AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Rikthehen të shtënat me armë në Kumanovë

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policë të forcave speciale të Maqedonisë po mbrohen mëngjesin e së dielës në Kumanovë ku luftimet kanë rifilluar për ditën e dytë në një fushëbetejë ku Maqedonia po përplaset me një grup të armatosur dhe të paidentifikuar ndërkohë qe deklaratat e autoriteteve janë kontradiktore. 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Maqedonia shpall dy ditë zie për policët e vrarë ndërsa deklaratat e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë rezultojnë kontradiktore.

Policë të forcave speciale të Maqedonisë po mbrohen mëngjesin e së dielës në Kumanovë ku luftimet kanë rifilluar për ditën e dytë në një fushëbetejë ku Maqedonia po përplaset me një grup të armatosur dhe të paidentifikuar ndërkohë qe deklaratat e autoriteteve janë kontradiktore. 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Policë të forcave speciale të Maqedonisë po mbrohen mëngjesin e së dielës në Kumanovë ku luftimet kanë rifilluar për ditën e dytë në një fushëbetejë ku Maqedonia po përplaset me një grup të armatosur dhe të paidentifikuar ndërkohë qe deklaratat e autoriteteve janë kontradiktore. 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Të shtënat me armë vijuan mëngjesin e të dielës në Kumanovë ku betejat me armë që filluan të shtunën raportohet se kanë lënë të vdekur së paku pesë policë ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë të plagosur.

Nata mes të shtunës dhe të dielës qe relativisht e qetë por të shtënat rifilluan rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës ndërsa policia gjendet në lagjen e Trimave ku tashmë panorama është ajo e një zone lufte.

Qeveria shpalli të dielën dhe të hënën si ditë zie për policët e vdekur – të cilët raportohen se janë të gjithë anëtarë të njësisë antiterroriste të njohur si Tigrat (ekuivalenti i repartit RENEA në Shqipëri). Maratona e Shkupit që pritej të zhvillohej të dielën u anulua.

Qeveria maqedonase ndërkohë refuzon të thotë nëse në këto luftime ka patur viktima mes civilëve ndërsa disa nga informacionet e shpërndara prej saj rezultojnë të pavërteta.

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankulovska, e përfshirë nga skandali i përgjimeve ku ajo shfaqet si personi që manipulon zgjedhjet apo dhunon opozitën, deklaroi të shtunën në darkë se nuk disponon të dhëna për viktima mes civilëve ndërsa theksoi se forcat e saj të sigurisë po përballen me një grup të rrezikshëm dhe shumë profesional që ka ardhur “nga një vend fqinj” duke refuzuar të thotë se për cilin vend fqinj bëhet fjalë.

Një deputet nga partia VMRO-DPMNE deklaroi në Tëitter se vendi në fjalë është Kosova. Gjithsesi, policia e Kosovës tha se nuk ka vënë re asnjë grupim të dyshimtë në kufi kohët e fundit.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë element të dyshimtë që të jetë vënë re duke kaluar kufirin as individë dhe as grupim kriminal”, deklaroi Majori Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës.

Ndërkohë, disa media shqiptare kanë publikuar një deklaratë për shtyp nga një grupim i panjohur me emrin Ushtria Çlirimtare Kombëtare, ku merret përgjegjësia për sulmet. I njëjti grupim ka marrë përsipër përgjegjësinë për disa incidente në të shkuarën në Maqedoni.

Vërtetësia e deklaratës dhe ekzistenca e grupimit nuk janë konfirmuar por në deklaratë thuhet se ata kanë sulmuar policinë “në një luftë për liri dhe dinjitet kombëtar”. Ashtu si deklaratat e mëparshme, ky grupim nuk ka bërë kërkesa të qarta.

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov bëri thirrje për një mbledhje urgjente të sigurisë kombëtare me pjesëmarrje të zyrtarëve më të lartë si dhe të krerëve të opozitës.

Komisioneri i Fqinjësisë dhe Zgjerimit të Komisionit Europian Johannes Hahn bëri thirrje të shtunën për ndalim të dhunës dhe rikthim te dialogu.

“Jam shumë i shqetësuar nga zhvillimet në Kumanovë dhe humbjet e mundshme të jetëve njerëzore appo për të plagosurit. I kërkoj autoriteteve dhe të gjithë udhëheqësve politikë apo të bashkësive të bashkëpunojnë në mënyrë që të rikthehet qetësia dhe të hetohen tërësisht ngjarjet në një mënyrë objektive dhe transparente brenda ligjit,” tha ai.

Kosova dhe Shqipëria dënuan dhunën dhe bënë thirrje për vetëpërmbajtje ndërsa Serbia dërgoi trupa për të siguruar kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë pranë Kumanovës. Serbia ka thirrur këshillin e vet të sigurimit të dielën. 

Etiketa: deputetDhunëKomisioneriKosovaKosovëKufiLufteMaqedoniMaqedoniaMbledhjeMediamedia shqiptarendalimPanoramaPartiaPoliciaPolicia e KosovësQeveriaRENEASerbiashqipShqipëriShqipëriashqiptareSkandali i përgjimeveUshtriaviktimaZgjedhjet
Tjetri

22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Kumanovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.