProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaTiranaVendimivrasje
Tjetri
Ligji i ri i konsultimit publik merr lëvdata

Këshillat bashkiake, 50 për qind do të përbëhen nga gra

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.