AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Berisha dhe lidhja islamike nga Arabia Saudite në luftën e Bosnjës

Fred AbrahamsngaFred Abrahams
11 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Faqja e pare, Nyje Debati
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur gjatë një seance parlamentare | Foto : LSA

Në fillim të viteve 1990 Shqipëria i ofroi ndihmën e saj Shteteve të Bashkuara, të cilat po kërkonin mënyra për të mbështetur anën e myslimanëve boshnjakë të konfliktit në ish-Jugosllavi.

Presidenti shqiptar Sali Berisha dhe ai amerikan Xhorxh Bush në Zyrën Ovale më 15 qershor 1992. Foto nga Muzeu dhe Biblioteka Presidenciale e Xhorxh Bushit.
Presidenti shqiptar Sali Berisha dhe ai amerikan Xhorxh Bush në Zyrën Ovale më 15 qershor 1992. Foto nga Muzeu dhe Biblioteka Presidenciale e Xhorxh Bushit.

Nga fundi i vitit 1992, Shqipëria ishte angazhuar plotësisht ndaj Perëndimit, dhe në veçanti ndaj Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, Berisha (Sali Berisha, në atë kohë president i Shqipërisë) i vinte rrotull qeverive arabe dhe organizatave islamike, të cilat kishin filluar të vinin në Shqipëri një vit më parë. Delegacionet e qeverisë shqiptare vizituan Egjiptin, Libinë, Kuvajti dhe Iranin për të kërkuar mbështetje financiare.

Në dhjetor të vitit 1992 Berisha udhëtoi për në Arabinë Saudite dhe papritur njoftoi se Shqipëria i ishte bashkuar Organizatës së Konferencës Islamike (OIC). Shqipëria kishte marrë statusin e vëzhguesit në konferencën e një vit më parë, kryesisht për të tërhequr ndihmë nga shtetet myslimane. Shumica e shqiptarëve u shprehën se ishin të tronditur. Për ta, Shqipëria bënte pjesë në kampin perëndimor. Ashtu siç një analist shkroi më vonë, Shqipëria në atë kohë po mbijetonte me ndihma humanitare katolike nga Italia dhe paratë që i dërgonin shqiptarët në Greqinë ortodokse. Parlamenti refuzoi ta ratifikonte marrëveshjen dhe disa nga intelektualët e vendit kërcënuan se do të ndërronin fe e do të bëheshin të krishterë.

Pjesërisht, vendimi i Berishës reflektoi ndarjen Lindje-Perëndim të Shqipërisë. Njësoj si një amerikan që kalon rrugën në Londër, vendi nuk e dinte çfarë drejtimi të merrte. Aleancat politike ishin me Perëndimin, por shumë prej traditave kulturore vinin nga Lindja.

Vendimi i Berishës reflektoi gjithashtu edhe një zgjedhje strategjike. Pavarësisht retorikës, Perëndimi po ofronte ndihmë të kufizuar dhe shtetet arabe kishin premtuar ndihmë. Kushti për mbështetje ekonomike, ashtu siç Berisha informoi qeverinë, ishte që Shqipëria t’i bashkohej Organizatës së Konferencës Islamike. Ai shpresonte se kjo do të siguronte ndihmën shumë të nevojshme dhe do ta nxiste Perëndimin të jepte më shumë.

“Nuk ka ndonjë tendencë për ta parë fenë të luajë një rol politik në Shqipëri,” tha Berisha në atë kohë. Për ta theksuar këtë, ai ftoi Papën Gjon Pali i II-të dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Manfred Werner në Shqipëri. Shqipëria së shpejti u bë vendi i parë ish-komunist që kërkoi anëtarësimin në aleancën e NATO-s.

Një tjetër arsye që Shqipëria t’i bashkohej Organizatën e Konferencës Islamike ishte lufta në Bosnjë, muslimanët boshnjakë kundër serbëve. Sipas Partisë Demokratike dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare, Berisha e ofroi Shqipërinë si një “portë” për myslimanët e Bosnjës për armë dhe luftëtarëve të huaj, pavarësisht embargos se OKB-së për armët në Jugosllavi, e cila ishte në fuqi që prej shtatorit të vitit 1991. Ai e ofroi këtë me dijenin e Shteteve të Bashkuara, thanë ata, të cilat po kërkonin mënyra për të mbështetur boshnjakët myslimanë dhe të vendosnin një ekuilibër pushteti midis palëve ndërluftuese.

Sipas mediave dhe dokumenteve të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, takimi i OIC në Xhedah në dhjetor të vitit 1992, kur Shqipëria u bë anëtare e plotë, u mblodh specifikisht për të diskutuar luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Presidenti boshnjak Alija Izetbegovi, i cili e kishte vizituar Shqipërinë dy muaj më parë, mori pjesë, njësoj si edhe kryenegociatorët e Perëndimit për luftën jugosllave, Cyrus Vance dhe David Owen.

