AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Investigime

Mallkimi i naftës: Jeta midis ndotjes dhe vdekjes në Patos-Marinzë

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Artikull kryesor Investigime, Faqja e pare, Investigime, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banore te cilet kane lene shtepite e tyre, pas shperthimit te gazit ne pusin e naftes ne zonen ku punon kompania kanadeze “Bankers Petroleum”, ne fshatin Marinze te Fierit. | Foto nga : LSA

Banorët e Marinzës po përballen me shtim të sëmundjeve respiratore dhe të kancereve në vitet e fundit, por autoritetet shtetërore nuk janë të afta të vërtetojnë se shëndeti i lig vjen prej ndotjeve që shkakton industria e naftës.

Banore te cilet kane lene shtepite e tyre, pas shperthimit te gazit ne pusin e naftes ne zonen ku punon kompania kanadeze "Bankers Petroleum", ne fshatin Marinze te Fierit.  | Foto nga : LSA
Banorë të cilët kanë lënë shtëpite e tyre, pas shpërthimit të gazit në pusin e naftës në zonën ku punon kompania kanadeze “Bankers Petroleum”, në fshatin Marinzë të Fierit. | Foto nga : LSA

Në rrugën që çan përmes fshatin e Marinzës, rreth 10 kilometra larg qytetit të Fierit, katër gra janë mbledhur bashkë për të ndarë fatin e keq dhe armiqësinë me Bankers Petroleum, kompaninë kanadeze që shfrytëzon prej 10 vitesh fushat që notojnë mbi naftë. Moti është i vrenjtur, por ajri të çan hundët nga era e gazit prej veze të prishur.

Gratë flasin me zë të lartë dhe janë të zemërura. E para qan hallin e të birit, që vuan prej 7 vitesh nga astma bronkiale. E dyta ka humbur të shoqin, Kito Gjata nga leuçemia dhe frikësohet për shëndetin e tre fëmijëve. E treta, nënë dhe gjyshe jeton me asistencë, që prej kohës kur i shoqi u sëmur nga tromboza në këmbë dhe humbi punën si naftëtar. Më e reja, Enkelejda Nushi është shtruar së fundmi në spital me të vjella dhe marrje mendsh për shkak të gazit që davaritet në ajër.

“Çdo shtëpi ka nga një të sëmurë dhe jeta po na shkatërrohet dita-ditës nga nafta,” thotë Enkelejda Nushi për BIRN.

Fshati i Marinzës me rreth 3 mijë banorë jeton mes sëmundjeve. Shumica e banorëve ankohet për probleme me frymëmarrjen, lëkurën apo veshkat. Sipas një raporti të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili iu referohet punonjësve të qendrave shëndetësore, në zonë ka një shtim me 6 për qind të sëmundjeve kancerogjene.

Zona naftë-mbajtëse e Patos-Marinzës renditet e treta në listën e 31 hot-spoteve të identifikuara të vendit, që sipas Ministrisë së Mjedisit kanë nivel të lartë ndotjeje.

Megjithatë, është e vështirë të llogarisësh kostot e industrisë së naftës mbi jetën e banorëve të Marinzës dhe fshatrave përreth.

Prej vjeshtës së vitit 2014, Komiteti Shqiptar i Helsinkit është përpjekur të marrë përgjigje nga institucionet shtetërore për nivelin e ndotjes së ajrit dhe tokës në këtë zonë. Organizata ka kërkuar gjithashtu të dijë se si ndikon aktiviteti i kompanisë Bankers Petroleum në shëndetin e banorëve të zonës.

Kryetarja e KSHH, Vjollca Meçaj pohon se përgjigjet që kanë marrë nga autoritetet shtetërore janë zhgënjyese. “Kemi kërkuar shpjegime nga Ministria e Energjetikës dhe e Shëndetësisë, por gjithë sa kemi marrë janë justifikime,” thotë Meçaj.

