AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pa dhimbje s’ka përfitim në Britani?

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: AP

Sfidat ekonomike të Britanisë së Madhe për rimëkëmbje kalojnë nga politikat e Keinezit dhe ato që e kundërshtojnë atë. Por cila është e vërteta dhe cilat janë pasojat anësore të shtrëngimit fiskal në Britaninë paszgjedhore?

George Osborne. Foto: Twitter
George Osborne. Foto: Twitter

Historiani i ekonomisë Niall Ferguson më kujton historianin e Oksfordit A.J.P. Taylor. Megjithëse Taylor u shpreh se ai u përpoq të thoshte të vërtetën në shkrimin e tij historik, ai ishte gati të dredhonte faktet për një kauzë të mirë. Ferguson, gjithashtu është një historian i shkëlqyer, por krejt i paskrupullt kur kalon në mekanizëm politik.

Kauza e Fergusonit është neo-konservatizmi amerikan, i shoqëruar me një neveri të pamëshirshme për Keinezin dhe Keinezianët. Mbrojtja e tij e fundit ndaj shtrëngimeve fiskale erdhi menjëherë pas zgjedhjeve të fundit të Mbretërisë së Bashkuar, kur ai shkroi në Financial Times se, “Laburistët duhet të fajësojnë Keinezin për humbjen e tyre”.

Argumenti i Fergusonit llogaritet si ajo e një disiplinuesi brutal që pretendon shfajësim për metodat e tij duke theksuar se viktima është ende gjallë. Në fjalën në emër të Kancelarit Britanik të Thesarit, George Osborne, ai thekson se ekonomia britanike u rrit me 2.6 për qind vitin e shkuar (“më e mira ndër ekonomitë G-7”), por shpërfill dëmin që Osborne shkaktoi në ekonomi gjatë rrugës për rimëkëmbje.

Tani ka shumë miratim për këtë dëm. Zyra e Përgjegjësisë së Buxhetit, agjencia e pavarur e ngritur nga Osborne për të vlerësuar performancën makroekonomike të qeverisë, sapo ka arritur në përfundimin se kursimi e reduktoi rritjen e PBB me 2 për qind nga 2010 deri në 2012, duke e sjellë koston kumulative të kursimit që nga 2010 në 5 për qind të PBB. Simon Wren-Lewis nga Universiteti i Oksfordit vlerëson se dëmi mund të jetë deri në 15 për qind të PBB. Në një sondazh të fundit nga ekonomistët e Qendrës për Makroekonomistët, dy e treta ra dakord se kursimi ka dëmtuar ekonominë britanike.

Për më tepër, Britania nuk është vetëm. Në Perspektivën Ekonomike Botërore në tetor 2012, FMN-ja pranoi se ‘koeficentët fiskalë ishin nënvlerësuar nëpër botë’. E thënë qartë: parashikuesit nënvlerësuan shkallën e kapacitetit rezervë dhe kështu shtrirjen e ekspansionit fiskal për të rritur prodhimin. Ishte një gabim i ndershëm? Apo ishte për shkak se parashikuesit skllevër të modeleve ekonomike që nënkuptonin se ekonomitë ishin në punësim maksimal, ku në këtë rast i vetmi rezultat i ekspansionit fiskal do të ishte inflacioni? Ata tani e dinë më mirë dhe Ferguson duhet ta dijë po ashtu më mirë.

Një aspekt i mërzitshëm i paskrupullsisë së Fergusonit është dështimi për të pranuar ndikimin e Recesionit të Madh mbi performancën e qeverisë dhe pritshmëritë e biznesit. Kështu, ai krahason 2.6 për qind të rritjes në 2014 me 4.3 për qind tkurrje në 2009, të cilën ai e përshkruan si ‘vitin e fundit të plotë të qeverisë Laburiste” – ndonëse politika Laburiste prodhoi kolaps në zhvillim. Ngjashmërisht, “Në asnjë moment pas majit 2010 nuk u kthyer besimi aty ku kishte qenë përgjatë dy viteve të fundit të drejtimit katastrofik të Gordon Broën – edhe pse performanca e qeverisjes së Brown shkaktoi rënien e besimit të biznesit.

