AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjedhjet e sikletshme për Isa Mustafën

Muhamet HajrullahungaMuhamet Hajrullahu
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidatët për kreun e LDK | Foto nga : Gazeta JNK

Sot është ditë e madhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK, parti kjo që identifikohet edhe sot me udhëheqësin e saj shumëvjeçar Ibrahim Rugovën. Sot kjo parti zgjedh kryetarin dhe organet kryesore për 4 vjetët e ardhshëm.

Kandidatët për kreun e LDK | Foto nga : Gazeta JNK
Kandidatët për kreun e LDK | Foto nga : Gazeta JNK

Isa Mustafa, Vjosa Osmani, Fatmir Sejdiu e Lutfi Haziri mund të jenë katër kandidatët për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Tetë të kësaj partie.

Për dy të parët tashmë dihet, por dy të fundit nuk e kanë sosur ende nëse do t’i hyjnë garës për votën e delegatëve, në kërkim të timonit të partisë më të vjetër politike në Kosovë.

Isa Mustafa, përveç kryetar i partisë është edhe kryeministër i vendit. E Vjosa Osmani është deputetja femër më e votuar në Kosovë.

Ndryshe nga këta të dy, ish-kryetari i LDK-së e ish- Presidenti i vendit nëkohën e koalicionit PDK-LDK, Fatmir Sejdiui i ka deklaruar “Jetës në Kosovë” se është në fazën kur vendimin mund ta qartësojë në Kuvendin e Tetë të LDK-së.

“Secili është pretendent, por kandidat janë atëherë kur ta shpallin kandidaturën. Unë kam edhe pak kohë edhe dua t’i shikoj disa aspekte”, i ka thënë ai “Jetës në Kosovë” të hënën me 25 maj.

Në anën tjetër, Lutfi Haziri, i cili ka mbajtur disa poste qeveritare në koalicionet  e mëhershme thotë se ka ambicie për të parin e LDK-së, por kërkon marrëveshje politike për kuvendin. Këtë ai e ka deklaruar në “Jeta në Kosovë”, të enjten në mbrëmje, por e ka komentuar edhe në profilin e tij personal në Facebook.

“Sa i përket vetes time kam qenë për një marrëveshje politike për kryetar të LDK-së. Një marrëveshje politike e madhe që ka munguar në vitin 2006, për një politikë post-rugoviane. Unë mendoj se marrëveshja politike e ndihmon unifikimin e LDK-së. Unë besoj që nëse ka vullnet të mirë, do të arrihet marrëveshja, por nëse jo, atëherë vota është e fshehtë. Secili që do të kandidojë, duhet të ketë së paku 176 delegatë pas vetes”.

Ndërsa Vjosa Osmani kandidate për të udhëhequr partinë, ka pohuar se ajo është mëse e sigurt se do të fitojë ekipi i fitores.

“Siç e dini unë kam bërë publik qëllimin tim, pra të dielën edhe kur zyrtarizohen kandidaturat  do të kandidohem për kryetare të LDK-së dhe kam paraqitur një platformë’’, ka thënë Osmani për “Jeta në Kosovë”.

Por kandidatura e saj nuk ka gjetur shumë përkrahje të kryetarit të degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa.

“Unëmendoj që të hënën (1 qershor) do të kemi kryetarin legjitim për 4 vjetët e ardhshëm që vlerësoj do të jetë Isa Mustafa, sipas preferencës sime”, tha Sfarqa në Emisionin “Jeta në Kosovë” të enjten.

Madje Sfarqa tha se ai është serioz dhe nuk tallet me LDK-në. Por Vjosa Osmani e cila ka punuar afër edhe me Isa Mustafën e Fatmir Sejdiun, tha se e ka pritur këtë që deklaroi kryetari i Ferizajt Sfarqa, por ajo pret që delegatët e Ferizajt të votojnë ndryshe nga kryetari i degës.

“Nga ajo që shoh në terren, jam shumë e lumtur e në anën tjetër ka panik”, ka thënë Osmani.