“Nëse kompania dëmton jetën e banorëve, ajo duhet t’i dëmshpërblejë ata. Ndërsa shteti duhet të mendojë një zgjidhje afatgjatë për të siguruar shëndetin e tyre,” shton ajo.

Edhe pse pranon që zona është e ndotur, Bankers Petroleum i hedh poshtë akuzat që ndotja dhe rëndimi i shëndetit të banorëve të Marinzës janë pasojë e aktivitetit të saj.

Kompania ia faturon ndotjen e mjedisit kompanisë Albpetrol, që ka shfrytëzuar vendburimet e naftës që prej mesit të viteve ’50. Ajo pretendon se teknologjia e avancuar që përdoret aktualisht për nxjerrjen e naftës nuk shkakton ndotje.

“Situata që kemi trashëguar nga Albpetrol ka qenë shumë e rënduar. Kemi pastruar mbi 600 puse të vjetra nafte,” i tha BIRN-it zëdhënësja e kompanisë, Laura Dashi.

“Ka ende puse të trashëguara, që nuk janë pastruar,” shtoi ajo.

Edhe pse historia e ndotjes së zonës nga mbetjet e naftës është e gjatë, BIRN ka zbuluar se në tre vitet e fundit ka shtim të sëmundjeve që lidhen me cilësinë e ajrit.

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik, i datës 11 nëntor 2014 vlerëson se gjatë viteve 2012-2014 ka rritje të rasteve me astmë bronkiale, bronkit kronik, emfizemë dhe kancer pulmoni në fshatrat Marinzë dhe Zharrës.

ISHP pohon se në këtë zonë, sëmundjet e astmës dhe bronkitit kronik kanë një frekuencë 5-7 raste për një mijë banorë. Emfizema dhe kanceri i pulmonit gjenden me një shpërndarje më të ulët; 1 rast për 1 mijë banorë.

Instituti i Shëndetit Publik vlerëson megjithatë se në tre vitet e fundit ka pasur rritje të rasteve për të katërta sëmundjet.

“Shpërndarja e sëmundshmërisë në këtë zonë tregon se prekshmëria më e lartë është në moshën mbi 60 vjeç si dhe ka tendencë rritje në 2014,” thuhet në raportin e ISHP.

Ajri i ndotur nuk matet

Shaban Nurka, i semurë me bronkit kronik me të shoqen | Foto nga : Aleksandra Bogdani
Shaban Nurka, i semurë me bronkit kronik me të shoqen | Foto nga : Ina Baçinozi

Shaban Nurka mbi të 60-at i ka sytë e skuqur dhe fytyrën e ënjtur, ndërsa fjalët i dalin nga fyti bashkë me një fishkëllimë të çjerrë. Ai ka punuar pwr 38 vite si naftwtar dhe vuan që herët nga një sëmundje e mushkërive.

“Jam i lodhur nga jeta. Vetëm humbasim dhe asgjë nuk fitojmë nga pasuria që mban nëntoka jonë,” thotë ai.

Nurka shkon herë pas here në qytetin e Fierit për vizita, por bën vetëm analizat e domosdoshme. Nuk ia mban xhepi të paguajë edhe për analizat që kontrollojnë nivelin e helmeve në gjak.

I moshuari vuan prej vitesh nga sëmundja e mushkërive. Megjithatë, ai ankohet se vitin e fundit është rënduar si pasojë e gazit të shpërndarë në ajër.

“Në mëngjes herët, një shtresë e trashë gazi ngrihet mbi tokë sa një bojë njeriu,” thotë Nurka për BIRN-in.

Ashtu si banorët e tjerë, edhe ai dyshon se sëmundja e tij vjen nga ndotja e shkaktuar prej industrisë së naftës. Nga aktiviteti i dikurshëm i Albpetrolit, por edhe nga shpimet masive të viteve të fundit nga Bankers Petroleum.

Në ambulancën modeste të Marinzës, e cila shërben vetëm për injeksione, mjekja e fshatit pranon heshturazi rëndimin e shëndetit të banorëve gjatw viteve tw fundit. Ajo është duke përgatitur një raport për Institutin Rajonal të Shëndetit Publik dhe thotë se nuk është e autorizuar të japë të dhëna.

