AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Gratë në këshillat vendorë: të pakënaqura me pushtetin e kufizuar

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli bashkiak i Tiranës | Foto nga : LSA

Sipas një studimi të PNUD, gratë në këshillat vendor përballen me pengesa serioze në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Këshilli bashkiak i Tiranës | Foto nga : LSA
Këshilli bashkiak i Tiranës | Foto nga : LSA

Gratë këshilltare e perceptojnë përfaqësimin e interesave të grave dhe vajzave si përgjegjësinë e tyre në 93 për qind të rasteve, sugjeron studimi “Forcimi i pushtetit vendimmarrës të grave këshilltare në Shqipëri”, i kryer nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin. Në të u përfshinë 186 gra këshilltare nga zonat urbane dhe rurale në 137 këshilla vendorë në 12 qarqet e vendit.

Rreth 68% e grave këshilltare raportuan se nuk ishin të kënaqura me pushtetin e tyre në këshill; 11.86 % e tyre u shprehën se “ndjeheshin të diskriminuara” për shkak të gjinisë dhe 18.29 % u shprehën se “këshilltarët i ndërpresin fjalën kur gratë këshilltare janë duke folur në mbledhjet e këshillave bashkiakë.”

Sipas studimit gratë këshilltare përballen me barriera të shumta strukturore në vendimmarrje, të cilat lidhen me kompetencat e dobëta të këshillave lokalë, kapacitetet të pamjaftueshme fiskale të organeve të qeverisjes vendore, proceset përmes të cilave drejtuesit e partive politike përzgjedhin gratë dhe kufizimet që këta vendosin për vendim-marrësit lokalë.

50.81% e grave këshilltare u shprehën se janë përfshirë në iniciativa kolektive. Gratë këshilltare raportuan që kishin më shumë gjasa të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, kur ata përbënin një numër të konsiderueshëm. Përveç kësaj, 63,78 % e grave këshilltare u shprehën se e kanë ngritur zërin e tyre në këshill për të adresuar problemet me të cilat përballen gratë dhe vajzat në komunitet.

“Gratë kudo kanë nevojë për më shumë demokraci, në politikat lokale, partitë politike si edhe në jetën politike në përgjithësi në mënyrë që të jenë në gjendje të kenë pushtet në vendimmarrje dhe në vendimet të cilat ndikojnë në jetën e grave”, tha gjatë një forumi diskutimi të zhvilluar të premten me zyrtarë të qeverisë, shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Znj. Zineb Touimi-Benjelloun.

“Prania 50% e grave në këshillat e reja bashkiake-ngjarje që i jep vlerën e duhur organizimit të ri dhe kompetencave në rritje të pushtetit vendor,” tha Zv. Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete Zj. Mimoza Hafizi.

Ndërhyrjet e aktorëve lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë duhet të jenë shumëplanëshe, sugjeroi studimi në kuadër të Programit të Barazisë Gjinore.

Etiketa: demokracideputetegraKëshilli Bashkiak i TiranëskomunitetLokaleMimoza HafiziQarqetshqipShqipëriTiranëUNDPVendimVendimet
Tjetri
Tetë deklaratat politike më hipokrite të politikanëve shqiptarë

Deputeti Tom Doshi akuzohet për fshehjen e 14 milionë eurove pasuri

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.