AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Kumanovë

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia maqedonase po kontrollon kartat e identitetit të dy njerëzve të moshuar në një lagje të Kumanovës ku thotë se po lufton me një grup të armatosur dhe të paidentifikuar. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Policia maqedonase deklaron për herë të dytë brenda 24 orësh se luftimet kanë përfunduar në lagjen e Trimave në Kumanovë, ku tetë policë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur kanë mbetur të vrarë. Policia nuk jep të dhëna për viktima të mundshme mes civilëve.

Policia maqedonase po kontrollon kartat e identitetit të dy njerëzve të moshuar në një lagje të Kumanovës ku thotë se po lufton me një grup të armatosur dhe të paidentifikuar. (AP Photo/Boris Grdanoski)
Policia maqedonase po kontrollon kartat e identitetit të dy njerëzve të moshuar në një lagje të Kumanovës ku thotë se po lufton me një grup të armatosur dhe të paidentifikuar. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Armët heshtën pasditen e së dielës në Kumanovë ku përgjatë dy ditëve të fundit pati përleshje të ashpra që lanë tetë policë dhe 14 anëtarë të një grupimi të cilit Maqedonia iu referua si “terroristë” të vdekur si dhe së paku 37 oficerë policie të plagosur.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha në një konferencë për shtyp se operacioni është mbyllur dhe se policia po punonte për identifikimin e 14 të vrarëve. Ai shtoi se rreth 30 njerëz nga grupimi janë dorëzuar. Ai tha se nuk kishte informacion për viktima mes civilëve.

Policia e Maqedonisë publikoi gjithashtu një video të të kapurve, disa prej të cilëve duket se janë me veshje ushtarake me shenja të UÇK.


Pas një nate relativisht të qetë, të shtënat rifilluan rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës ndërsa policia hyri në zonë në kërkim të më shumë njerëzve të akuzuar si terroristë. Gjurmët e luftimeve dallohen nga larg te Lagjja e Trimave, lagje që maqedonasit i referohen si Divo Naselje.

Qeveria deklaroi të dielën dhe të hënën ditë zie për policët e vrarë – që të gjithë anëtarë të njërisë Tigrat.

Disa qindra njerëz nga kjo lagje u panë rreth zonës së luftimeve pranë pikave të kontrollit të policisë. Policia e ka izoluar zonën dhe nuk lejoi askënd të që hyjë.

Shumica e tyre qenë shqiptarë që po prisnin për të parë se kur do të mund të kthehen në shtëpi. Ata thanë se nuk kanë dalluar asgjë të pazakontë deri sa filluan luftimet.

“Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë dhe do ta kishim parë nëse do të vinte ndonjë terrorist,” i tha një burrë BIRN. “Çdo gjë dukej normale deri ditën e djeshme.”

Idriz Sinani dhe familja e tij po pret për të dëgjuar se kur do të mund të shkojë të shikojë shtëpinë e tij. Ai tha se mendonte se sulmi qe një “incident i sajuar” nga kryeministri Gruevski dhe partneri i tij në koalicionin qeveritar Ali Ahmeti.

Të tjerë thanë se ka shumë banorë që nuk janë evakuuar nga zona e luftimeve dhe se shumë njerëz kanë mbetur në shtëpi, përfshirë të moshuar dhe gra shtatzëna. Aktualisht në lagje është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Në Kumanovë është njoftuar mbyllja e shkollave të hënën ndërsa autoritetet vendore kanë vendosur fonde për strehimin dhe ushqimin e të shpërngulurve.

Këto trazira në Maqedoni erdhën ndërkohë që vendi është përfshirë nga një krizë politike pasi opozita zbuloi se kryeministri Nikola Gruevski ka urdhëruar përgjime të paligjshme të rreth 20 mijë njerëzve.

Mes protestave antiqeveritare që kërkojnë dorëheqjen e Gruevskit, disa vëzhgues, përfshirë udhëheqësin e partisë socialdemokrate në opozitë Zoran Zaev, ngritën dyshimet se autoritetet mund të kenë orkestruar një kryengritje etnike për të hequr vëmendjen nga protestat kundër qeverisë.

Grupimet e të drejtave të njeriut akuzuan ndërkohë autoritetet se kanë arrestuar pa të drejtë nëntë aktivistë studentë duke i vendosur ata nën arrest me argumentin se kanë marrë pjesë në një protestë të dhunshme më 5 maj.