Por ndryshe nga Sfarqa mendon Donika Gërvalla, kryetare e degës në Gjermani, e cila vlerëson se LDK-së i duhet ekip tjetër për të kthyer atë si të parën në zgjedhjet e ardhshme.

“Kam frikë që Kuvendi zgjedhor do të përfundojë shpejt, pa debat, pa vota të fshehta, një proces që nuk i ka hije LDK-së”, ka thënë Gërvalla.

Këto janë zgjedhjet e Kuvendit të Tetë të LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës deri tash i ka pasur 3 kryetarë në historinë e saj. I pari ështëIbrahim Rugova, i cili kishte vdekur gjatë kohës kur ishte në koalicion bashkë me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe po ushtronte detyrën e Presidentit tëKosovës.

Atë e kishte pasuar Fatmir Sejdiu në kohën e shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008, nëkoalicion me PDK-në e Hashim Thaçit. Sejdiu kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit, pasi Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar se ai kishte shkelur Kushtetutën duke mbajtur dy poste në të njëjtën kohë- atë të Presidentit dhe të kryetarit të LDK-së. Pas kësaj ishte prishur koalicioni PDK-LDK dhe Kosova kishte shkuar në zgjedhje parlamentare.

Në zgjedhjet e fundit të LDK-së në vitin 2010, Isa Mustafa ishte kundërkandidat i Fatmir Sejdiut duke mundur atë. Mustafa ishte kryetar i Prishtinës për dy mandate, në ndërkohë në zgjedhjet e fundit lokake ka humbur nga Shpend Ahmeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”. LDK-ja nën udhëheqjen e tij që dy herë radhazi është votuar si partia e dytë pas PDK-së të Hashim Thaçit.

LDK-ja kishte dalë partia e dytë edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014 dhe pas 6 muaj bllokade, LDK-ja u tërhoq nga blloku opozitar LVAN dhe lidhi koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.

Kjo marrëveshje e bëri LDK-në për herë të parë drejtuese të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Isa Mustafa.

LDK-ja në Kuvendin e Gjashtë në vitin 2006 ishte ndarë keq kur edhe plasi sherri i karrigeve. Për të parin e LDK-së në Kuvendin e 6-të ishin kandidatë Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci. Pas kësaj LDK-së iu nda një pjesë e saj dhe formoi Lidhjen Demokratike të Dardanisë. Kjo LDD nuk pati jehonë të madhe dhe sot ajo ka shuar aktivitetin e saj politik brenda LDK-së.

Por Vjosa Osmani, Donika Gërvalla e Lutfi Haziri vlerësuan se kësaj radhe nuk do të ketë karrige të përdorura në këtë kuvend të tetë.

Në Kuvendin e Tetë të LDK-së do të marrin pjesë 355 delegatë të cilët do ta zgjedhin kryetarin e ri dhe strukturat tjera drejtuese të partisë për katër vjetët e ardhshëm.

Organet e reja drejtuese të LDK-së e kanë në dorë që ta përcaktojnë edhe fatin e koalicionit të kësaj partie me PDK-në, meqë në ditët e para të kësaj marrëveshjeje, kishte pakënaqësi edhe nga deputetë edhe nga baza zgjedhore e partisë.

Marrë nga Gazeta Jeta në Kosovë

Etiketa: AAKbllokadedeputetDonika GërvallaFacebookFerizajgazetaGjermaniGjykataGjykata KushtetueseIbrahim RugovaIsa MustafaKandidatekandidatëtKosovaKosovëkryetarkushtetueseKuvendKuvendiLDKMarrëveshjamarrëveshjeParaPartiaPDKVetëvendosjeVjosaVjosa OsmaniVotazgjedhjezgjedhje parlamentareZgjedhjet
Tjetri
Berisha dhe lidhja islamike nga Arabia Saudite në luftën e Bosnjës

Berisha dhe lidhja islamike nga Arabia Saudite në luftën e Bosnjës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.