Aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin” kanë zhvilluar deri më sot tre protesta studentore për të shprehur kundërshtimin për reformën arsimore që synon të hapë mundësinë për financimin e universiteteve private nga fondet publike.
Protesta e parë u zhvillua më 25 mars 2015, e dyta më 8 prill dhe e treta më 23 prill. Në të trija protestat studentë të shumtë denoncuan procesin jo-transparent, që sipas tyre i ka anashkaluar ata dhe pedagogët nga pjesëmarrja, si dhe klientelizmin që qëndron pas kësaj reforme. Ata kanë paralajmëruar të tjera protesta në vazhdim, deri sa zëri i tyre të dëgjohet.
Protesta e dytë, 8 prill 2015.
Protesta e tretë, 23 prill 2015.