AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

“Roming – no network”: Jeta e komunitetit rom mes të shkuarës dhe së ardhmes

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Kultura, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto e shkrepur nga shfaqja e premierës së dokumentarit. © BIRN.

Dokumentari-premierë rrëfen jetën personale të njerëzve të komunitetit rom në Shqipëri dhe vështirësitë e tyre për t’u integruar në shoqëri.

Regjisori Elton Baxhaku, drejtori ekzekutiv i SOROS Andi Dobrushi, një aktiviste rome dhe regjisorja Eriona Çami gjatë premierës.
Regjisori Elton Baxhaku, drejtori ekzekutiv i SOROS Andi Dobrushi, një aktiviste rome dhe regjisorja Eriona Çami gjatë premierës.

“Nuk e kisha menduar kurrë jetën time në një barrakë dhe nuk dua ta mendoj se kjo do të jetë trashëgimia që do t’u lë fëmijëve të mi”.

Gruaja rome shtrëngon duart përpara kamerës, ndërsa fytyra i vrenjtet kur nis të rrëfejë jetën e saj të vështirë përballë barrakës që e quan shtëpi. Të tjerë njerëz si ajo, pjestarë të komunitetit rom në Shqipëri tregojnë njëri pas tjetrit kushtet e tyre të mjerueshme në një vend ku ndjehen të margjinalizuar.

Dokumentari “Roming – no network”, i realizuar nga regjisorët Elton Baxhaku dhe Eriona Çami e ka vendosur fokusin tek historitë personale të njerëzve të komunitetit rom në Shqipëri. Premiera u shfaq dje në praninë e anëtarëve të komunitetit rom, të shoqërisë civile dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

I realizuar në disa qytete të ndryshme të Shqipërisë, dokumentari i mundësuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OSFA synon të jetë një dritare e një realiteti të hidhur e të veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Autorët e tij heqin gjithashtu një paralele mes Shqipërisë komuniste dhe asaj të tranzicionit në trajtimin e këtij komuniteti, prej nga rezulton se mbijetesa e tyre është vështirësuar.

Dy regjisorët e filmit dokumentar, Elton Baxhaku dhe Eriona Çami paraqitën punën e tyre të nisur në vitin 2013, duke pranuar se dokumentari synon mbi të gjitha të ngjallë reagim të brendshëm tek secili dhe reflektim publik mbi një shtresë të margjinalizuar.

“Rëndom na duket se i njohim njerëzit që i përkasin këtij komuniteti, por gjatë xhirimeve kam ndjerë se thellë-thellë, nuk i njohim aq mirë,” tha gjatë premierës regjisorja Eriona Çami.

Foto e shkrepur nga shfaqja e premierës së dokumentarit. © BIRN.
Foto e shkrepur nga shfaqja e premierës së dokumentarit. © BIRN.

“Sfida e këtij dokumentari ishte krijimi i një marrëdhënieje besimi dhe barazie mes nesh si realizues dhe atyre si të intervistuar,” tha për BIRN regjisori Elton Baxhaku.

Ai tregon se realizimi i dokumentarit nuk ka qenë i thjeshtë, për shkak të mosbesimit të krijuar ndër vite nga personat e komunitetit rom.

“Ndjeshmëria e romëve ndaj kamerave për shkak të abuzimit që ka bërë media me besimin e tyre, na e vështirësoi punën, por ne u treguam se imazhet nuk ishin sa për të kaluar rradhën, por do të mbeteshin gjatë,” shtoi Baxhaku.

Baxhaku dhe Çami kanë bashkëpunuar edhe më parë në realizimin e filmave dokumentarë për shtresa të margjinalizuara të shoqërisë, si komuniteti LGBT, personat me aftësi të kufizuara dhe së fundmi me komunitetin rom.

Mes rrëfimeve të tyre për të shkuarën dhe të tashmen, pjesëtarë të komunitetit rom ngritën problematikat e punësimit, strehimit, diskriminimit dhe aspiratat për një jetë normale në të ardhmen.

“Momenti më prekës gjatë xhirimeve ka qenë kur një zonjë që banonte në një kasolle hezitoi të na ofronte një kafe nga frika se do ta refuzonim. Kjo skenë më bëri të reflektoj për faktin se i kemi veçuar si inferiorë dhe nuk i kemi konsideruar si të barabartë këta njerëz bujarë,” shtoi regjisori Baxhaku.

Komuniteti rom në Shqipëri vazhdon të jetojë në kushte të vështira dhe të diskriminohet nga një pjesë e shoqërisë. Sipas censusit të vitit 2011, në të gjithë Shqipërinë jetojnë 8301 persona të komunitetit rom. Megjithatë, shifra reale mendohet se është më e lartë se ajo zyrtare.

Etiketa: BIRNDokumentarkomuniteti romLGBTMediaPersonat me aftësi të kufizuaraPunëromromëshqipShqipëriSoros
Tjetri
Greqia voton, Europa në ankth

Tsipras në botën e çudirave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.