AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Urdhër-arrest për Becchetin, akuzohet se pastroi miliona euro në Shqipëri

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Francesco Becchetti. Foto: Facebook

Prokuroria urdhëroi sekuestrimin e 5 kompanive të biznesmenit italian, mes të cilave edhe 60 % të aksioneve të “AgonSet” pas hetimit për një skemë pastrimi parash që filloi me hidrocentralin e Kalivaçit.

Francesco Becchetti. Foto: Facebook
Francesco Becchetti. Foto: Facebook

Prokuroria e Tiranës sekuestron 60 për qind të aksioneve të kompanisë “AgonSet”, e cila zotëron televizionin Agon Channel në Shqipëri dhe lëshon urdhër-arrest për administratorin e saj, Francesco Beccheti.

Bashkë me kompaninë mediatike, Prokuroria sekuestroi edhe shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400 KV” dhe “Fuqi”, të drejtuara nga Beccheti, nëna e tij Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini.

Këshilltari për mediat i Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Serani tha përmes një deklarate se biznesmeni italian, Beccheti dhe njerëzit e afërm të tij dyshohen se janë përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash, që arrin në miliona euro.

Pas një hetimi të nisur në vitin 2014, njësia Task-Force e Prokurorisë së Tiranës i është drejtuar të hënën gjykatës dhe ka marrë miratim për urdhër-arrestin e Becchetit. Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për bashkëpunëtorët e tij.

Sipas Prokurorisë, ata akuzohen për veprat penale të “falsifikimit të dokumentave, të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Prokuroria tha se skema e pastrimit të parave fillon me koncensionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, për të cilin Beccheti dhe nëna e tij janë përfshirë në një marrëdhënie financiare si koncesionar-kontraktor.

Sipas hetimit, koncensionari “KEG”, i kontrolluar në shumicë aksionesh nga një kompani e Francesco Becchetit ka kontraktuar për punime kompaninë “Energji”, e kontrolluar në mënyrë absolute nga nëna e tij, Liliana Condomitti. Nëpërmjet manovrave financiare, të shtrira në harkun kohor 2007-2013, dhe të zbuluara tashmë nga hetimi i Prokurorisë, këta dy shtetas kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, të cilat më pas i kanë investuar në shoqëritë “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”, të administruara po prej tyre. Prokuroria thotë se një pjesë të parave të përfituara nga manovrat financiare ata i kanë depozituar nëpër banka.

Nga ana tjetër, Prokuroria thotë se kompania “Energji” i detyrohet drejtorisë së Tatimeve 770 milionë lekë detyrime të papaguara. Llogaritë e kësaj kompanie janë bllokuar nga Drejtoria e Tatimeve për këtë arsye.

Hetimet e Prokurorisë janë shtrirë edhe tek drejtuesja e një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, e cila dyshohet se ka lejuar në mënyrë të kundraligjshme pagesa që shkojnë në miliona euro përmes manovrave financiare.

Prokuroria tha se po vazhdon hetimet për të zbardhur skemën e plotë të pastrimit të parave nga biznesmeni italian dhe bashkëpunëtorët e tij në biznes.

Etiketa: Agon ChannelArrestBecchetiDrejtoria e TatimeveEuroFacebookFrancesco BecchettiGjykatëGjykatësHetimetKodit PenalProkuroriaProkuroria e TiranësPunëPunëtorPunëtorëshqipShqipëriTiranë
Tjetri
“Qeveria maqedonase kërcënon deputetët me dorëheqjet e nënshkruara paraprakisht”

“Qeveria maqedonase përgjoi edhe OJQ-të kritike”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.