AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Studentët vazhdojnë protestat kundër ligjit për Arsimin e Lartë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentët ngrenë kartonët e kuq për të protestuar kundër reformës. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Qindra studentë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Prishtina marshuan nga Korpusi drejt Kryeministrisë, duke kundërshtuar reformën që sipas tyre është klienteliste dhe jo-transparente.  

Studentët ngrenë kartonët e kuq për të protestuar kundër reformës. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Studentët ngrenë kartonët e kuq për të protestuar kundër reformës. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Me kartonë të kuq në duar, që simbolizonin votën kundër reformës së Arsimit të Lartë, aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin” zhvilluan të enjten protestën e tyre të tretë. Një grup i madh studentësh nga universitetet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit marshuan nga Korpusi drejt godinës së Kryeministrisë, në shenjë revolte. Protestuesit u mbështetën nga një grup studentësh të ardhur në Tiranë nga Universiteti i Prishtinës.

Studentët protestues e shprehën revoltën e tyre kundër reformës së ndërmarrë nga qeveria e majtë e Edi Ramës përmes pankartave “Reforma nuk kalon”, “Arsim Publik Falas” apo “Për Universitetin, për Shoqërinë”.

Studentët denoncuan gjithashtu procesin jo-transparent, që sipas tyre i ka anashkaluar ata dhe pedagogët si dhe klientelizmit që qëndron pas kësaj reforme.

“Reforma do t’u mundësojë universiteteve private përfitimin e fondeve shtetërore, do të përjashtojë studentët nga e drejta e votës për drejtuesit universitarë si dhe vendos në krye të strukturave, interesat e biznesit privat,” tha Alban Pira, aktivist i Lëvizjes “Për Universitetin”.

“Kjo reformë abuzon me paratë publike, ndërsa koston e falimentimit do ta paguajnë studentët dhe universiteti publik,” shtoi Pira.

Gjatë protestës, studentët akuzuan kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla se po abuzojnë në shpërndarjen e fondeve për arsimin publik.

“I bëjmë me dije Kryeministrit të vendit se ne nuk kemi ndërmend të dorëzohemi, derisa kjo reformë të ndalet, deri sa ky proces shkatërrimtar të marrë fund dhe të kthehet në vend dinjiteti dhe e drejta e universitarëve për një reformë të drejtë,” thanë aktivistët në një komunikatë.

“Ne duam arsim publik falas dhe një universitet demokratik, i cili është i hapur për të gjithë; i cili respekton fenë, etninë, seksin apo preferencat seksuale; i cili nuk shfrytëzon punëtorët e vet; i cili nuk drejtohet nga qëllimi për të fituar e as nuk vihet në funksion të tregut,” tha Deni Sanxhaku, një aktiviste e  Lëvizjes “Për Universitetin”.

Ligji për Arsimin e Lartë u miratua nga qeveria më 1 prill 2015, pasi një procesi të gjatë pune nga një Komision i ngritur për të realizuar reformën. Por studentët dhe një numër i madh pedagogësh e kundërshtuan atë, me pretendimin se sugjerimet e tyre nuk u morën parasysh.

Ditën e miratimit të ligjit, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla tha se reforma do të rrisë cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve se “investimi për edukimin do t’ia vlejë”.

Por lëvizja “Për Universitetin” pretendon se reforma nuk merr parasysh kushtet sociale dhe ekonomike të shumicës së familjeve shqiptare. “Procesi i duhur i reformimit duhet të kishte në qendër studentin dhe pedagogët. Universiteti nuk duhet të jetë ishull i izoluar nga shoqëria,” tha Alban Pira gjatë protestës.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga studentët është mungesa e mundësive për punësim, pas përfundimit të studimeve. “Unë sapo kam përfunduar studimet e larta dhe tani quhem zyrtarisht një e papunë. Gjendja aktuale ofron mundësi punësimi vetëm nga fasoneritë shfrytëzuese dhe të paguara pak,” tha një aktiviste, pjesmarrëse në protestë.

“Jam kundër reformës për shkak se privatizon Universitetin. Nëse dhe tani Universiteti publik është në grahmat e fundit, me këtë reformë ai merr fund përfundimisht,” tha për BIRN aktivistja Bora Mema.

“Për mua kjo reformë nënkupton rritje të tarifave, pasi mënyra e organizimit të universiteteve sipas reformës do të jetë vetëfinancimi. Komisioni që po harton këtë reformë është krijuar me urdhër të kryeministrit dhe i jep llogari vetëm atij, pa kërkuar mendimin e universitarëve,” tha për BIRN Viktori Çipi, një aktiviste kundër reformës aktuale për arsimin e lartë.

Studentët u larguan nga kryeministria, duke hedhur në drejtim të saj letra higjienike që simbolizonin “reformën”. Ata paralajmëruan të tjera protesta në vazhdim, deri sa zëri i tyre të dëgjohet.

Studentët u larguan nga kryeministria, duke hedhur në drejtim të saj letra higjienike që simbolizonin “reformën". Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Studentët u larguan nga kryeministria, duke hedhur në drejtim të saj letra higjienike që simbolizonin “reformën”. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Studentët u larguan nga kryeministria, duke hedhur në drejtim të saj letra higjienike që simbolizonin “reformën". Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Studentët u larguan nga kryeministria, duke hedhur në drejtim të saj letra higjienike që simbolizonin “reformën”. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Studentët u larguan nga kryeministria, duke hedhur në drejtim të saj letra higjienike që simbolizonin “reformën". Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Studentët u larguan nga kryeministria, duke hedhur në drejtim të saj letra higjienike që simbolizonin “reformën”. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Etiketa: aktivistAktivistëBIRNEdi RamEdi RamaIPIIvana DervishiKomisionKryeministriaLindita NikollaPrishtinaProtestaProtestatprotestuesPunëPunësimiPunëtorPunëtorëQeveriaRamaReformaSHshqiptarestudentTiranaTiranëuniversitetUniversitetiUniversiteti i Prishtinës
Tjetri
Diletantizmi nuk mbulohet dot me arrogancë

Debat në Kuvend për debitorët e energjisë, dështon miratimi i ligjit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.