AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shqiptarët e Maqedonisë të shtunën në protestë kundër Gruevskit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestat në Shkup. Foto: AP / Boris Grdanoski

Një lëvizje politike shqiptare, Besa, ka planifikuar një protestë në Shkup të shtunën më 13 qershor, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Nikola Gruevskit dhe marrjen përsipër të përgjegjësisë nga ministrat shqiptarë etnik.

Fokusi i kësaj proteste do të jetë rasti kontroversial, i quajtur “Monstra” nga autoritetet, në të cilën gjashtë shqiptarë etnikë u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë peshkatarëve. Besa këmbëngul që gjykimi ishte i organizuar me motiv politik nga Gruevski.

Protestues me flamuj maqedonas dhe shqiptarë po kërcejnë ndërsa po protestojnë para kryeministrisë në Shkup, Maqedoni më 17 maj 2015. (AP Photo/Boris Grdanoski)
Protestues me flamuj maqedonas dhe shqiptarë po kërcejnë ndërsa po protestojnë para kryeministrisë në Shkup, Maqedoni më 17 maj 2015. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Besa akuzon Gruevski për regjimin e tij autoritar dhe për vendosjen e politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve etnik të vendit që përbëjnë çerekun e popullatës maqedonase prej 2.1 milion qytetarësh.

“Ne kërkojmë dorëheqjen e qeverisë së Nikola Gruevski dhe [kryetarin e BDI në koalicion] Ali Ahmeti, për politizimin e vendit, keqpërdorim të institucioneve, dështimin e procesit të integrimit dhe politika anti-shqiptare,” tha kryetari i Besës, Bilal Kasami.

Ai gjithashtu nxiti liderin e opozitës Social Demokrate, Zoran Zaev, të publikojë të gjitha materialet që ai ka për rastin e etnikisht të akuzuarve për vrasje.

Zaev më parë ka pretenduar që bisedat e përgjuara mes zyrtarëve hedhin dyshime për dënimin e gjashtë shqiptarëve për vrasjen e pesë maqedonasve etnik, por shtoi që ai nuk do t’i publikojë këto regjistrime nga frika që do të shkaktojnë një reagim të dhunshëm.

Trupat e Filip Slavkovski, Aleksandar Nakjevski, Cvetanco Acevski dhe Kire Tricovski, të gjithë mes moshave 18 dhe 20, u gjetën më 12 prill, 2012 afër liqenit Smilkovci në afërsi të Shkupit. Trupat e tyre ishin të radhitur dhe dukej sikur ata ishin ekzekutuar. Trupi i 45-vjeçarit Borce Stevkovski u gjet në një distancë të afërt nga aty.

Lajmet e kësaj vrasje nxitën tensione etnike dhe grupe etnike maqedonase organizuan protesta, disa nga të cilat u bënë të dhunshme, duke fajësuar vrasjet në anëtarët e komunitetit të madh minoritet shqiptar.

Dënimet nxitën edhe më shumë tension kur beteja shpërthyen në Shkup mes mijëra të rinjsh shqiptar të zemëruar dhe policisë, që përdorën gaz lotsjellës, bombola uji, granata shtangëse dhe ‘pepper spray’ për të shuar shqetësimet.

Marshi vjen pas një sfondi të një krize të thellë politike në vend dhe presionit që po rritet në Gruevskin, që është në fuqi që nga 2006, për të dhënë dorëheqje pas aferës së madhe të përgjimeve ilegale.

Regjistrime që duken si biseda të zyrtarëve të publikuara nga opozita kanë aluduar përfshirjen e Gruevski në një seri marrëveshjesh kriminale dhe autoritare, duke përfshirë manipulim zgjedhjesh, presion në media dhe gjyqësor, dhe korrupsion, në mes të shumë akuzash.

Opozita dhe sektori civil muajin e kaluar kanë ndërtuar një kamp protestues përballë zyrave kryesore të qeverisë.

OJQ-ja, CIVIL- Qendra për liri, që është pjesë e protestave anti-qeveritare, në një njoftim për shtyp të publikuar këtë javë ka thënë që është “e pavend” dhe “një lëvizje e gabuar” të organizojnë protesta etnike shqiptare në mes të krizës së thellë politike që në fakt ka nxitur “bashkim ndër-etnik të paparë në dekadat e fundit” për të rrëzuar regjimin e Gruevski.

CIVIL po i referohej protestës anti-qeveritare të 17 majit e organizuar nga opozita e vendit dhe rreth 80 organizatave të shoqërisë civile që panë shumë shqiptarë që bashkëngjitën, si dhe valëvitja e përbashkët e flamurëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, Turqisë dhe shumë tjera – një ngjarje e rrallë në Maqedoni.

Marrëdhëniet mes maqedonasve etnik dhe shqiptarëve kanë qenë të brishta për një kohë të gjatë. Në 2001, vendi vuajti një konflikt të shkurtër të armatosur mes ushtarëve shqiptarë dhe forcave policore që përfundoi në të njëjtin vit me nënshkrimin e një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët që parashikoi të drejta më të mëdha për komunitetin shqiptar.

CIVIL tha që BESA ka bërë gabim që ka thërritur shqiptarët të bojkotojnë protestën e majit dhe që “në vend që të përmirësojnë gabimin, ata po hyjnë në një tjetër aventurë. Vetëm.”

Ljubomir Frskoski, ministri i Brendshëm i dikurshëm i Maqedonisë dhe kandidat për president, ka thënë në një intervistë për NOVA TV që atmosfera e bashkimit ndër-etnike e krijuar përmes përpjekjeve të përbashkëta për rrëzimin e regjimit të Gruevski duhet të ruhet dhe të ushqehet.

Në atë aspekt, Frskoski tha që të gjitha grupet progresive në vend “duhet të shfaqin mbështetje për protestat e arsyeshme të shqiptarëve,” duke shtuar që protestat për rastin Monstra shfaqin një mosbesim gjeneral të qytetarëve dhe pakënaqësi me gjyqësorin dhe një thirrje për respekt më të madh të të drejtave njerëzore. Diçka që ai thotë që është shqetësim për të gjithë qytetarët, jo vetëm shqiptarët etnik.

Marrë nga Kallxo.

Etiketa: Ali AhmetiBDIdemokrategazGjyqGruevskikampkonfliktKorrupsionkrizemanipulimMaqedonimarrëveshjembështetjeMediaminoritetNikola GruevskiOpozitaParapresidentProtestaProtestatprotesteprotestuesSHShkupshqipshqiptaresocial demokratetë drejtatensionetensione etnikevrasjeZoran Zaev
Tjetri
Konferenca e BIRN: Liria e medias në Ballkan po pëson regres

Konferenca e BIRN: Liria e medias në Ballkan po pëson regres

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.