AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Media përballë korrupsionit: shumë raportime, por pak cilësi

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kameramanet, gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, e cila eshte shtyre per te diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Foto nga: LSA / GENT SHKULLAKU

Një raport monitorimi i BIRN Albania mbi raportimin e korrupsionit nga media shqiptare zbulon se 90 për qind e raportimeve janë produkt i deklaratave për shtyp apo të akuzave mes partive politike.

Kameramanet, gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, e cila eshte shtyre per te diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Foto nga: LSA / GENT SHKULLAKU
Kameramanët, gjatë mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend| Foto nga: LSA / Gent Shkullaku

Media shqiptare raporton thuajse çdo ditë raste të korrupsionit në vend, por 90 për qind e kronikave nxiten nga konferencat për shtyp të institucioneve apo akuzat e shkëmbyera mes partive politike.

Për këtë arsye, roli mbikëqyrës i medias shqiptare cenohet nga varësia prej qeverisë apo administratës publike, të cilat përbëjnë burimet kryesore të informacionit në raportimet mbi korrupsionin.

Të dhënat bëhen publike nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, pas monitorimit të artikujve dhe kronikave gjatë edicioneve të lajmeve të tre televizioneve kombëtare dhe tre gazetave të përditshme në vend.

Raporti i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OSFA, përmbledh monitorimin gjatë periudhës 20 gusht-20 nëntor 2014.

Sipas raportit, në këtë periudhë u botuan 715 artikuj dhe u transmetuan 290 kronika televizive për çështje që lidhen me korrupsionin në hallka të ndryshme të shtetit.

Raporti i BIRN zbulon se rastet korruptive që lidhen me administratën publike apo politikanë të ndryshëm në vend zënë pjesën më të madhe të raportimeve. Ato përbëjnë 63 për qind të raportimeve të monitoruara. Ndërkohë, korrupsioni i kryer nga krimi i organizuar, ai në sistemin arsimor apo në shëndetësi mbulohet shumë rrallë nga media shqiptare.

Drejtuesit e disa mediave kryesore në vend i thanë BIRN-it se korrupsioni është një çështje e rëndësishme për audiencën e tyre, ndaj i kushtojnë hapësirë në gazetë apo në edicionet e lajmeve. Megjithatë, gazetaria investigative konsiderohet një sfidë e vështirë në ditët e sotme.

Drejtori i Informacionit në Top Channel, Bledar Zaganjori i tha BIRN-it se në funksion të përmbushjes së rolit të medias si ‘watchdog’, televizioni që ai drejton i lë mjaft hapësirë rasteve të korrupsionit. Për të realizuar këtë mision, Top Channel ka një emision specifik investigativ të quajtur Fiks Fare.

“Kemi ekspozuar para publikut raste të mëdha të korrupsionit, por nuk kemi lënë pas dore as peshqit e vegjël, që për shkak të përballjes direkte me qytetarët, janë edhe më të rrezikshëm,” thotë Zaganjori.

Fatos Hakorja, njëri prej drejtuesve të lajmeve në TV Klan bie dakord për rëndësinë që ka ekspozimi i korrupsionit nga media.

“Korrupsioni është gjithmonë një çështje e rëndësishme për mediat, pasi përbën një fenomen shqetësues për qytetarët dhe tregon një fabul të rëndësishme për vendin; kush nga pushtetarët përfiton çfarë,” thotë ai.

Por edhe pse raportimet mbi korrupsionin hasen dendur në media, mënyra se si mbulohen rastet ngre pikëpyetje për cilësinë e medias shqiptare. Raporti i monitorimit sugjeron se mes raportimeve mbizotërojnë lajme apo ngjarje të prodhuara nga partitë politike dhe institucionet shtetërore.

Rastet e ekspozuara nga mediat zënë një hapësirë të vogël në raportimet e monitoruara. Nga rreth 1 mijë raportimet e monitoruara, vetëm 15 prej tyre janë produkt i një procesi të hollësishëm investigimi, të nisur nga vetë gazetarët.

Bledar Zaganjori argumenton se ka së paku dy arsye që e bëjnë gazetarinë investigative një zhanër të vështirë në Shqipëri; institucionet hermetike dhe kultura e pandëshkueshmërisë.

“Kemi trashëguar institucione hermetike, të cilat përpiqen të fshehin sa të munden rastet korruptive,” thotë Zaganjori.

“Ndërsa kultura e pandëshkueshmërisë e tulat shoqërinë dhe e bën atë më të mbyllur për të denoncuar rastet e korrupsionit. Ata kanë perceptimin se edhe po denoncuan, asgjë nuk ndodh, ” shton ai.

Mungesa e transparencës nga institucionet publike dhe investimet e pakëta në funksion të gazetarisë investigative renditen nga Fatos Hakorja i TV Klan si arsye për varësinë e medias nga autoritetet apo qeveria për të denoncuar korrupsionin.

Ai shton se për këto arsye, mediat bëhen më së shumti përcjellëse të deklaratave për shtyp apo i akuzave që vijnë nga partitë politike.

“Është tërësisht një problem i medias shqiptare, se sa ajo investon për gazetari cilësore dhe sa gazetarë ka nëpër redaksi për këtë qëllim,” thotë Hakorja.

“Mungesa e gazetarisë investigative bën që më të shumtën e kohës, mediat të jenë vetëm përcjellëse të akuzave të politikanëve,” shton ai.

Në median e shkruar, akuzat mes partive politike gjejnë më pak hapësirë se në televizion, megjithatë shumica e raportimeve bazohen vetëm tek një burim informacioni.

Raporti i BIRN thekson gjithashtu se zhanret e lëvruara në gazetarinë e shkruar janë të varfra. 664 artikujt e monitoruar për korrupsionin janë në formë lajmi, 18 janë intervista, 18 analiza dhe vetëm 15 janë investigime.

Kamber Velaj, kryeredaktor i gazetës “Shqip” i tha BIRN-it se mundësitë e redaksive sa vijnë e zvogëlohen në mbulimin e rasteve të korrupsionit. Ai shton se gazetarët janë gjithashtu të dekurajuar, pasi në përgjithësi, denoncimet për korrupsion bien në vesh të shurdhër.

“Vit pas viti, redaksitë e gazetave tkurren në numër e njëkohësisht tkurren buxhetet për transport e për dieta,” thotë Velaj për BIRN.

“Është kaq i përhapur korrupsioni ndër ne, kaq i pranishëm, i përditshëm, sa që nuk bën më përshtypje. Mund t’ju them se ka raste kur në mbledhjet e redaksisë, kur flitet për ndonjë rast korrupsioni, ka reagime të tipit: Pse lajm është ky?! Po këtë e dinë të gjithë!,” përfundon ai.

Etiketa: BIRNBIRN AlbaniaFiks FaregazetargazetariaKlanKorrupsionKorrupsionikrimiKrimi i organizuarKulturaKuvendlajmemandatetMediamedia shqiptareMjaftMonitorimiParaQeveriaraportRaportiSHshqipShqipërishqiptareTop ChannelTV Klan
Tjetri
Si e theu Banka Botërore premtimin për të mbrojtur të varfrit

Si e theu Banka Botërore premtimin për të mbrojtur të varfrit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.