“Pacientët me kancer i humbim shumë shpejt. Ndërsa me sëmundje respiratore ka shumë në fshat,” thotë shkurt ajo.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se e ka të pamundur të vërtetojë lidhjen mes nivelit të ndotjes dhe rritjes së sëmundshmërisë në zonë.

Në shkresën e siguruar nga BIRN, Instituti i Shëndetit Publik pohon se nuk ka kapacitetet e nevojshme materiale dhe laboratorike për të monitoruar ndotësit e mundshëm nga aktiviteti i kompanive të naftës në zonë.

Nga 13 elementë të dëmshëm që emetohen në ajër nga industria e prodhimit të naftës, Instituti i Shëndetit Publik mund të monitorojë vetëm dy prej tyre. Në raport thuhet se ISHP mat elementët PM 10 dhe PM2 përmes aparaturave të vendosura në drejtorinë rajonale të Fierit. Megjithatë, të dhënat e përftuara nuk kanë domethënie specifike për zonat e Marinzës dhe të Zharrëzit.

ISHP rendit se ndotësit e tjerë nga burimet e naftës janë SO2, NOx, CO, VOC, Benzeni, 1,3-butadiene, naphthalene, fluor hidrogjeni, mërkur dhe H2S.

“Ndotësit e sipërpërmendur nuk mund të monitorohen nga institucioni ynë për mungesë aparaturash prej tre vjetësh,” thuhet në dokument.

“Një mungesë e tillë dhe mospasja e të dhënave për nivelin e ndotjes nuk na lejon të themi që ndotja ka ndikuar në rritjen e niveleve të sëmundshmërisë në këto zona,” shton ISHP.

Të nxitur nga kërkesa e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, edhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, AKBN ka dërguar në dhjetor 2014 një grup specialistësh për të verifikuar në terren operacionet hidrokarbure të kryera nga Bankers Petroleum.

“Duhet të pranojmë se një pjesë e madhe e popullatës dhe e punonjësve janë identifikuar pozitivisht të prekur nga sëmundje të ndryshme, të cilat vijnë si rezultat i ndotjeve me prejardhje nga hidrokarburet” thuhet në shkresën e AKBN.

“Ndotjet i përkasin periudhës së mëparshme, kur ende nuk ishin realizuar investimet për rehabilitimet mjedisore në vendburimin Patos-Marinzë,” thuhet më tej.

Zgjidhja e munguar

Banorë të Marinzës, duke u ankuar për ndotjen | Foto nga : Aleksandra Bogdani
Banorë të Marinzës, duke u ankuar për ndotjen | Foto nga:  Ina Baçinozi 

Vendburimet e naftës në Patos-Marinzë konsiderohen si një ndër pasuritë kryesore të Shqipërisë. Kompania Bankers Petroleum, që i shfrytëzon ato prej 10 vitesh deklaroi në vitin 2014 se prodhonte deri në 20 690 fuçi naftë në ditë, ndërsa kishte shënuar shifrën rekord të të ardhurave vjetore prej 583 milionë dollarësh. Ky bilanc e rendit Bankers Petroleum në kompaninë me xhiro vjetore më të madhe në vend.

Megjithatë, industria e naftës ka sjellë pak mirëqënie për banorët e zonës. Vangjel Prifti, një inxhinier mekanik në pension kujton se në vitin 1957 fshati u “përmbyt” nga nafta dhe gazi që shpërtheu si shatërvan nga toka për më shumë se 2 muaj.

Ai kujton se pemët u thanë dhe toka u dëmtua, ndërsa flakë të mëdha zjarri përfshinë zonën ku u zbulua nafta.

“Në atë kohë erdhi ushtria në fshat dhe banorët u shpërngulën nga shteti në fermën Çlirim. Por ata u kthyen sërish në tokat e tyre,” tregon Prifti.

