AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Hahn i bën presion qeverive të Ballkanit për lirinë e medias

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe për Negociatat e Zgjerimit ,Johannes Hahn

Komisioneri i BE për zgjerim Johannes Hahn tha në një konferencë të BIRN se liria e medias në Ballkan është bërë një shqetësim madhor që duhet të zgjidhet urgjentisht.

Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe për Negociatat e Zgjerimit ,Johannes Hahn
Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe për Negociatat e Zgjerimit ,Johannes Hahn

Hahn tha të premten  se liria e medias në Ballkan “mbetet e një shqetësimi të veçantë” për Komisionin Europian – veçanërisht mbi çështjet e pazarllëqeve qeveritare dhe kërcënimeve ndaj pavarësisë së transmetuesve publikë.

“Ne përballemi me sfida të rëndësishme që kanë nevojë të zgjidhen urgjentisht,” tha Hahn në një video adresim në konferencën rajonale të medias së BIRN në Sarajevë.

“Përveç ndërhyrjes qeveritare më shumë përpjekje duhet të bëhen për të siguruar pavarësinë politike dhe financiare të transmetuesve të shërbimit publik, për të forcuar pavarësinë e agjencive rregulluese dhe për të përshpejtuar vetërregullimin funksional,” tha ai.

Komisioneri i BE tha se ai do të vazhdonte t’i nxiste qeveritë në rajon për të bërë progres.

“Ka gjithashtu nevojë të trajtohet presioni ekonomik informal mbi median. Kjo përfshin transparencën e zotërimit të medias dhe parandalimin e përqendrimit të tepërt.  E fundit por jo më pak e rëndësishmja, rolet transparente mbi prokurimet e reklamave qeveritare duhet të vendosen,” tha ai.

Hahn tha se liria e fjalës dhe media janë në zemër të procesit të integrimit të BE.

“Fjala e lirë dhe një shtyp i informuar dhe profesional janë thelbësor për shoqërinë demokratike, ato janë themelore për zgjedhjet që qytetarët bëjnë rreth të ardhmes së vendit”, tha ai.

“Pa to, publiku nuk mund të peshojë opsionet dhe të gjykojë liderët; pa to, rriten paragjykime të rrezikshme dhe keqkuptime, që pengon shanset për paqe dhe stabilitet,” shtoi ai.

Konferenca rajonale e medias, e titulluar “Sfidat e Lirisë së Medias” po mbahet si pjesë e festimit të 10-vjetorit të BIRN.

“Uroj dhe falënderoj personalisht BIRN për kontributin e tij të çmuar dhe përpjekjet për lirinë e fjalës dhe medias në Ballkan,” tha Hahn.

“Ju e dini më mirë se unë pushtetin e lirisë së fjalës dhe shtypit kërcënimet komplekse me të cilat përballen vendet tuaja. Në kuadër të kësaj, mbështetja e gazetarisë profesionale dhe trajnimi i gazetarëve është i rëndësisë kyçe. Me synimin për të ndërtuar dhe forcuar një skuadër të dedikuar dhe të lidhur ngushtë gazetarësh në Ballkan, BIRN vepron si një partner i fortë në rajon duke ofruar një shumëllojshmëri mbresëlënëse shërbimesh,” shtoi ai.

Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias u mblodhën në kryeqytetin e Bosnjës për të diskutuar problemet kyçe të sektorit.

Konferenca nxori një listë rekomandimesh për qeveritë e Ballkanit për përmirësimin e gjendjes së medias në rajon.

Rekomandimet janë një përpjekje e përbashkët nga më shumë se 30 profesionistë dhe ekspertë mediesh që u mblodhën në Sarajevë një ditë përpara në një tryezë të rrumbullakët për lirinë rajonale të shprehjes për të diskutuar të drejtat e punës, financimin shtetëror të medias dhe transmetuesve publikë, tregun mediatik, transparencën e zotërimit të medias dhe përfaqësimin me grupeve të dobëta dhe të margjinalizuara.

Ekspertët u mblodhën në Sarajevë si pjesë e një Forumi të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor, një projekt i përbashkët i Fondacionit

ERSTE, Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Karl Renner, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë Federale Austriake për Europën, Integrimin dhe Çështjet e Jashtme.

Forumi Shoqëria Civile e Ballkanit Perëndimor ofron një mundësi unike për përfaqësuesit e shoqërisë civile për Europën jug-lindore që të shprehin mendimet  e tyre dhe të formulojnë kërkesa konkrete për përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, shtetet e tij anëtare dhe qeveritë e shteteve në Ballkanin Perëndimor.

Sugjerimet që do të prezantohen në Sarajevë do të bëhen pjesë e një pakete më të gjerë rekomandimesh nga shoqëria civile në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, që do të mbahet në gusht.

Samiti është një vazhdimësi e të ashtuquajturit “Proces i Berlinit” që u iniciua në gusht 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel për të treguar zotim të mëtejshëm politik për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor.

Etiketa: Angela MerkelBallkanBashkimit EuropianBEBIRNgazetarKomisioneriLiriaLiria e MediasMediaMerkelpaqeprogresPunërajonSamitiSHstabilitetvideoZgjedhjetzgjerim
Tjetri
Zaev anulon takimin e ardhshëm, në Maqedoni do rikthehen protestat

Shqiptarët e Maqedonisë të shtunën në protestë kundër Gruevskit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.