Mjaft e mallkuam Europën për hallet e Shqipërisë kur zgjidhja e tyre mund të burojë vetëm nga ne.
Besoj se Europa ose Bashkimi Europian (pa dashur t’i hyj ndarjes se këtyre dy termave) është një ndër fjalët më të lakuara nga shqiptarët. Shpeshherë ajo ngjan me ato kurtizanet e bukura që shumë dëshirë kemi me i pas e pak shanse, për të mos thënë aspak. E në dhimbje e sipër, nga ndjenjat e lënduara, nga pamundësia për të pasur për shkak të skamjes, jo vetëm asaj ekonomike, e thërrasim ‘k***ë’. Madje ka edhe këngë të thurura kundër ‘Evropës tradhtare’.
Më kishte dal nga mëndja mllefi që kanë disa shqiptarë kundër Europës që s’arriti dot t’i bënte ‘shtet’. Sipas tyre ajo duhet të shlyejë borxhin e hershëm që kur ajo jua copëtoi trojet shqiptare. Në një konferencë rajonale të organizuar për Konventën Europiane që do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor për tu integruar në BE, merte pjesë edhe një zotëri që ishte i bindur që fajin e ka Europa për korrupsionin, mungesën e shtetit të së drejtës, mungesën e demokracisë në vend. Ajo madje është fajtore edhe për çështjen qëllimisht të pazgjidhur të pronave. Sipas tij, gjithçka e keqe që po ndodh me vendin është pasojë e indiferencës së Europës. Dhe unë e di që ai nuk është i vetmi që mallkon Evropën për hallet e Shqipërisë.
Pa dashur të t’ju injektoj mendimin tim personal mbi këtë çështje, unë do parashtroj disa pyetje të cilave ju do iu përgjigjeni vetë. Po e filloj me atë që unë e quaj më të rëndësishmen : A t’i ka zgjedh Europa politikanët që ka pasur dhe ka Shqipëria? A ta ka blerë dhe ta blen Europa votën? A të fut Europa kriminelë në parlament? A të partizon Europa me detyrim për të marrë apo mbajtur një vend pune? A ta shkel dinjitetin dhe te mbyll gojën Europa nga frika për të mbajtur vendin e punës? A të tërheq zvarrë Europa nëpër mitingje partiake? A të Hasanizon Europa ? A ta ka krimbur Europa sistemin e gjyqësorit? A të ka lënë Europa sistemin e shëndetësisë në këtë gjendje të mjeruar? A ta ka shkatërruar Europa sistemin e arsimit sepse nuk ka interes për të pasur shqiptarë të edukuar ? A jua ka dhënë Europa pasuritë e tua minerale bandave të ndryshme? A i dërgon Europa policët e saj për të tërhequr zvarrë qytetarin që proteston? A të ka dërguar Europa të rinj që në vend që të jenë e ardhmja ndryshe e vendit, ‘kështjellizojnë’ Monikën? A kanë ardhur nga Europa ata të rinj që e duan Europën vetëm me fjalë e nuk aktivizohen për të qenë si Europa? A të nxjerr Europa në shesh për të valëvitur flamurin për arsye folklorike-arkaike dhe nacionaliste në vend të arsyeve më të rëndësishme si mirëqenia ekonomike e sociale e respektimi i të drejtave të tua? A të ushqen Europa me nacionalizëm atëherë kur s’të ushqen dot me bukë ? A t’i ka boshatisur Europa qytetet e tua nga numri i madh i azilkërkuesve që lënë mbrapa edhe sirianët që po i ikin luftës civile që prej 2011? Lista e pyetjeve është aq e gjatë, saqë as edhe një mijë e një net s’do mjaftonin për ti parashtruar.