Më 1 prill 2015, fshati i Marinzës kaloi në një situatë të ngjashme emergjence. Dy fontana 50 metra të larta me gaz dhe ujëra nëntokësore shpërthyen në oborret e banorëve, duke shtuar ankthin e tyre dhe rënduar ndotjen në mjedis.

Banorët dhe autoritetet shtetërore ia faturojnë këtë aksident kompanisë Bankers Petrolium, e cila shfrytëzon vendburimet e naftës në zonën Patos-Marinzë që prej vitit 2014.

Prokuroria e Fierit ka nisur një hetim për aksidentin, ndërsa autoritetet shtetërore kanë kërkuar dëmshpërblim për banorët e dëmtuar. Kompania kanadeze, Bankers Petroleum ka premtuar se një situatë e tillë nuk do të përsëritet më.

Shpërthimi i gazit më 1 prill është vetëm ana e dukshme e presionit që industria e naftës shkakton mbi banorët e zonës. Megjithatë, ky nuk ishte aksidenti i vetëm. Më 15 shtator 2014, në fshatin Vërri të Fierit kishte pasur shpërthim të gazit dhe të naftës mbi sipërfaqja, por ngjarja pati mbulim të vakët mediatik.

Kompania Bankers Petroleum i tha BIRN-it se do të dëmshpërblente 100 për qind banorët e dëmtuar nga aksidenti i 1 prillit dhe se po mendon një projekt afatgjatë për rehabilitimin total të zonës. Megjithatë, ajo kërkon që edhe pushteti lokal të luajë rolin e vet, me paratë që kompania paguan çdo vit si rentë.

“Kemi një projekt për rehabilitimin e plotë të zonës. Do të marrim për 2 vjet tokat me qera për t’i pastruar plotësisht,” tha zëdhënësja e kompanisë.

Pas monitorimit që Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i bëri aktivitetit të kompanisë, arriti në përfundimin se në vendburim ka ende probleme që duhen zgjidhur në bashkëpunim me komunitetin.

“Ka ende rrjedhje të naftës që ndotin ambientin, ka rrjedhje në atmosferë të gazit dhe pluhura që lidhen me trafikun e dendur të automjeteve,” thuhet në raport.

“Kjo vjen edhe si rezultat i afërsisë që kanë zonat e banuara dhe banesat e veçanta me puset dhe infrastrukturën lidhëse,” thuhet në raport.

Komuniteti Shqiptar i Helsinkit u bën apel autoriteteve të shtetit që të marrin masa urgjente për të garantuar jetën dhe shëndetin e banorëve të zonës.

“Asnjë sipërmarrje ekonomike, sado me interes nuk mund e nuk duhet të lejohet në kurriz të të drejtave themelore të qytetarëve të vendit,” thotë Vjollca Meçaj për BIRN.

Etiketa: aksidentAlbpetrolApelBankers PetroleumBanorëBIRNgazgraHetimInstituti i Shëndetit PublikISHPKomiteti Shqiptar i HelsinkitKomitetit Shqiptar të Helsinkitkomuniteti shqiptarKSHHMasaMatMjedisnaftaNdotjandotjeParapasuriaPatosProkuroriaProkuroria e FieritPunëraportRaportirespiratorerrjedhjeSHshpërthimshqipshtatorSpitalTokaUshtriavizita
Tjetri
‘ Punësimet në shtet në dorë të qeverisë ’ pretendon opozita në Maqedoni

‘ Punësimet në shtet në dorë të qeverisë ’ pretendon opozita në Maqedoni

Komente 2

  1. Rita06 says:
    11 years më parë

    Te shkurtoje gjysmen e stafit ISHp derisa te beje leket per blerjen e aparaturave. Nqs. nuk kane aparatura per te matur ndotjen, e hane buken kot. Ankohen banoret rreth vendgrumbullimit te Sharres per eren e keqe, shkon ISHP-ja dhe mat ndotjen me hunde. Kjo eshte tragjikomike.

