AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Shteti krijues

Mariana MazzucatongaMariana Mazzucato
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Inovacioni – Foto: Jon York/Flickr

A duhen përfshirë qeveritë në shpikjet e reja apo duhet të mbajnë rolin tradicional jo-përfshirës? Mariana Mazzucato, profesoreshë e ekonomiksit të inovacionit në Njësinë e Kërkimit të Shkencave Politike argumenton.

Inovacioni - Foto: Jon York/Flickr
Inovacioni – Foto: Jon York/Flickr

Pikëpamja tradicionale në ekonomiksin e rrymës së përgjithshme sot është se qeveritë kanë pak kapacitet për të nxitur inovacion. Shteti duhet të luajë një rol sa më të kufizuar të jetë e mundur në ekonomik, vazhdon mendimi, duke ndërhyrë vetëm në rastet e ‘dështimit të tregut’. Kjo është larg së vërtetës.

Në fakt, qeveritë mund dhe luajnë një rol kritik në nxitjen e inovacionit – duke krijuar aktivisht tregje të reja, në vend që thjesht t’i rregullojnë ato. Mbrojtësit e rolit të kufizuar ekonomik për qeverinë besojnë se dështimi i tregut justifikon disa financime në infrastrukturë dhe shkencë bazë.

Por një ndërhyrje kaq e kufizuar vështirë se mund të shpjegojë miliarda dollarët e sektorit publik që kanë rrjedhur drejt kërkimit të aplikuar, madje edhe për dhënien e financimit të hershëm për kompanitë. Në fakt, në disa prej qendrave më të njohura të inovacionit në botë, shteti ka luajtur një rol kuç ‘sipërmarrjeje’, duke parashikuar dhe financuar krijimin e fushave komplet të reja, nga teknologjia e informacionit te bioteknologjia, nanoteknologjia dhe teknologjia e gjelbër.

Në Silikon Valley, për shembull, qeveria ka vepruar si një investues strategjik përmes një rrjeti të decentralizuar të institucioneve publike: Agjencisë së Projekteve të Kërkimit të Përparuar të Mbrojtjes, NASA, programit të Kërkimit të Inovacionit për  Bizneset e Vogla (SBIR) dhe Fondacioni Kombëtar i Shkencës.

Shumat e përfshira mund të jenë tronditëse dhe jo vetëm në IT; sasi të mëdha financimesh janë kanalizuar edhe për energjinë dhe shkencat e jetës. Në 2011, për shembull, Institutet Amerikane të Shëndetit NIH investuan 31 miliard dollarë në kërkimin biomjekësor. Marcia Angell, një profesoreshë në Shkollën e Mjekësisë në Harvard, ka treguar se financimi luajti një rol kyç në zhvillimin e disa prej ilaçeve të reja më revolucionare në dekadat e fundit. Ngjashmërisht, për disa prej kompanive amerikane më inovative, financimi nga SBIR është vërtetuar të jenë më i rëndësishëm se kapitali i sipërmarrjes private.

Shembuj jashtë SHBA-së përfshijnë Izraelin, ku kapitali i sipërmarrjes publike Yozma ka ofruar financim në shkallë të hershme për disa nga kompanitë më dinamike të vendit dhe Finlanda, ku Sitra, fondi publik i inovacionit ofroi financim të hershëm për Nokian. Në Kinë, banka shtetërore e zhvillimit po ofron miliarda dollarë kredi për disa prej kompanive më inovative, përfshirë Hauwei dhe Yingli Solar.

Këto lloje investimesh publike janë thelbësore në krijimin dhe formësimin e tregjeve të reja. Në fakt, investimi qeveritar luajti një rol qendror në zhvillimin e pothuajse të gjitha teknologjive që e bëjnë iPhone një celular inteligjent: internetin, GPS, ekranin me prekje dhe përparimet në njohjen e zërit që çuan te Siri. Ngjashmërisht, në shumë shtete, është sektori publik që hap rrugën për teknologjinë më të gjelbër  të mundshme.

Kuptimi i rëndësisë së investimit qeveritar në promovimin e inovacionit dhe zhvillimit nënkupton nevojën për rimendim të dijes tradicionale rreth ndërhyrjes së shtetit. Në vend të përqendrimit në teknologjinë individuale përzgjedhëse ose firma, organizatat publike duhet të sillen si investitorë dhe të ofrojnë te një ‘portofol’ i larmishëm zgjedhjesh.

