AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Qetësia rikthehet në qytetin e shkatërruar të Maqedonisë

Sinisa Jakov MarusicErvin QafmollangaSinisa Jakov MarusicdheErvin Qafmolla
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një burrë ecën pranë një shtëpie të shkatërruar nga luftimet në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)

Banorët u rikthyen në rrënojat e lagjes së shqiptarëve në Kumanovë të hënën pas betejave me armë mes policisë dhe një grupi të panjohur të armatosur lanë tetë policë dhe 14 anëtarë të këtij grupimi të vdekur ndërsa kthyen lagjen në një zonë lufte.

Habibe Biyali brenda një dhome të shtëpisë së saj të shkatërruar nga luftimet në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Habibe Biyali brenda një dhome të shtëpisë së saj të shkatërruar nga luftimet në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)

Banorët  u lejuan të rikthehen në shtëpitë e tyre në lagjen e Trimave të Kumanovë, (njohur nga maqedonasit si lagjja Divo Naselje) të hënën pas luftimeve të përgjakshme të fundjavës që la tetë policë të vdekur dhe rreth 37 të plagosur. Edhe 14 njerëz u vranë nga pala luftuese.

Ndërsa njerëzit u kthyen në shtëpitë e tyre të shkatërruara, ata gjetën pellgje gjaku në rrugë, makina të shkatërruara, karikatorë municionesh, predha dhe siguresa bombash të cilat bënë që skena t’i ngjante një zone lufte dhe që tregonin për ashpërsinë e betejës që u zhvillua në Kumanovë të shtunën dhe të dielën.

Kjo lagje, jo shumë larg nga qendra e qytetit, qe e mbushur me njerëz të hënën ndërsa banorët e pjesës tjetër erdhën për të parë shkatërrimet. Pavarësisht numrit të madh të njerëzve, heshtja dominoi, e ndërprerë vetëm nga shkrepjet e herëpashershme të aparateve fotografikë.

Disa nga banorët filluan të pastrojnë rrënojat, pronarët e disa shtëpive nuk janë rikthyer ende. Dyert e shkyera lejonin të shikohej shkatërrimi brenda shtëpive.

Pasa se njerëzit të lejoheshin të ktheheshin, policia përdori përdori kamionë për të nxjerrë nga lagjja katër mjete të blinduara të shpartalluara nga plumbat dhe të nxjerra jashtë përdorimit.

Shumë njerëz në rrugë këmbëngulën se beteja nuk do ta dëmtojë marrëdhënien mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Shqiptarët përbëjnë rreth 37 për qind të popullsisë së qytetit – dhe rreth një të katërtën e popullsisë së Maqedonisë. Ata rikujtuan konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni mes guerilasve shqiptarë dhe forcave të sigurisë, konflikt që nuk u shtri në luftime brenda qytetit.

Një video në YouTube tregoi shqiptarë dhe maqedonas që flisnin për fqnjinjësinë e mirë – si dhe mosbesimin ndaj versionit qeveritar të ngjarjes. Fillimisht e postuar në Facebook, kjo video tërhoqi rreth 500 mijë lexime brenda pak orësh.

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov drejtoi të shtunën një seancë të këshillit të sigurisë kombëtare, në të cilën morën pjesë edhe udhëheqësit e opozitës morën pjesë.

Seanca nënvijëzoi se veprimet e shpejta të policisë neutralizuan disa dhjetëra njerëz që patën planifikuar sulme terroriste në të gjithë vendin me synimin e krijimit të destabilitetit.

“Veprimi policor u ndërmor në mënyrë që të parandaloheshin viktimat mes civilëve dhe kjo është arsyeja se pse pati kaq shumë viktima mes policëve,” tha Ivanov për gazetarët pas takimit.

Ivanov bëri thirrje që NATO dhe BE të zhbllokojnë integrimin e Maqedonisë duke shtuar se përjashtimi i saj nga këto organizata ka nxitur grupimet radikale në vend.

Maqedonia ka qenë kandidate për në BE që nga viti 2005 por nuk ka bërë shumë progres drejt bashkimit në BE apo në NATO për shkak të bllokadës së vendosur nga Greqia në lidhje me mosmarrëveshjet mbi emrin e këtij vendi.

Të dielën, një gjykatë në Shkup la në arrest me burg 30 njerëz që qenë pjesë e grupit të armatosur, të cilët u dorëzuan. Shumica janë akuzuar për akte terroriste.

Tetëmbëdhjetë nënshtetas të Kosovës, nëntë nënshtetas të Maqedonisë dhe një nënshtetas shqiptar me rezidencë në Gjermani si dhe dy nënshtetas maqedonas me qëndrim të përkohshëm në Kosovë janë të akuzuar, theksoi gjykata.

Më herët, policia tha se kanë arrestuar së paku tri nga pesë njerëzit e dyshuar si kryesues të grupit. Policia tha se që të gjithë qenë nënshtetas të Kosovës.

Emrat e tyre janë: Muhamed Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, Mirsad Ndrecaj, i njohur si Komandant NATO, Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli, Beg Rizaj, i njohur si Komandant Begu dhe Deme Shehu, me pseudonimin Juniku.

Gjithsesi policia tha se Ndrecaj, i përmendur si i dyshuar për udhëheqës, nuk qe mes të dorëzuarve.

Operacioni policor u zhvillua në një kohë kur Maqedonia gjendet në një krizë të thellë politike të shkaktuar nga pretendimet e opozitës se kryeministri Nikola Gruevski ka urdhëruar përgjimin e paligjshëm të rreth 20 mijë njerëzve.

Disa kundërshtarë të qeverisë, përfshirë udhëheqësin e opozitës socialdemokrate Zoran Zaev, kanë ngritur dyshimet se autoritetet po përpiqen të heqin vëmendjen e publikut nga kriza – dhe nga protestat e planifikuar – duke orkestruar një kryengritje etnike.