Zdravko Saveski, nga lëvizja majtiste Solidariteti tha se studentët kishin “protesuar në mënyrë paqësore” më 6 maj dhe se provokatorët e dhunës që ndodhi para ndërtesës së qeverisë nuk qenë arrestuar. Policia keqtrajtoi protestuesit në qendër të Shkupit atë natë.

Saveski tha se qeveria e lodhur “po e kuptonte se propaganda e saj nuk funksiononte dhe se po përdorte frikësimin dhe dhunën… Ne po shohim instalimin e një diktature fashiste në Maqedoni,” tha ai. “Protesta do të vijojë.”

Policë të forcave speciale të Maqedonisë po mbrohen mëngjesin e së dielës në Kumanovë ku luftimet kanë rifilluar për ditën e dytë në një fushëbetejë ku Maqedonia po përplaset me një grup të armatosur dhe të paidentifikuar ndërkohë qe deklaratat e autoriteteve janë kontradiktore. 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Policë të forcave speciale të Maqedonisë po mbrohen mëngjesin e së dielës në Kumanovë ku luftimet kanë rifilluar për ditën e dytë në një fushëbetejë ku Maqedonia po përplaset me një grup të armatosur dhe të paidentifikuar ndërkohë qe deklaratat e autoriteteve janë kontradiktore. 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Rusisë mbështeti qeverinë nacionaliste të Gruevskit duke akuzuar opozitën dhe “organizatat e frymëzuara nga perëndimi” se po përpiqen të destabilizojnë vendin.

“Shpërthimi i aktiviteteve anti-qeveritare në Maqedoni përgjatë ditëve të fundit është shqetësues,” deklaroi Moska.

“Zgjedhja e shumë lëvizjeve opozitare dhe të OJQ-ve të frymëzuara nga Perëndimi, të cilat favorizojnë logjikën e rrugës dhe të skenarit të njohur të ‘revolucionit paqësor’ është përplot me pasoja të rrezikshme,” tha Moska duke iu referuar të ashtuquajturit Revolucioni i Portokallinjtë në Ukrainë.

Mesazhi i Moskës është i ngjashëm me qëndrimin e qeverisë Gruevski, e cila akuzon opozitën se ka bashkëpunuar me “shërbime sekrete të huaja” për të destabilizuar Maqedoninë.

Partia në pushtet së fundmi akuzoi drejtpërsëdrejti disa organizata të shoqërisë civile dhe disa aktivistë si bashkëpunëtorë të interesave të të huajve.

Kriza aktuale e Maqedonisë filloi në shkurt kur opozita filloi publikimin e bisedave të zyrtarëve më të lartë të qeverisë, biseda që qenë përgjuar.

Bisedat sugjerojnë se qeveria e Gruevskit ka kryer përgjime ilegale të mbi 20 mijë njerëzve përgjatë viteve të fundit, përfshirë gazetarë, gjykatës, prokurorë, kryebashkiakë apo edhe ministra.

Opozita socialdemokrate ka shpallur se do të organizojë protestën më të madhe deri tani më 17 maj në kërkim të rrëzimit të qeverisë.

Një vajzë po qan pasi u evakuua nga shtëpia e saj në një lagje të Kumanovës të banuar nga shqiptarët më 9 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Një vajzë po qan pasi u evakuua nga shtëpia e saj në një lagje të Kumanovës të banuar nga shqiptarët më 9 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Policia maqedonase në Lagjen e Trimave në Kumanovë. (AP Photo/Radovan Vujovic)
Policia maqedonase në Lagjen e Trimave në Kumanovë. (AP Photo/Radovan Vujovic)
Nga një shtëpi në një lagje të Kumanovës po del tym më 9 maj 2015. Policia maqedonase thotë se është përleshur me një grup terrorist të paidentifikuar dhe ka bllokuar të gjithë zonën. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Nga një shtëpi në një lagje të Kumanovës po del tym më 9 maj 2015. Policia maqedonase thotë se është përleshur me një grup terrorist të paidentifikuar dhe ka bllokuar të gjithë zonën. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Etiketa: aktivistAli AhmetiArmëArrestBIRNDhunëdiktatureenergji elektrikeFondegazetarGjykatëGjykatësgraGruevskiKartatKrizaMaqedoniMaqedoniaMoskaNikola GruevskioperacioniOpozitaParaPartiapasojaPoliciaprokurorProtestaProtestatPunëPunëtorQeveriaSHstudentTerroristtraziravideoviktimaZoran Zaev
Tjetri

Tre kandidatë në garë për votën e të pakënaqurve në Tiranë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.