  2. Orsola Stefani says:
    11 years më parë

    Hehe, une kam jetuar per disa vite ne Canada, dhe e njof kete kompany, biles ne vitin 2009 kam apliku edhe per nje posite pune sepse mbaj mend ne ate kohe kerkonin nje sekretare administrative, dhe une mendova pasi mora vesh qe ishte nje kompani nafte qe kishte filialin e saj ne Fier,(nga kam edhe nenen time me origjine) Shqiperi, plus qe kam te mbaruar edhe Fakultetin Ekonomik ne Tirane, se isha nje kandidate e denje per kete pozite, . Zyrat e kesaj kompanie ndodhen ne qender te qytetit te Calgary-it, ne pjesen qendrore te Canadase dhe qe eshte nje qytet i pasur ne gas and oïl, gjithashtu por edhe nje qytet me klime teper te ashper, dhe mbaj mend ate dite kur zonja e kesaj kompanie e cila per cudine time kishte nje mbiemer grek dhe fytyre pak a shume aziatike, me ftoi per te bere intervisten temperatura shenonte -55 grade, qe vetem 10 min po te ecje ne kembe kishte mundesi te ngrije ne vend. Por une ngaqe ne ate periudhe isha pa pune, dhe ngaqe zyrat e kesaj kompanije ishin vetem 5 min larg shtepise ku une banoja vendosa te shkoja. Pasi vajata atje u habita kur pashe qe ne zyrat e kesaj kompanie 3 ora muri, njera prej tyre shenonte oren e Tiranes, kjo gje me dha akoma me shume shprese se ndoshta do te pranohesha ne pune . Nejse, hyra brenda ne zyre dhe aty ishin 2 zonja qe me moren ne interviste, me bene pyetje nga me te ndryshmet, biles edhe se nga e kisha marre vesh qe kjo kompany vepronte ne Shqiperi, dhe se cfare me lidhte me Fierin, ; nejse une me sinqeritetin tim ju pergjigja se cme lidhte me Fierin, dhe me te vertete shpresoja se do me pranonin si punonjese te tyre. pasi me bene edhe disa pyetje te tjera si p;sh si kisha mundur te dilja nga shtepija ne kembe ne ate temp vrasese, me buzeqeshen dhe me thane qe do te kthejme pergjigje nepermjet tel. Pas gati me shume se 1 muaj ; nje mengjes te bukur zonja e cila me kishte buzeqeshur me shume gjate intervistes me merr ne tel dhe me nje ze aq te embej dhe delikat me thote- qe fatkeqesisht, ti nuk je pranuar ne kete pune; Isha e shokuar, pasi nuk mendoja qe mund te ishte dikush tjeter ne ate qytet qe mund te ishte me i pershtatshem per ate pune, . Nuk e di por kjo ngjarje dhe sidomos per faktin qe per shkak te kesaj interviste u detyrova te dilja nga shtepija ne nje temp qe edhe mund te me kishte vrare, pasi mbaj mend kur jam kthyer ne shtepi ate dite i tere trupi me ishte bere vishnje prej te ftohtit, me kane ngelur ne kujtese; Sidomos sot kur marre vesh sesi punon kjo kompani, sesi i trajton punetoret shqiptare, se ne cfare kushtesh skandaloze jetojne banoret e asaj zone aty, me te vertete ndihem e revoltuar. Kjo kompany shfrytezon pasurite tona natyrore, ajo ka license 10 vjecare mesa mbaj mend une, por edhe mund ta renovoje, dhe ne te njejten kohe me milionat e fitimeve qe keta njerez te akullit bejne me pasurine tone, do te ishte e udhes te pakten te krijonin kushtet minimale te sigurise dhe teknikes per banoret e asaj zone, pasi ne njerezve te kesaj toke qe ata e shfrytezojne kur jemi ne vendin e tyre edhe pse e meritojme nuk na japin as edhe nje pozite normale pune. Deri kur do te luhet me shqiptaret dhe token e tyre, deri kur?

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.