Bashkimi Europian është veçse një organizatë ndërkombëtare, ku Shqipëria po punon (ose të paktën pretendon që punon) për tu bërë anëtare e kësaj organizate. BE-ja nuk është një organizatë bamirëse që do ta bëj Shqipërinë anëtare, sepse populli shqiptar ka nevojë për shpëtim. Për shumë vite Shqipëria ka qenë në të njëjtin grup me Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën si vende me status kandidat potencial. Ajo ka qenë në të njëjtin grup me vende që nuk iu njihet pavarësia apo që janë shtete jo-funksionale. Kjo nuk ka ndodhur sepse BE-ja ka më shumë debulesë për Serbinë apo Maqedoninë dhe sepse nuk i ka qejf shqiptarët. Kjo ka ndodhur sepse pala shqiptare ka punuar shumë pak, ose aspak për të plotësuar reformat që i kërkohen asaj. Ndërkohë që Maqedonisë i është vështirësuar procesi për shkak të konfliktit të emrit që ka me Greqinë (pa marrë parasysh ngjarjet e fundit) dhe Serbisë për shkak të arrestimit të kriminelëve të luftës, Shqipërisë i është vështirësuar procesi për shkak të kolltukofagëve. Shqipërisë i është vështirësuar procesi se është e keqja e vetës së vet, do thoshte populli. Edhe këtë vit nuk do të hapen negociatat, jo sepse BE-së nuk ia ka ënda, por sepse Shqipëria nuk plotësoi asnjë nga kriteret kyçe për të hapur negociatat, të cilat janë: krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar, forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Marrja e statusit kandidat është një hap shumë i vogël, më i vogël sesa i bebeve që sapo fillojnë të ecin. Vetëm me statusin kandidat, Shqipëria i ka dy këmbët jashtë BE-së.
BE-ja mund të ndihmojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj europian, mund ta kushtëzojë atë me ndihmat financiare ose me mos avancimin në procesin e integrimit europian, por Europa nuk e drejton dot Shqipërinë sepse ajo është vend sovran me një qeveri të zgjedhur. Europa mund të jetë një katalizator i procesit të europianizimit të vendit, por substancat e këtij procesi janë vetëm shqiptare. Europa mund ta përshpejtojë procesin, por nuk e zhvillon dot atë. Unë i qëndroj besnike tezës që ndryshimi vjen nga brenda dhe mbështetja për ndryshim vjen nga Europa. Një ndër fjalimet më boshe dhe të paqëndrueshme, është kur politikanët shqiptarë premtojnë reforma sepse Shqipëria duhet të bëhet pjesë e BE-së. Reformat duhet të bëhen së pari për mirëqenien e popullit shqiptarë e më pas për integrimin europian. Mjaft e mallkuat Europën për hallet e Shqipërisë, sepse Shqipëria do të shpëtohet vetëm nga ne.
Ahh cna ka gjetur me merhuma si puna jote qe na jep mend duke shitur mend tek ata qe nuk e kuptojne sa injorante je ti dhe qe nuk ja ke iden e Politikes se lojes se miut karrotes dhe maces me kamzhik.Hasanizimin.Po pse o pyke per 23 vjet qe mundoheshim ne shqiptaret pse per copetimin e ketij shteti nuk e paska fajin kjo europe qe ne i themi k……e.Lere pale na jipke edhe mend qe edhe pse jemi copetuar ne 5 copesh e paskemi fajin neve.Po ke te drejte se kemi gjak prishur si puna jote qe shet b…. per te treguar keq bashkathdhetarin tend.Jeni per te ardhur keq.Jane demet Europiane keto qe vuajme ne sot.Jane po keta europiane qe thonin burre shteti ky e burre shteti ai.Jane keta qe e izoluan shqiperine duke i dhene dore te lire kasapit enver hoxha dhe po keta qe nuk donin tja dinin kur kerkonim te beheshim pjese e evropes.Jane po keta qe e copetuan shqiperine sot qe ti na beke te dituren.Shko shpelahu mire dhe mendjen tende sigurisht sa me mire dhe boll na cuditet me analfabetizmin e theksuar.
