AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ministrat e rinj nuk i vënë kapak krizës në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski. Foto: BETA/AP

Parlamenti maqedonas miratoi të mërkurën dy ministrat e rinj pasi ministrja e brendshme dhe ministri i transportit hoqën dorë, por atmosfera politike vazhdon të jetë jo e mirë.

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski (majtas) dhe lideri i opozitë Zoran Zaev. Foto: Beta.
Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski (majtas) dhe lideri i opozitë Zoran Zaev. Foto: Beta.

Deputetët maqedonas mbështetën të mërkurën caktimin e ministrit të ri të brendshëm, Mitko Cavkov, që ishte kreu i Byrosë së Sigurisë Publike dhe ministrit të ri të transportit, Vlado Misajlovski, që drejtonte ndërmarrjen shtetërore të rrugëve.

Votimi u mbajt në mungesë të deputetëve të opozitës që kanë bojkotuar parlamentin që nga zgjedhjet e prillit, të cilat sipas tyre u kryen me mashtrim.

Social demokratët në opozitë thanë se ndryshimi nuk do t’i pengojë ata nga lufta për të përmbysur qeverinë e Nikola Gruevskit, të cilën e akuzojnë për autoritarizëm dhe korrupsion. Zyrtarët nga partia thanë se deputetët e tyre nuk do të rikthehen në parlament për shkak të ndryshimit.

Riorganizimi ndodhi në sfondin e një krize politike që lindi prej pretendimit të opozitës se kryeministri Gruevski dhe kushëriri i tij, shefi i policisë sekrete në largim, Saso Mijalkov, urdhëruan mbikëqyrjen e paligjshme të 20 mijë personave.

Që nga shkurti, opozita ka publikuar biseda të përgjuara mes zyrtarëve të lartë ku qeveria është përfshirë në një gamë të gjerë manipulimesh, abuzimi me drejtësinë dhe mbulim të vrasjes së një të riu nga një oficer i policisë.

Të martën në mbrëmje, tre bashkëpunëtorë kyç të Gruevskit, ministrja e brendshme, Gordana Jankuloska, ministri i transportit Mile Janakieski dhe kreu i policisë sekrete Mijalkov, kushëri i Gruevskit, dhanë dorëheqjen.

Shumë të implikuar në skandalin e mbikëqyrjes, ata shfaqen në shumë prej përgjimeve inkriminuese të publikuara nga opozita.

“Shpresoj që dorëheqja ime do të zgjidhë krizën e ngritur nga opozita me sjelljen e saj antishtetërore,” shkroi Mijalkov në letrën e dorëheqjes.

Dorëheqjet pasuan një fundjavë dramatike të përplasjeve me armë mes policisë dhe një grupi terrorist në Kumanovë. Tetë oficerë policie vdiqën dhe 37 u plagosën në luftime.

Etiketa: deputetGruevskiKorrupsionkrizeLuftaMaqedonimashtrimNikola GruevskiOpozitaparlamentPartiaPunëPunëtorQeveriaSaso MijalkovTerroristVotimiZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Vuçiç irritohet nga Rama: S’do të lejojë kurrë ‘Shqipërinë e Madhe’

Kryeministri serb planifikon vizitë historike në Shqipëri

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.