James Ker-Lindsay, një ekspert britanik mbi Europën Juglindore në Shkollën Ekonomike të Londrës tha se koha e zhvillimit të dhunës natyrisht që ngre shumë pikëpyetje.

“Koha duket thjeshtë shumë e dyshimtë. Pyetjet po ngrihen nëse qeveria e ka orkestruar në një farë mënyre këtë në mënyrë që të heqë vëmendjen nga skandali që po ngrihet,” tha ai.

“Një këndvështrim i tillë nuk mund të hidhet poshtë thjeshtë si një teori tipike komploti ballkanike. Duke parë provat e shkeljeve të rënda të kryera nga qeveria, shumë njerëz besojnë se administrata është mëse e aftë për të sajuar një sulm terrorist në mënyrë që të qëndrojë në pushtet,” shtoi ai.

Që nga shkurti, opozita ka qenë duke publikuar biseda të përgjuara që duket se tregojnë se qeveria është përfshirë në një numër të madh shkeljesh dhe hilesh politike, përfshirë manipulimin e zgjedhjeve, abuzime me sistemin e drejtësisë dhe fshehjen e vrasjes së një të riu protestues nga një oficer policie.

Protesta të mëdha anti-qeveritare u zhvilluan gjatë javës së fundit para se të ndodhnin luftimet ndërsa në protesta morën pjesë njerëz me etni të ndryshme të cilët protestuan sëbashku.

Protestuesit në disa raste lidhën bashkë flamujt e Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Turqisë për të treguar solidaritet dhe unitet.

Foto: Ines Efremova Facebook
Foto: Ines Efremova Facebook

Ndërsa vendi po mban ende zi për viktimat e dhunës në Kumanovë, protestuesit kanë vendosur që të hënën të vishen me të bardhë dhe të zezë dhe të ndezin qirinj para selisë së kryeministrisë për të shprehur trishtimin për të vrarit në Kumanovë.

Protestuesit dhe organizatat e të drejtave u ankuan se ndërsa luftimet po zhvilloheshin në Kumanovë, policia në Shkup arrestoi tetë studentë të tjerë të akuzuar për dhunë. Më herët, nëntë studentë u arrestuan për të njëjtën arsye, masë që protestuesit thonë se synon të frikësojë të gjithë lëvizjen e protestës.

Në një deklaratë të përbashkët të dielën, OSBE, BE-ja, SHBA dhe NATO thanë se ata shpresonin që luftimet në Kumanovë do të mbeten një ngjarje e izoluar.

“Ne po kuptojmë se grupi i armatosur në Kumanovë është një fenomen i izoluar. Ne besojmë fort se ai nuk duhet të lejohet të dëmtojë marrëdhëniet brenda shoqërisë,” thuhet në deklaratë.

“Ne gjithashtu shpresojmë se ky do të jetë çasti për udhëheqësit e vendit që të bashkohen dhe të angazhohen në dialog mbi të gjitha problemet që përballet vendi, përfshirë krizën e gjatë politikë dhe reformat e nevojshme,” thuhet në deklaratë.

Në Kosovë, lëvizja majtiste dhe nacionaliste opozitare Vetëvendosje i kërkoi shqiptarëve dhe maqedonasve të bashkohen në protestat anti-qeveritare në Shkup, duke thënë se kryeministri ppo drejton “terror policor kundër shqiptarëve” në këtë vend.

“Gruevski do të rrëzohet në Shkup, jo në lagjet dhe fshatrat e Kumanovës,” tha Vetëvendosje.

Opozita socialdemokrate po përgatitet për një protestë të madhe më 17 maj me synimin ppër të rrëzuar qeverinë.

Një grua po qan ndërsa shikon dëmet në shtëpinë e saj të shkatërruar nga luftimet në lagjen e shqiptarëve në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Një grua po qan ndërsa shikon dëmet në shtëpinë e saj të shkatërruar nga luftimet në lagjen e shqiptarëve në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Një burrë kalon pranë një shtëpie të shkatërruar nga luftimet në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Një burrë kalon pranë një shtëpie të shkatërruar nga luftimet në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Një burrë po qëndron pranë një makine të shkatërruar në luftime në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Një burrë po qëndron pranë një makine të shkatërruar në luftime në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Habibe Biyali duke parë shtëpinë e saj të shkatërruar në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Habibe Biyali duke parë shtëpinë e saj të shkatërruar në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Një i ri po ecën pranë shtëpive të shkatërruara në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Një i ri po ecën pranë shtëpive të shkatërruara në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Një burrë ecën pranë një shtëpie të shkatërruar nga luftimet në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Një burrë ecën pranë një shtëpie të shkatërruar nga luftimet në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Një burrë ecën pranë një shtëpie të shkatërruar nga luftimet në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Një burrë ecën pranë një shtëpie të shkatërruar nga luftimet në Kumanovë më 11 maj 2015. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Foto: Ines Efremova Facebook
Foto: Ines Efremova Facebook
Etiketa: ArrestBEBurgdemeDhunëdialogFacebookGjermaniGjykataGreqiaGruevskiKandidatekonfliktKosovëKrizaLufteMakinaMaqedoniMaqedoniaMASNATONikola GruevskiOpozitaOSBEParaPoliciaprogresProtestaProtestatprotestuesQeveriaSeancaSHSHBAstudentSulmTerroristVetëvendosjeviktimaZoran Zaev
Tjetri
Luftimet e Kumanovës, kush janë 5 të akuzuarit si drejtues të grupit të armatosur

Luftimet e Kumanovës, kush janë 5 të akuzuarit si drejtues të grupit të armatosur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.