Pretendimi se Keinez duhej fajësuar për humbjen elektorale të Laburistëve është veçanërisht i çuditshëm. Mbi të gjitha, ajo që kryesia e Laburistëve provoi më shumë të bënte në fushatë, ishte distancomi i partisë nga ‘njolla’ Keineziane. Ndoshta Ferguson donte të thoshte se ishte lidhja e shkuar e Laburistëve me Keinez që i kishte dënuar ata – “administrimi i tyre shkatërrimtar përpara dhe gjatë krizës financiare”, siç e shpreh ai.

Në fakt, qeveritë më të fundit të Laburistëve kanë qenë padyshim jo-Keinezian; politika monetare ishte përshtatur të arrinte shënjestrën 2 për qind të inflacionit dhe politika fiskale synonte balancimin e buxhetit mbi ciklin e biznesit: standardi makro-ekonomik përpara ngecjes në recesion. Akuza më e dënuar ndaj administrimit të tyre është se ata përqafuan idenë se tregjet financiare po vetërregullohen mirë – një pikëpamje që Keinez e refuzoi.

Keinez nuk duhet fajësuar për humbjen e Laburistëve; ishte Skocia që duhej fajësuar. Fitorja dërrmuese e Partisë Kombëtare Skoceze i la Laburistët me një kuotë në vend. Nuk ka dyshim se ka shumë arsye për triumfin e gjerë të SNP, por mbështetja për kursimin nuk është një prej tyre.

Nicola Sturgeon, ministrja e parë e Skocisë dhe lidere e SNP, sulmoi ‘konsensusin komod’ rreth konsolidimit fiskal në Uestminister. Deficiti, tha ajo me të drejtë, ishte një simptomë e vështirësive ekonomike, jo vetëm shkak i tyre. Manifesti i SNP premtoi të paktën një shtesë prej 220 miliard dollarë nëpër Britani për të investuar në aftësi dhe infrastrukturë.

Pra, nëse SNP ia doli aq mirë me një program ‘Keinezia’ mbi ekspansionin fiskal, nuk diskutohet se Laburistët do të kishin dalë më mirë nëse do të kishin ngritur një mbrojtje më të fuqishme në historinë e mbajtjes së zyrës dhe një sulm më agresiv në politikën e kursimit të Osborne?

Kjo është ajo që liderët e partisë Laburiste si Alistair Darling, Kancelari i Thesarit Gordon Brown, po thonë tani. Por ata duket se nuk kishin influencë te dy arkitektët e strategjisë zgjedhore të Laburistëve, Ed Miliband dhe Ed Balls, të dy tanimë të hequr nga politika e vijës së parë.

Çfarë Konservativët ia dolën të bënin dhe ta bënin mirë, ishte të bindnin anglezët se ata po pastronin vetëm rrëmujën e Laburistëve dhe kaq, por për kursimin, Britania mund të shkonte si Greqia – tamam sipas pikëpamjes së Fergusonit.

Dikush mund të arrijë në përfundimin se e gjitha kjo është histori: tani votuesit kanë folur. Por do të ishte gabim të pranohej fjala e Konservativëve si fjalë e fundit. Është në themel një letër propagande, me pak mbështetje në teori dhe pasoja shkatërrimtare në praktikë.

Kjo mund të mos kishte shumë rëndësi nëse do të kishte një ndryshim në qeveri. Por Osborne është kthyer si Kancelar, duke premtuar shkurtime më të ashpra gjatë pesë viteve të ardhshme. Dhe kursimi fiskal është ende një doktrinë në fuqi në eurozonë, falë Gjermanisë. Ndaj dëmi do të vazhdojë. Në mungesë të një kundër-narrative bindëse, ne mund të kemi fatin të zbulojmë shumë dhimbje viktimat mund të durojnë.

 

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. No Pain, No Gain for Britain?

Etiketa: AkuzaBritaniekonomiEkonomiaFMNGreqiaInflacionimbështetjeMbrojtjambrojtjepaktpasojaPBBProject SyndicatepropagandePunërecesionSHsondazhSulmTwitterUniversitetiUniversiteti i Oksforditviktimavotuesitzhvillim
Tjetri
Pesë shtete të Ballkanit konkurrojnë në Eurovision

Pesë shtete të Ballkanit konkurrojnë në Eurovision

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.