AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Përgjimet në Maqedoni sugjerojnë se qeveria ka ndërhyrë me lustracionin

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i opozitës SDSM në Maqedoni në konferencën për shtyp. Foto: Sinisa Jakov Marusic

Opozita bëri publike regjistrime të reja të cilat vërtetojnë se një gjyqtar u emërua bashkëpunëtor i policisë sekrete për arsye politike dhe se qeveria ka ndërhyrë në procesin e lustracionit.

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Foto: BETA/AP
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Foto: BETA/AP

Social Demokratët e opozitës paraqitën disa kaseta të reja ditën e mërkurë që ata tonë se vërtetonin se partia qeverisëse VMRO DPMNE ka keqpërdoryr punën e zyrës kontroversiale të shtetit për nxjerrjen e ish-bashkëpunëtorëve të policisë sekrete me qëllim diskreditimin e kundërshtarëve.

Një nga bisedat më demaskuese në kasetat e përgjimit, sipas opozitës, përmban atë që duket të jetë zëri i legjislatorit të VMRO DPMNE dhe ai i ish-ministrit të jashtëm Antonio Milososki, duke autorizuar lustrimin politik të një gjykatësi, i cili punon në qytetin e Kërçovës.

Kaseta gjoja përmban Milososkin duke i telefonuar kreut të komisionit të lustrimit, Tome Adziev, duke i kërkuar atij të cilësojë gjykatësin Dragi Dineski nga Kërçova si informator, gjë e cila do ta bënte atë të paaftë për të punuar si gjykatës ose në ndonjë institucion shtetëror.

“Ai po na hap shumë telashe. Bëje sa më shpejt të jetë e mundur, “ dëgjohet të thotë zëri që mendohet si i Mikososkit, të cilit Adziev i përgjigjet: “Do ta procesojmë.”

Të dy gjoja dëgjohen të diskutojnë se si Milososki ka gjetur një person, i cili do të paraqesë një kërkesë lustrimi ndaj gjyqtarit, për të marrë masat e duhura ligjore për nisjen e procedurës.

Maqedonia po ndjek hapat e shumë shteteve ish-komuniste që kanë miratuar ligje lustrimi si një mënyrë për të adresuar padrejtësitë e kaluara që vijnë si pasojë e ndjekjeve penale me motive politike.

Por që kur komisioni filloi punë në vitin 2009, ai ka hasur shumë polemika.

Opozita argumenton se ai është keqpërdorur për të vënë nën shënjestër kritikët e qeverisë dhe në dhjetor të vitit 2012, në shenjë proteste, ajo largoi dy nga anëtarët e saj nga komisioni.

Adziev i ka mohuar këto akuza në shumë raste.

Dy kaseta tjera në lidhje me lustrimin u bënë gjithashtu publike ditën e hënë, të cilat opozita tha se vërtetojnë se qeveria ka ndërhyrë në punën e komisionit të lustrimit.

Një kasetë përmban një zë që dyshohet të jetë ai i Ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankuloska në atë çka duket të jetë një bisedë në lidhje me thirrjen e rregullt të anëtarëve të komisionit i lustrimit të ministrisë së saj për raportime.

Opozita tha se një tjetër kasetë përmban zërat e kryeministrit Nikola Gruevskit dhe Jankulovska duke bërë një bisedë në të cilën kryeministri duket se pranon se shefi i kabinetit të tij Martin Protugjer ka punuar së bashku me Adzievin në formulimin e përfundimeve të komisionit.

Kasetat e reja u bënë publike gjatë konferencës për shtyp të Social Demokratëve në qytetin e Manastirit si pjesë e fushatës së tyre shumë javore për të nxjerrë në pah përgjimin e supozuar të paligjshëm.

Partia opozitare akuzon Gruevskin dhe kushëririn e tij, shefin e policisë sekrete Saso Mijalkov, për organizim të përgjimit të paligjshëm të më shumë se 20, 000 njerëzve gjatë një periudhe prej katër ose më shumë vjetësh në Maqedoni.

Në shkurt opozita filloi të bënte publike kasetat e përgjimeve telefonike, të cilat nxjerrin në pah shkeljet e qeverisë.

Gruevski i ka refuzuar të gjitha akuzat ndaj tij dhe ka akuzuar ‘shërbime sekrete të huaja’ se po komplotojnë me opozitën për të destabilizuar vendin.

Konferenca e fundit për shtyp në Manastir pa publikimin e kasetave që supozohet se paraqesin më shumë prova për mashtrimin elektoral të qeverisë, presionin mbi kompanitë private dhe të punësuarit për të votuar për partinë qeverisëse si edhe kërkesat për punësim partiak në sektorin publik.

Gjatë një bisede, ministrja e brendshme Jankuloska duket se kundërshton ngritjen në detyrë të profesores Frosina Remenski në një post më të lart në Universitetin Shtetëror të Manastirit “sepse ajo është një ‘commie’ (një term ofendues i përdorur për qendrën e matë opozitare maqedonase).

Duke ushtruar qartë presion mbi dekanin e universitetit, zëri i Jankulovskës dëgjohet të thotë se ajo më mirë cakton një gomar në atë post sesa të shohë Remenskin të ngritur në detyrë.

Etiketa: AkuzaGjykatëGjykatësgjyqtarGruevskiMaqedoniMaqedoniaMatOpozitaPartiaprotestePunëPunëtorPunëtorëQeveriaSaso MijalkovSHVMRO DPMNEZoran Zaev
Tjetri
Kina, aspak e re, aspak normale

Kina, aspak e re, aspak normale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.