AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Media Watch

Liria e medias në Ballkan është në rënie të shpejtë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Media Watch, Faqja e pare, Lajme, Media Watch, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kameramanet, gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, e cila eshte shtyre per te diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Foto nga: LSA / GENT SHKULLAKU

Agresioni dhe presioni nga politikanët e ka përkeqësuar lirinë e medias në Ballkan gjatë viteve të fundit në Maqedoni, Serbi e Greqi, raporton Freedom House. Për Shqipërinë dhe Kosovën, situata nuk ka ndryshuar sepse sakaq është shumë keq.

Kameramanet, gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, e cila eshte shtyre per te diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Foto nga: LSA / GENT SHKULLAKU
Kameramanet, gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, e cila eshte shtyre per te diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Foto nga: LSA / GENT SHKULLAKU

Raporti i organizatës amerikane e cila monitoron lirinë e shprehjes në të gjithë botën, Freedom House për vitin 2014 vuri theksin te rënia e mëtejshme e standardeve të lirisë në përgjithësi, rënie që vijon që prej vitit 2004. Vetëm një e treta e popullsisë së botës jeton në vende me media të klasifikuar si të lirë ndërsa dy të tretat jetojnë në vende pjesërisht të lira ose të palira.

Freedom House klasifikoi Shtetet e Bashkuara, dhe vendet e prekura nga Ebola në Afrikë si zonat që kanë shënuar përkeqësim gjatë vitit të kaluar.

Raporti përcakton një notë për secilin nga 199 vendet dhe territoret nga 0 deri në 100 në bazë të 23 pyetjeve metodologjike. Zero është nota më e mirë dhe 100 është nota më e keqe.

“Një numër vendesh në Ballkanin Perëndimor vijuan të shfaqin tendencë shqetësuese për dhunimin e lirisë së shprehjes gjatë vitit 2014. Në këtë zonë, media ka shumë probleme të përbashkëta të tilla si: përdorimi i shpifjes dhe fyerjes si bazë nga politikanët dhe njerëzit e biznesit për të shtypur raportimin kritikues; anësi ndaj qeverisë te televizionet publike; presionet redaksionale nga udhëheqësit politikë dhe pronarët privatë gjë që sjell vetëcenzurë; ngacmime, kërcënime dhe sulme mbi gazetarët dhe pronarët privatë të cilat mbeten të pandëshkuara si dhe struktura pronësie të dyshimta,” raporton Freedom House.

Maqedonia ka marrë dhjetë pikë shtesë në pesë vitet e fundit si pasojë e dhunës së qeverisë Gruevski ndaj gazetarëve. Raporti ngre veçanërisht shqetësimin për arrestimin dhe dënimin me katë vjet e gjysmë burg të gazetarit Tomislav Kezarovski për akuzën e nxjerrjes së sekretit hetimor përmes zbulimit të identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një rast vrasjeje. Maqedonia pati 58 pikë për vitin 2014, duke u renditur si vendi më i palirë në Ballkan.

Gjatë viteve të fundit në Maqedoni janë mbyllur shumë media kundërshtare me qeverinë e Gruevskit, e cila po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një regjim.

Përkeqësim është shënuar edhe në Serbi si pasojë e veprimeve armiqësore ndaj medias nga ana e kryeministrit Aleksandar Vučić. Ky i fundit u përpoq të ndalonte raportimet mbi përmbytjet që goditën rajonin në maj 2014 si dhe ka akuzuar mediat kritike si Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative si pjesëmarrëse në komplot kundër qeverisë së tij. Freedom House thekson se presioni i tij dyshohet se detyroi një televizion të ndërpresë transmetimin e një debati televiziv të rëndësishëm në vend. Serbia mori 40 pikë më 2014, katër pikë më pak se sa një vit më parë.

Kushtet në Malin e Zi raportohen gjithashtu të përkeqësuara që nga koha kur Milo Đukanović u rikthye në postin e kryeministrit më 2012. Mediat kryesore të vendit, Vjesti, Dan, dhe Monitor janë përballur me sulme ligjore si dhe me sulme fizike që kanë mbetur të pandëshkuara bashkë me retorikën armiqësore qeveritare. Maqedonia kishte 39 pikë në vlerësimin e Freedom House.

Shqipëria, Kosova, Kroacia dhe Rumania nuk shfaqën përmirësime apo përkeqësime gjatë vitit 2014, por Shqipëria dhe Kosova kanë sakaq vlerësim shumë negativ. Të dyja vendet shqipfolëse kanë notën 49. Për Shqipërinë, raporti thekson se pronësia në media është e fshehtë dhe nën emra të rremë, gjë që pengon zbatimin e barrierave ligjore kundër përqendrimit të medias në pak duar.

“Shumica e medias bazohet te mbështetja financiare e pronarëve dhe shumë pak reklamuesve të mëdhenj, gjë që ka bërë që media të vetëcenzurohet për t’iu përshtatur interesave të biznesit apo të politikës. Gazetarët, mediat dhe reklamuesit përballen me pasoja nëse bëjnë mbulim negativ mbi autoritetet, përfshirë inspektime taksash dhe humbje të biznesit të shtetit,” thotë raporti.

Të gjitha vendet e Ballkanit me përjashtim të Greqisë janë klasifikuar si pjesërisht të lira në indeksin e lirisë së medias. Italia konsiderohet gjithashtu pjesërisht e lirë, vendi i vetëm i BE-së me këtë status. Italia ia detyron këtë renditje të ulët sistemit të licencave të punës për gazetarët, licenca që lëshohen nga Urdhëri i Gazetarëve, një organizatë shtetërore që i ka rrënjët në kohën e regjimit fashist në vitet 1930.

Megjithëse Greqia është ende në statusin e vendit me media të lirë, ajo ka shënuar rënien më të thellë në botë vitet e fundit.

“Vlerësimi për Greqinë ra nga 46 në 51 për shkak të ndërhyrjes së mëtejshme partizane të qeverisë në media, siç vërehet përmes ndryshimeve kufizuese ligjore në tregun e transmetimeve televizive, krijimin e një monopoli për transmetimet dixhitale përmes një tenderi të dyshimtë dhe mbulimin e njëanshëm politik përgjatë zgjedhjeve. Greqia ka humbur 21 pikë që nga viti 2010 për shkak se problemet ekzistuese strukturore janë përkeqësuar nga kriza ekonomike dhe presionet politike shoqëruese,” thuhet në raport.

Bullgaria ka vlerësimin më të mirë në rajon për vitin 2014 por sërish liria e medias edhe këtu është në rënie.

Etiketa: BallkanBEBullgariaBurgDhunëFreedom HousegazetarGreqiGreqiaGruevskiItaliaKosovaKosovëKrizaKroaciaKuvendliraLiriaLiria e MediasmandatetMaqedoniMaqedoniaMark FrrokuMediaMiloMonitorpasojaPunërajonraportRaportiRumaniaSerbiSerbiaSHshqipShqipëriaShtetet e BashkuaraTelevizionetTom Doshi
Tjetri
Shteti krijues

Shteti krijues

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.