AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Demokracia kundër zhvillimit?

Harold JamesngaHarold James
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Statuja e mermertë e filozofit të lashtë grek Sokrati, qëndron përpara Akademisë së Athinës teksa një flamur grek valvitet, e premte 24 prill 2015. Ministri grek i financës u kritikua të premten nga kolegët e tij të eurozonës pasi dështoi në reformat ekonomike që duhen për të shmangur falimentin e shtetit. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Është e mundur që të dilet nga problemet financiare të shteteve dhe të ecet drejt zhvillimit të qëndrueshëm pa sakrifikuar demokracinë? Shtetet autoritare po bëjnë demokracitë të mendohen…

Statuja e mermertë e filozofit të lashtë grek Sokrati, qëndron përpara Akademisë së Athinës teksa një flamur grek valvitet, e premte 24 prill 2015. Ministri grek i financës u kritikua të premten nga kolegët e tij të eurozonës pasi dështoi në reformat ekonomike që duhen për të shmangur falimentin e shtetit. (AP Photo/Petros Giannakouris)
Statuja e mermertë e filozofit të lashtë grek Sokrati, qëndron përpara Akademisë së Athinës teksa një flamur grek valvitet, e premte 24 prill 2015. Ministri grek i financës u kritikua të premten nga kolegët e tij të eurozonës pasi dështoi në reformat ekonomike që duhen për të shmangur falimentin e shtetit. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Pafuqia aktuale e Europës ka rindezur debatin e vjetër se cila formë e qeverisjes sjell performancë më të mirë ekonomike. Janë regjimet autoritare, me aftësinë e tyre për të imponuar zgjedhje jopopullore, më efektive për të gjeneruar zhvillim? Apo demokracia liberale, me themelin në kontrollet dhe balancat, i hap rrugën mirëqenies materiale më të madhe?

Është një diskutim në të cilin prova mbështetëse duket se është lëkundur nga njëra anë në tjetrën në dekadat e fundit. Në vitet 1980, performanca ekonomike në Kili, nën diktaturën e gjeneralit Augusto Pinoçeti dhe në Singapor, nën Lee Kuan Yew më dashamirës por jo më pak autoritar, ishte impresionuese. Ndërkohë, shtetet demokratike të botës së industrializuar luftuan kundër recesionit dhe stanjacionit.

Në Europë, kjo i dha jetë termit “Eurosklerozë”. Demokracitë, sipas shkencëtarëve politikë, ishin të pambrojtura ndaj interesave speciale të zhvillim-frenimit. Regjimet autoritare – të paktën ato që nuk janë angazhuar në shkatërrimin e vendeve të tyre – mund të jenë në pozicion më të mirë për të imponuar politika që sigurojnë sukses ekonomik afatgjatë.

Kjo pikëpamje u shkërmoq me rënien e murit të Berlinit. Rënia e Komunizmit dhe heqja dorë nga planifikimi qendror në Europën Lindore i dha jetë një vije të re mendimi, teksa një numër i madh votuesish treguan se ata ishin gati të pranojnë sakrifica të përkohshme nëse lidheshin me një program reformimi realist dhe jo të korruptuar. Në Amerikën Latine, politikanët e krahut të majtë përqafuan parimet e tregut si mënyra më e mirë për të plotësuar aspiratat e zgjedhësve të tyre dhe rritja  vazhdoi. Për pjesën më të madhe të viteve ’90, demokracitë duket se mbizotëronin.

Por lufta e tërheqjes së litarëve vazhdon. Që nga fillimi i këtij shekulli, rritja ekonomike e mbingarkuar e Kinës edhe një herë duket se nënvijëzoi përfitimet e autoritarizmit. Suksesi i Partisë Komuniste Kineze në përballimin me lehtësi të tronditjes së krizës ekonomike globale ka tërhequr vëmendjen e të tjerëve që do të ndiqnin shembullin e saj. Liderë si Vladimir Putini i Rusisë, Erdogani i Turqisë, el-Sisi i Egjiptit dhe Orban i Hungarisë pretendojnë se çmimi i qëndrueshmërisë dhe rritjes ekonomike mund të jetë ndonjëherë pezullimi i demokracisë.

