AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rasti i paqes me Iranin

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i jashtëm iranian dhe Sekretari amerikan i shtetit në Gjenevë. Foto: AP

Çfarë domethënie ka marrëveshja bërthamore Iran-OKB që pritet të përfundojë në qershor? A është ajo një tolerancë e së keqes, apo një e mirë e përbashkët që pritet të sjellë fryte të leverdishme për njerëzimin? – Jeffrey D. Sachs arsyeton.

Ministri i jashtëm iranian dhe Sekretari amerikan i shtetit në Gjenevë. Foto: AP
Ministri i jashtëm iranian dhe Sekretari amerikan i shtetit në Gjenevë. Foto: AP

Marrëveshja bërthamore kornizë midis Iranit dhe pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina dhe Rusia) plus Gjermania është një arritje e rëndësishme në diplomacinë globale. Marrëveshja e lajmëruar në fillim të këtij muaji përfaqëson triumfin e shpresës racionale mbi frikën irracionale dhe meriton të zbatohet. Por tani ka filluar gara kundër fanatikëve në SHBA, Iran, Izrael dhe gjetkë, që duan ta prishin marrëveshjen përpara afatit përfundimtar për një marrëveshje finale në qershor.

Marrëveshja kornizë i sjell përfitime të gjitha palëve. Irani tërhiqet nga aktivitetet bërthamore, veçanërisht në pasurimin me uranium, në shkëmbim të përfundimit të sanksioneve ekonomike. Qeveria e tij mbahet larg krijimit të një bombe bërthamore – që e mohon – dhe fiton hapësirë për rimëkëmbje ekonomike dhe normalizim të marrëdhënieve me fuqitë kryesore.

Është qasje e zgjuar, pragmatike dhe e balancuar, subjekt i monitorimit dhe verifikimit. Nuk kërkon që qeveritë e SHBA dhe Iranit papritur t’i besojnë njëra-tjetrës; por ofron një mundësi për të ndërtuar besim, teksa lejon hapa specifikë që janë në interes të secilës palë. Në thelb, është pjesë e ligjit ndërkombëtar, brenda kornizës së punës të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Duke shtruar idenë se pala tjetër nuk mund të besohet, fanatikët po përparojnë me një teori vetë-mjaftuese të politikave dhe natyrës njerëzore që e bën luftën më të mundshme. Këta promovues të frikës meritojnë të lihen mënjanë. Është koha të bëhet paqe.

Ndarja e madhe mes Perëndimit dhe Iranit sot, duhet theksuar, është kryesisht rezultat i sjelljes së keqe perëndimore kundrejt Iranit (Persi deri në 1935) në të shkuarën. Nga fillimi i shekullit njëzet, Perandoria Britanike e manipuloi Persinë në mënyrë që të kontrollonte rezervat e saj të naftës. Pas Luftës së Dytë Botërore, detyra i ra SHBA-së.

Në fakt, nga grushti i shtetit te diktatura te lufta te sanksionet, SHBA-ja ka më shumë se 60 vite të vazhdueshme që përpiqet të imponojë vullnetin e saj mbi Iranin. CIA dhe MI6 e Britanisë së bashku përmbysën qeverinë e zgjedhur demokratikisht të Mohammad Mossadegh në 1953, në mënyrë që të bllokonte përpjekjet e Mossadegh për të nacionalizuar rezervat e naftës së Iranit. SHBA-ja më pas instaloi diktaturën brutale të Shah Mohammad Reza Pahlavi, që e drejtoi vendin deri në Revolucionin Islamik të 1979.

Pas revolucionit, SHBA-ja ndihmoi në armatimin e Irakut në luftën Iran-Irak të viteve 1980, në të cilën vlerësohet të kenë vdekur rreth një milionë iranianë. Që nga 1987, SHBA-ja ka imponuar sanksione ekonomike kundër Iranit mbi një shumëllojshmëri premisash, përfshirë pretendimet për terrorizëm iranian dhe kërcënimin e pretenduar bërthamor. Dhe SHBA-ja ka punuar fort për të ndërkombëtarizuar këto sanksione, duke nxitur për masa nga OKB, që funksionojnë që nga 2006.