Ne fakt pa komentuar per shkrimin qe eshte shume aktual dhe konkret, desha te bej nje koment per kete cunin e Tirones. qe na qenka edhe puro, tamam si purot e kabadaijve qe na i paska ardhur keq per pushtetaret….. Epo duke qene Shqiperia e mbushur me keso purosh si puna jote o çuno, politikanet tane bejne qejf dhe jemi ketu ku jemi dhe keshtu siç jemi. Jemi si mos me keq ku Shqiperia po boshatiset çdo dite dhe me shume, prej ketyre purove dhe kamisheve me mendje fyll. Ndaj Dhe as qe behet fjale te shkojme ne Europe ne sa te kemi keto purot qe rrine tan dites lokaleve e kabareve me puro ne goje dhe asgje ne traste. Epo jane keta purot qe ndjekin kabadaijte pas per te fituar ndonje llokme ose ndonje vend pune te pameriatuar edhe pse me kokat bosh qe kane, sepse jane te bindur qe me formimin dhe shkollat qe kane e kane zor per te ecuer vete e jo me as qe behet fjale per te çuar Shqiperine perpara. Ndaj dhe ju ngjiten partiçkave nga pas per te fituar ndonje vend te pameriatuar pune pse jo edhe per te komentuar ne rrjetet sociale. Eshte pra ky hasanizimi i vendit dhe i mbare Shqiperise qe Ben Blushi ka ditur ta shkruaje aq bukur dhe sakte ne shkrimin e tij shume te goditur,qe shume e dinin, por askush nuk diti ti radhise ne leter. Ndaj ti more puro, do ishte mire t’i shihje gjonat me mire e nese s’mundesh me sy te lire, do beje mire te merrje ndonje lupe, sepse ju qorruan politikanet dhe ju lane lokaleve me puro ne goje………….
Te jesh me LSI-ne dhe te shtires si tirons puro kjo nuk shkon.Ju mund te jeni malok Skrapari.Mjaft mire ta ka spjeguar vajza e cila paska kryer shkolle ne perendim se kush eshte Europa.Por ju te LSI-se shkolle vleresoni Kristalin.Ne fakt paska perifrazuar edhe nusen e LSI-se Monen.Kjo mesa duket u paska “djegur”ju te LSI-se.
E moj ti vajze shume mire e ke ti, por kur te gjithe kane ngrene mishin e lopes se çmendur dhe po rendin si turme ashtu pas njeri tjetrit, ti qe je e shkolluar ne Perendim eshte mire qe mos te te pershtjelloje kjo vorbulla e mishit te lopes çmendur dhe do beje mire qe te ikje atje ku ja dine vlerat shkolles. Sepse as qe behet fjale te vlersohen njerez me formime te tilla ne Europe. Sepse ne jemi hasanizuar, shkollat jane hasanizuar, politika eshte hasanizuar, mendjet e njerzeve jane hasanizuar dhe akoma me keq fryma e njerzeve te lire eshte hasanizuar.
Edhe tirons puro edhe me LSI-ne nuk ka.Ti duhet te jesh ndonje malok Skrapari qe ke zbrite ne Tirane dhe ju ke rene ne qafe tironsve.Vajza e shkolluar ne perendim ta ka spjeguar qarte se kush eshte Europa.Por tu te djeg se paska permendur nusen tuaj Monen
Cupka nuk ka faj. Eshte si ata mjerane qe shkojne ne kishe apo xhami u shplahet truri dhe bejne amin per priftin apo hoxhen, si te jete vendi.
Si tha nje hajdut, per miljonshin e pare mos me pyet, pastaj per te tjerat jam gati te pergjigjem. Europa mbasi e beri copash Shqiperine per intresat dhe pazaret e saj, e izoloi, dhe kur shoqeria postdiktatoriale kishte nevoje per tu mesuar me ligje, rregulla dhe kulture demokratike, europa dha urdher qellimisht -rasti me i keq dhe paftesi -rasti me i mire, te hiqet ligji i denimit me vdekje, sepse ai “duhej i pari”. Nuk detyroi qeverine te bente REFORMIMIN e DREJTESISE ashtu si e detyroi per ligjin e siperpermendur.kY LIGJ SHKATERROI SHOQERINE SHQIPTARE.
E donin nje Shqiperi ASHTU SI ESHTE SOT, KU TE PASTROHEN PARATE E MAFIOZEVE EUROPIANE, KU SHTETI DHE MAFIOZET E VENDIT TE SHESIN ASETET E POPULLIT ZORZOPERVE EUROPIANE …
Cupa me te drejte flet dhe shkruan ashtu se paska mbaruar shkolle per “Te drejten europiane” jo “shqiptare”