Sipas një kabllori  diplomatik për Uashingtonin nga konsulli amerikan në Xhedah,  pothuajse çdo pjesëmarrës në konferencë po theksonte të njëjtën gjë: “Bosnja duhet të lejohet të marrë armë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj.”

Kryeministri i qeverisë shqiptare të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, ishte gjithashtu në Xhedah  në atë kohë, dhe ai kishte marrë pjesë në takimet e mëparshme të OIC-it.

Mbreti Fahd i Arabisë Saudite hapi takimin, i rrethuar nga Izetbegovic dhe Berisha, duke thënë se Bosnja duhet të ketë mundësinë të marrë armët që i nevojiten për vetëmbrojtje.

Izetbegovic pasoi me një fjalim dhjetë minutësh, në të cilin ai pyeti nëse “indiferenca” e botës ishte për shkak se viktimat në Bosnjë ishin myslimane apo se botës nuk i interesonte. Duke iu referuar embargos së armëve për ish-Jugosllavinë, ai akuzoi ata që “na lidhnin duart” për të qenë bashkëpunëtorë në tragjedinë e Bosnjës, dhe pastaj kërkoi “sasi të kufizuara” armësh mbrojtëse.

Berisha pasoi me atë që kabllori amerikan e quajti “një fjalim i ashpër anti-serb”. Ai tha se forcat serbe u kishin prerë kokat fëmijëve dhe kishin përdhunuar gratë, dhe paralajmëroi se lufta në Kosovë “ishte shumë pranë”.

“Ndryshe nga fjalimi i Izetbegovicit, i cili u prit mirë, ishte fjalimi nga presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha,” tha kabllori amerikanë nga Xhedahu. “Fjalimi i liderit shqiptar, i cili u mbajt në gjuhën angleze, ndonjëherë ishte i vështirë të deshifrohej, arriti në një gjuhë të ashpër kundër Serbisë dhe sidomos kur ai i quajti “fundamentalistët ortodoksë serbë”.

Në fund, një komunikatë në konferencë theksoi të drejtën e Bosnjës për vetëmbrojtje dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të heqë embargon e armëve. Ai u kërkoi vendeve anëtare “të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre me Republikën e Bosnje-Hercegovinës në ushtrimin e të drejtës së saj të natyrshme për vetëmbrojtje individuale dhe kolektive.”

Pas skene, Shqipëria u bë një pikë tranziti për armët që i dërgoheshin myslimanëve të Bosnjës. Ashtu siç Berisha vonë pranoi në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, Shqipëria gjithashtu u kishte dhënë edhe disa nga municionet e saj në atë kohë atyre që ai i quajti “shtete miqësore”.

Disa luftëtarë islamikë gjithashtu kaluan përmes Shqipërisë gjatë rrugës së tyre për në Bosnjë në atë kohë.

Pas përfundimit të luftës në vitin 1995, disa nga këta luftëtarë erdhën në Shqipëri, duke shpresuar ta bënin atë një bazë evropiane.

Kjo është një pjesë e shkëputur nga libri i ri “Shqipëria moderne: Nga diktatura në demokraci në Evropë”, e cila nuk përfshihet në kapitullin rreth militantëve islamikë në Shqipëri dhe bashkëpunimin e ngushtë të vendit në luftën kundër terrorizmit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe arrestimin e vitit 1998 dhe dorëzimin në Egjipt të një të dyshuari për terrorist.

Libri “Shqipëria Moderne” nga Fred Abrahams mbulon rënien e komunizmit dhe tranzicionin e turbullt pas katër dekadash në kampe pune, sundimit të policisë dhe një partie të vetme. Libri bazohet në qindra intervista, dokumente të deklasifikuara të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe më shumë se 20 vjet punë në Ballkan.

Për më shumë informacione, vizitoni www.modern-albania.com

Marrë nga Drejtësia Tranzicionale në Ballkan

Etiketa: Arabia SauditeArmëBallkanBosnjaBosnjedemokraciDrejtësiaEgjiptish-JugosllaviItaliaJugosllaviKosovëLibriLindjaLondërLuftambështetjembrojtjeMuzeumyslimaneNATOOKBortodoksPartisë DemokratikepresidentPunëPunëtorSali BerishaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraTerroristVendimiVëzhguesitzgjedhje
Tjetri
KQZ rrëzon Pjetrajn, rikthen në Kurbin kandidatin e dorëhequr të PD

KQZ rrëzon Pjetrajn, rikthen në Kurbin kandidatin e dorëhequr të PD

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.