Fanatikët amerikanë kanë listën e tyre të gjatë të ankesave, duke filluar me rrethimin e ambasadës amerikane të Tehran në 1979, në të cilën 66 diplomatë dhe shtetas amerikanë u mbajtën për 444 ditë. Më pas është përfshirja e Iranit në kryengritjet islamike dhe mbështetja për lëvizjet politike anti-Izrael dhe grupet e konsideruara si terroriste.

Ende, abuzimet britanike dhe amerikane në lidhje me Persinë dhe Iranin filluan më herë, zgjatën më tepër dhe imponuan kosto më të larta sesa veprimet e Iranit karshi SHBA-së dhe Britanisë. Për më tepër, shumica e asaj që SHBA e kategorizon si ‘terror’ iranian është një produkt i luftës rajonale fanatike mes Shia-ve, mbështetur nga Irani dhe sunive, mbështetur nga Arabia Saudite. “Terrori” është një term që errëson në vend që të qartësojë këto përplasje afatgjata dhe rivalitete. Kjo është arsyeja përse Irani, quajtur një shtet terrorist nga fanatikët amerikanë, është tani de fakto aleati i Amerikës në luftën kundër xhihadistëve suni në Irak dhe Siri.

Përballja e Iranit me Britaninë dhe SHBA-në është pjesë e një sage më të gjerë të përdorimit të dominancës ushtarake dhe ekonomike të Perëndimit për të projektuar fuqinë dhe vullnetin politik mbi shumicën e botës gjatë shekullit nëntëmbëdhjetë dhe njëzet. Sot shtetet me të ardhura të ulëta ose të mesme vetëm tani po hyjnë në një periudhë të një sovraniteti të vërtetë.

Marrëveshja e propozuar me Iranin nuk do ta tejkalojë një shekull mosbesim dhe manipulim, por mund të fillojë të krijojë një rrugë të re drejt paqes dhe respektit të përbashkët. Përfitimi i përbashkët do të arrihet nga vlerësimet e sinqerta të interesave të përbashkëta dhe progresit hap pas hapi të mbështetur nga verifikimi, jo nga fanatikët e të dyja palëve që pretendojnë se pala tjetër është e keqe dhe këmbëngul mbi triumf komplet.

Suksesi i presidentit amerikan John F. Kennedy dhe liderit sovjetik Nikita Khrushchev në arritjen e traktatit të ndalimit të testeve bërthamore,(LTBT) në fillim të Luftës së Ftohtë, provon një mësim të dobishëm. Në atë kohë, fanatikët e të dyja anëve e denoncuan LTBT si një dobësim të mbrojtjes kombëtare përballë një armiku të pandreqshëm. Në fakt, të dyja palët e respektuan traktatin, dhe çoi në terrenin e duhur për traktatin për mos-riprodhim të bërthamorëve në 1968.

Fjalët e JFK një gjysmë shekulli më parë zënë vend për marrëveshjen e sotme me Iranin. LTBT-ja, tha Kennedy në 1963, ‘nuk është një fitore për njërën palë – është një fitore për njerëzimin”. Ky traktat, tha ai, ‘nuk do t’i zgjidhë të gjitha konfliktet apo t’i bëjë komunistët të heqin dorë nga ambiciet e tyre, apo të eliminojë rreziqet e luftës. Nuk do ta pakësojë nevojën tonë për armë apo aleatë apo programe ndihme për të tjerët. Por është një hap i parë i rëndësishëm – një hap drejt paqes – një hap drejt arsyes – një hap larg luftës”.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. The Case for Peace With Iran

Etiketa: Arabia SauditebesimdiplomatfitoreFrancaGjermaniaIrakIranIraniIzraelKinakostoLuftamanipulimMarrëveshjamarrëveshjeMasaMbretëria e BashkuarMI6normalizimOKBpaqeProject SyndicatePunëQeveriaRusiasanksionesanksione ekonomikeSekretari Amerikan i ShtetitshahSHBAShtetet e BashkuaraSiriTerroristxhihadistë
Tjetri
Lideri shqiptar i Maqedonisë kërkon fund paqësor të krizës

Lideri shqiptar i Maqedonisë kërkon fund paqësor të krizës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.