AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Ish-ministri Ridvan Bode, në hetim për fshehje pasurie

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët e PD, Ridvan Bode dhe Sali Berisha, gjatë një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Foto nga LSA / GENT SHKULLAKU

Pas kallëzimit të ILDKP, Prokuroria regjistron procedimin penal për deputetin demokrat, Ridvan Bode dhe nis hetimin mbi ligjshmërinë e burimit të pasurisë së tij.

Deputetët e PD, Ridvan Bode dhe Sali Berisha, gjatë një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Foto nga LSA / GENT SHKULLAKU
Deputetët e PD, Ridvan Bode dhe Sali Berisha, gjatë një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Foto nga LSA / GENT SHKULLAKU

Deputeti demokrat Ridvan Bode, ish-ministër i Financave në qeverinë “Berisha”, do të hetohet nga Prokuroria për ligjshmërinë e pasurisë së tij. Dy javë pas kallëzimit të Inspektoriatit të Lartë të  Deklarimit të Pasurive, Prokuroria vendosi të regjistrojë procedimin penal ndaj Ridvan Bodes, i cili dyshohet për veprën penale të “ fshehje, mosdeklarim dhe deklarim të rremë të pasurisë”.

Një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme i tha BIRN se ka nisur hetimi mbi ligjshmërinë e burimit të pasurisë së deputetit demokrat, Ridvan Bode. “Prokuroria vlerëson se është e nevojshme kryerja e veprimeve hetimore, për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementë të veprës penale, për të cilën është kallëzuar,” tha ai.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKP e kallëzoi në Prokurori  ish-ministrin e Financave më 7 prill 2015. Sipas ILDKP, Bode u njoftua disa herë, por refuzoi të paraqitet për të dhënë shpjegime mbi burimin e pasurive të tij apo të familjarëve të lidhur me të për vitin 2013.

“Ai refuzoi të paraqiste dokumentacionin justifikues-ligjor për to,” thuhet në kallëzimin e ILDKP.

Në deklaratën e tij të pasurisë për vitin 2013, ish-ministri Bode pohon se ka një depozitë prej 720 mijë lekësh në një llogari bankare. Ai deklaron gjithashtu se ka shlyer kredinë për banesë, të marrë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Pasuria e ish-ministrit është shtuar ndjeshëm nga rivlerësimi i një apartamenti, i deklaruar më parë në vlerën e 3.6 milionë lekëve. Pas rivlerësimit, kjo pasuri është deklaruar në vlerën e 27 357 000 lekëve. Gjatë vitit 2013, Bode ka deklaruar gjithashtu se ka përfituar 18 mijë euro nga qiraja e banesave që disponon.

Në të njëjtin vit, bashkëshortja e Bodes rezulton me dy apartamente në pronësi, ndërsa e bija ka blerë një autoveturë për 990 mijë lekë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive pretendon se ish-ministri Bode nuk ka justifikuar burimin e disa prej këtyre pasurive për vitin 2013. Deputeti Ridvan Bode e cilësoi akuzën e ILDKP si të motivuar politikisht, ndërsa tha se pasuria e tij është deklaruar konform ligjit.

“Kallëzimi i ILDKP synon denigrimin tim dhe ka prapaskenë politike,” tha ish-ministri Bode në një konferencë për mediat. Ai paralajmëroi gjithashtu se do t’i përgjigjej me kallëzim penal këtij “sulmi” të ILDKP.

Ish-ministri i Financave gjatë qeverisjes së PD-së, Ridvan Bode nuk është politikani i vetëm që po hetohet për pasurinë e tij. Prokuroria ka nisur një hetim të ngjashëm edhe për deputetin e arrestuar të mazhorancës, Mark Frroku, i cili u kallëzua gjithashtu nga ILDKP.

Prokuroria po vazhdon hetimet kundër një gjyqtari dhe një prokurori që akuzohen për fshehje pasurie, ndërsa javën e kaluar dërgoi në gjyq dosjen penale për gjyqtarin e Kavajës, Osman Aliu.

Megjithatë, në 10 vitet e funksionimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar për veprat penale që lidhen me pasurinë e tij.

 

 

 

Etiketa: BIRNdeputetEuroFshehje pasurieGjyqHetimHetimetMark FrrokuMbledhjeMosdeklarimOsman AliuPartisë DemokratikepasuriaPDProkuroriProkuroriarivlerësimiSali BerishaSH
Tjetri
Kosova kërkoi heqjen e përgjimeve nga YouTube

Anulohet vizita e Thaçit në Beograd

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.