Kriza e euros në dukje e pafund ka bërë që disa liderë europianë t’i japin besueshmëri kësaj pikëpamje. Në fillim të krizës, Jean-Claude Juncker, tani President i Komisionit Europian, citohet të ketë thënë, “Ne të gjithë e dimë çfarë të bëjmë, ne thjesht nuk e dimë si të rizgjidhemi pasi ta kemi bërë”. Në maj 2010 liderët europianë vendosën se nuk mund ta zbatonin reformën në Greqi vetëm dhe thirrën në lojë Fondin Monetar Ndërkombëtar më pak si burim financiar dhe më tepër si mekanizëm disiplinimi. Së fundmi, ministri gjerman i financës Wolfgang Schäuble shkaktoi polemika kur, dukshëm duke marrë frymëzim nga kjo eksperiencë, tha se “Franca do të ishte e lumtur nëse dikush mund ta detyronte parlamentin të bënte reforma”.

E vërteta, sigurisht, është se sistemet autoritare – pavarësisht sukseseve afatshkurtra në kundërshtimin e politikave të papërgjegjshme – janë të paqëndrueshme në aspekt afatgjatë. Një mungesë e llogaridhënies pashmangshmërisht nxit korrupsionin dhe mungesën e eficencës – probleme me të cilat Kina tani po përballet.

Sfida për demokracitë është të zhvillojnë mekanizma që i lejojnë atyre të vendosin politika që janë të qëndrueshme në aspekt afatgjatë ndërsa ruajnë vetë procesin demokratik. Konsensusi publik në mbështetje të reformave të vështira në Europën Lindore në vitet 1990 tregon se votuesit janë në gjendje të kuptojnë dhe pranojnë kompromise kur nuk ka alternativë tjetër. (Po ashtu, kriza në Greqi tregon se votuesit do të refuzojnë sakrificat nëse mendojnë se ka rrugë tjetër).

Debati parlamentar është një mënyrë efektive për të vendosur prioritete afatgjata; por politikanët duhet të sigurohen që vendimet e marra të kryhen pa e tepruar apo u tërhequr prapa. Në konkluzion të Depresionit të madh, për shembull, pati një konsensus të përhapur në Shtetet e Bashkuara se ndërhyrja e tepërt e Kongresit ishte përgjegjëse për një rritje shkatërrimtare në barrierat e importit nën Tarifën Smoot-Hawley. Politika e tregtisë, u vendos, ishte më mirë t’i delegohej presidentit, një zyrë e izoluar më mirë nga presionet elektorale.

Ngjashmërisht, debati europian mbi kornizat e duhura fiskale mund të jetë më i përshtatshëm të bëhet nga një referendum, duke pasuar debatin publik në një strategji afatgjatë dhe të qëndrueshme. Por zbatimi i vendimit do të ishte më i besuar nga shtetet anëtare.

Qoftë në nivel europian apo në shtetet anëtare individuale, autoriteti për sigurimin e rritjes ekonomike afatgjatë duhet të delegohet saktë dhe qartë te agjencitë që e marrin legjitimitetin nga procesi demokratik, ndërsa mbrohen nga tekat e tregut. Alternativa e qëndrueshme ndaj vendimmarrjes demokratike nuk është autoritarizmi; është zbatimi i mekanizmave që sigurojnë se diskutimi logjik nuk pengohet nga reagimi gjaknxehtë për një krizë të menjëhershme.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Democracy Versus Growth?

Etiketa: demokraciaFrancaGreqiKiliKinaKrizaLuftambështetjeOrbanpaktpresidentProject SyndicateReferendumReformaRritja ekonomikeShtetet e BashkuaraSingaporThirrëVendimetvotuesitzgjedhjezhvillim
Tjetri
Rasti i paqes me Iranin

Rasti i paqes me Iranin

Komente 1

  1. Rita says:
    11 years më parë

    Ne te kaluaren ka pasur 2-3 shembuj te zhvillimit te qendrueshem: epoka 200 vjecare Edo ne Japoni mes tyre. Japonia ishte feudale ne ate periudhe. Per 200 vjet pati qendrueshmeri ne popullsi dhe paqe. Ne fakt kapitalizmi pas 2008 po I perngjasohet me shpejtesi feudalizmit. Klasa rentiere po monopolizon pasurine publike, zgjedhjet, arsimin.

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.