Si çdo investitor tjetër, shteti nuk ia del gjithnjë. Në fakt, dështimi ka më tepër gjasa, për shkak se agjencitë shtetërore shpesh investojnë në zona të pasigurisë së lartë, ku kapitali privat ngurron të hyjë. Kjo do të thotë se organizatat publike duhet të jenë në gjendje të ndërmarrin rreziqe dhe të mësojnë nga eksperimenti dhe gabimi.

Nëse dështimi është një pjesë e pashmangshme e lojës inovative dhe nëse qeveria është thelbësore për inovacionin, shoqëria duhet të jetë më tolerante për ‘dështimin qeveritar’. Por realiteti është se kur një qeveri dështon, kë zemërim publik dhe heshtje kur qeveria ia del.

Për shembull, falimenti i firmës amerikane të energjisë diellore Solyndra, që mori një kredi 500 milionë dollarë me garanci nga qeveria, nxiti protesta partizane. Ende disa kanë ndalur për të konsideruar se qeveria ofroi të njëjtën sasi parash te Tesla për të ndihmuar në zhvillimin e makinës Tesla S, një produkt që konsiderohet si prototip i inovacionit të Silikon Valley.

Çfarë, atëherë, mund ta bëjë publikun të pranojë dështimin e qeverisë?

Kapitalistët e sipërmarrjes private i mbulojnë humbet e tyre nga investimet e dështuara me përfitimet e atyre që ia kanë dalë; por programet qeveritare rrallë ndërtohen për të gjeneruar fitime mbrapsht. Ndërsa disa argumentojnë se fitimi i qeverisë vjen përmes taksave, sistemi aktual i tatimit nuk po funksionon, jo vetëm prej vakumit, por edhe prej reduktimeve të normës. Kur NASA u themelua, norma kryesore marxhinale e taksimit ishte mbi 90 për qind. Dhe taksa e fitimeve të kapitalit ka rënë më shumë se 50 për qind që nga vitet 1980.

Në mënyrë që të ndërtohet mbështetje për investimin publik në inovacionin e rrezikut të lartë, ndoshta taksapaguesit duhet të marrin një shlyerje më direkte, duke kanalizuar përfitimet në një fond publik inovacioni për të financuar valën e re të teknologjive. Kur investimet janë në kërkim bazë, efekti i përhapjes në industritë dhe sektorët është ndonjëherë i mjaftueshëm si shpërblim social. Por rastet e tjera mund të kërkojnë krijimin e stimujve alternativë.

Për shembull, disa prej përfitimeve nga investimi qeveritar te Tesla mund të përmirësoheshin përmes aksioneve ose (honorarëve) dhe të përdoreshin për të mbuluar humbjet nga investimet në Solyndra. Riparimi i kredive publike te bizneset mund të bëhet kontingjent në të ardhura, siç janë shpesh kreditë e studentëve. Dhe çmimet e ilaçeve që krijohen kryesisht me financim të NIH mund të mbulohen, që taksapaguesit të mos paguajnë dyfish.

Një gjë është e qartë: qasja aktuale vuan nga mangësi serioze, kryesisht për shkak se socializon rreziqet dhe privatizon shpërblimet. Kjo po dëmton jo vetëm mundësitë e ardhshme të inovacionit, por edhe aftësinë e qeverisë për të komunikuar rolin e saj në publik. Njohja e rolit që shteti ka luajtur – dhe duhet të vazhdojë të luajë – në formësimin e inovacionit na jep mundësi të fillojmë të debatojmë pyetjen më të rëndësishme: Cilat janë investimet e reja vizionare publike që duhet të nxisin rritjen ekonomike në të ardhmen?

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. The Creative State

Etiketa: financimFinlandaKapitalikredimbështetjeMjekmjekëProject SyndicateProtestaQeveriaSHSHBASiristudenttaksa
Tjetri
Berati, qyteti që plaket me ëndrrën për zhvillimin e turizmit

Berati, qyteti që plaket me ëndrrën për zhvillimin e turizmit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.