AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gratë kosovare e justifikojnë dhunën mashkullore, thotë studimi

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese

Një studim nga UNICEF tregon se rreth një e treta e grave në Kosovë thonë se bashkëshorti i tyre do të kishte të drejtën t’i rrihte nëse ato i digjnin vaktin, refuzonin të bënin seks apo largoheshin nga shtëpia pa leje.

Një studim i kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ASK dhe UNICEF sugjeron se pothuajse gjysma e grave në Kosovë janë ta gatshme të justifikojnë dhunën mashkullore kundrejt femrave – ndonjëherë për arsye të parëndësishme si djegia e gjellës.

Mbi 42 për qind e grave kosovare, të pyetura nëse do ta justifikonin dhunën direkte ndaj tyre në disa situata, thanë ‘Po’.

Krahasuar me shtetet e tjera në rajon, studimi sugjeron se femrat në Kosovë kanë një tolerancë të larta të dhunës fizike mashkullore krahasuar me shoqëritë fqinje si Mali i Zi dhe Serbia.

Të dhënat e mbledhura nga përfundimet e MICS janë kryer prej UNICEF në Kosovë gjatë periudhës 2013-2014.

Igballe Rogova, drejtore e Rrjetit të Grave të Kosovës KËN, tha se problemi nuk ishte vetëm sjellja e burrave, por edhe ndërgjegjësimi i pakët i grave.

“Ne shpesh dëgjojmë deklarata si: ‘Ajo e meritoi të merrte një të rrahur nga burri’. Ndaj ne po përballemi me një problem të vërtetë,” tha Rogova.

Ajo tha se studimet kanë treguar gjithashtu se arsyeja kryesore e shpeshtësisë së madhe të dhunës ishte situata e vështirë sociale dhe ekonomike e vendit. “Shkaku kryesor i dhunës në familje është shkalla e lartë e papunësisë” tha Rogova.

Gratë e analizuara thanë se ato ishin të gatshme të justifikonin dhunën për arsye të ndryshme. Rreth 33 për qind e atyre të moshës 15-49 vjeçe thanë se një burrë kishte të drejtë ta rrihte gruan, nëse ajo largohej nga shtëpia pa i thënë, neglizhonte fëmijët, nëse kishin grindje, nëse ajo refuzonte të bënte seks apo digjte gjellën.

Nëse të tjera ‘gabime’ i shtohen listës, shkalla e tolerancës së dhunës mashkullore mbi femrat në Kosovë rritet në 42.4 për qind, si në situata ku ‘ajo nuk kujdeset për punët e shtëpisë dhe pastrimin, nuk kujdeset për prindërit e burrit dhe merr vendime në familje pa e pyetur atë’.

Etiketa: BashkëshortiDhunëFamiljeKosovëMaliMali i ZiPiSPunërajonSerbiaUNICEF
Tjetri
Nxënësit maqedonas revoltohen kundër regjimit të provimeve

Bojkoti i gjimnazistëve në Maqedoni po përhapet

prokuroria fier

Gjykata e Fierit konfiskon pasuri me vlerë 1.8 milionë euro

15:01 | 24/07/2026
stop the violence in iran (53807191798)

Pse regjimi iranian nuk do të ndryshojë

13:34 | 24/07/2026
veliaj ne gjykate

Gjykata Administrative nuk pranon të shqyrtojë padinë e Erion veliaj ndaj prokurorit Ols Dado

12:50 | 24/07/2026
boci mazniku

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

10:12 | 24/07/2026
policia 1

Policia shoqëron me forcë aktivistët dhe një gazetare gjatë protestës

18:49 | 23/07/2026
policia 2

Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit

14:35 | 23/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.