AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Banorët e Marinzës në protestë: Dëmshpërblim ose shpërngulje

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banore te cilet kane lene shtepite e tyre, pas shperthimit te gazit ne pusin e naftes ne zonen ku punon kompania kanadeze “Bankers Petroleum”, ne fshatin Marinze te Fierit. | Foto nga : LSA

Dhjetra banorë të fshatit Marinzë  bllokuan mjetet e kompanisë Bankers, në shenjë proteste kundër dëmshpërblimeve selektive dhe masave të pamjaftueshme për të garantuar jetën e tyre.

Banore te cilet kane lene shtepite e tyre, pas shperthimit te gazit ne pusin e naftes ne zonen ku punon kompania kanadeze "Bankers Petroleum", ne fshatin Marinze te Fierit. | Foto nga : LSA
Banorë të cilët lanë shtëpitë e tyre, pas shpërthimit të gazit më 1 prill 2015 në fshatin Marinzë të Fierit. | Foto nga : LSA

Dhjetra banorë të fshatit Marinzë të Fierit kanë protestuar kundër kompanisë kanadeze, Bankers Petroleum, e cila shfrytëzon prej 10 vitesh zonën naftëmbajtëse që ndodhet pranë shtëpive të tyre. Rreth 150 banorë kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit, duke kërkuar nga kompania që të marrë përsipër dëmet e shkaktuara nga aktiviteti i saj industrial.

Banorët e Marinzës pretendojnë se shpërthimet e gazit dhe ujërave nëntokësore të datës 1 prill 2015 u kanë dëmtuar produktet bujqësore dhe blegtorinë. Por ndryshe nga shtëpitë pranë puseve të naftës, ata nuk janë përfshirë në planin e dëmshpërblimit të kompanisë.

“Kërkojmë të trajtohemi me ndihmë financiare, njëlloj si banorët që i kanë shtëpitë pranë puseve të naftës,” tha njëri nga protestuesit e Marinzës.

“Ne kemi pësuar dëme njëlloj si ata, por nuk jemi përfshirë në dëmshpërblim,” shtoi ai.

Mbrëmjen e së premtes, rreth 750 banorë të fshatit Marinzë i dorëzuan kompanisë kanadeze, Bankers Petroleum një peticion me tetë pika, përmes së cilës parashtronin kërkesat e tyre. Ata kërkojnë dëmshpërblim 100 për qind për dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e 1 prillit, por edhe një sërë masash që garantojnë pronat dhe shëndetin e tyre.

Në peticionin e lexuar nga BIRN, banorët e Marinzës kërkojnë shërbim shëndetësor falas dhe ndërprerje të shpërthimeve nëntokësore. Ata i kërkojnë gjithashtu kompanisë që të marrë përsipër dhe të rehabilitojë tokat e kontaminuara.

Të kontaktuar nga BIRN, Bankers Petroleum nuk komentoi kërkesat e banorëve. Por në faqen e vet të internetit, kompania thotë se po punon në bashkëpunim me Komisionin e Komunës dhe Ministrinë e Energjetikës për të garantuar një kompensim të drejtë dhe në kohë.

“Bankers ka sjellë në zonë ekspertë nga Fieri, Tirana dhe Britania e Madhe për të asistuar në vlerësimin gjeoteknik të dëmtimeve sipërfaqësore të tokës dhe dëmtimin e strukturave të shtëpive si pasojë e çlirimit të gazit,” thuhet në njoftim.

Banorët e Marinzës pretendojnë megjithatë se vlerësimet e dëmit kanë qenë selektive dhe të pasakta.

“Protesta jonë nuk do të ndalet, derisa kërkesat tona të merren parasysh,” thanë banorët-protestues. “Në të kundërt, ne do të kërkojmë shpërnguljen e të gjithë fshatit, sepse jeta jonë është bërë e pamundur,” shtuan ata.

Etiketa: Bankers PetroleumBanorëBIRNBritania e MadhekompensimMITpeticionProtestaprotesteprotestuesSHTirana
Tjetri
Ushqimi i helmuar në kopshte ngjall panik në Bosnje

Ushqimi i helmuar në kopshte ngjall panik në Bosnje

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.