AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Konferenca e BIRN: Liria e medias në Ballkan po pëson regres

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.

Kërcënimi ndaj lirisë së medias në Ballkanin Perëndimor meriton veprim të menjëhershëm, sugjeroi konferenca rajonale e 10-vjetorit të BIRN në Sarajevë.

Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.

Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias theksuan mangësitë kryesore në lirinë e medias në rajon dhe ofruan rekomandimet e tyre mbi mënyrën si mund të përmirësohet situata në konferencën rajonale të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, e titulluar “Sfidat e Lirisë së Medias” të premten në Sarajevë.

“Nuk është vetëm liria e medias që ka pësuar regres në Ballkanin Perëndimor në vitet e fundit, por edhe demokracia. Çdo vit gjërat bëhen më keq, pak nga pak, gjë që kërkon veprim të menjëhershëm përpara se të jetë shumë vonë,” tha Florian Bieber nga Universiteti i Grazit.

Bieber prezantoi një listë rekomandimesh te qeveritë në rajon për të përmirësuar situatën e medias. Ato përfshijnë mbrojtje më të fortë ligjore për gazetarët dhe frenim të praktikës së ofrimit të kontratave afatshkurtrave, që i mbajnë nën kontroll njerëzit e medias.

Një moratorium u propozua gjithashtu në reklamimin shtetëror, në mënyrë që të reduktohet influenca shtetërore dhe ndërhyrja me politikat editoriale të medias.

Një tjetër rekomandim kyç ishte të krijoheshin rregulla të qarta për të përcaktuar pronësinë dhe financat e medias – për çështje transparence – dhe për të ndaluar monopolet.

Në lidhje me televizionet shtetërore, rregulla më të qarta për të siguruar financimin dhe funksionimin e tyre të pavarur u kërkuan për t’i mbajtur ato larg duarve që qeverive.

Duke folur për fjalët e urrejtjes dhe abuzimin e grupeve të margjinalizuara në media, u rekomandua trajnim mbi këtë çështje si dhe forcim i pushtetit të gjykatave për të ndjekur çështjen.

Rekomandimet janë një përpjekje e përbashkët nga më shumë se 30 profesionistë dhe ekspertë mediesh që u mblodhën në Sarajevë  të enjten në një tryezë të rrumbullakët për lirinë rajonale të shprehjes për të diskutuar të drejtat e punës, financimin shtetëror të medias dhe transmetuesve publikë, tregun mediatik, transparencën e zotërimit të medias dhe përfaqësimin me grupeve të dobëta dhe të margjinalizuara.

Sugjerimet që do të prezantohen në Sarajevë do të bëhen pjesë e një pakete më të gjerë rekomandimesh nga shoqëria civile në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, që do të mbahet në gusht.

Samiti është një vazhdimësi e të ashtuquajturit “Proces i Berlinit” që u iniciua në gusht 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel për të treguar zotim të mëtejshëm politik për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor.

Drejtorët vendorë të BIRN ranë dakord se liria e medias ishte në rënie në shtetet e tyre. Kjo mund të shihet prej shembujve të njollosjes, akteve të kërcënimit, fushatave kundër medias dhe gazetarë të pavarur, sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe si padive, thanë ata.

David Hudson, nga Komisioni Europian, tha në konferencë se Brukseli planifikon të ndryshojë metodologjinë e vlerësimit të lirisë së medias në raport-progreset vjetore në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Metodologjia e re do të jetë më e saktë, do vlerësojë arritjet e qeverive në zona kyçe në një shkallë me pesë pikë. Do të ofrojë një krahasim objektiv  nëse shteti është i përgatitur dhe në çfarë grade është gati për anëtarësi”.

Ai paralajmëroi se BE-ja nuk e ka durimin të pakufizuar për Ballkanin Perëndimor dhe se e gjitha varet nga forca e dëshirës që kanë qeveritë për të lëvizur përpara me procesin e anëtarësimit në BE.

Në konferencë u shfaq një video mesazh nga Komisioneri i BE për Zgjerim, Johannes Hahn, në të cilin ai përgëzoi BIRN në dekadën e vet të parë dhe tha se liria e medias në Ballkan mbetet e një shqetësimi të veçantë për Komisionin Europian – veçanërisht në çështje të ndërhyrjes së qeverisë dhe kërcënimeve ndaj medias publike të pavarur.

“Ne përballemi me sfida të rëndësishme që kanë nevojë të zgjidhen urgjentisht,” tha Hahn

“Përveç ndërhyrjes qeveritare më shumë përpjekje duhet të bëhen për të siguruar pavarësinë politike dhe financiare të transmetuesve të shërbimit publik, për të forcuar pavarësinë e agjencive rregulluese dhe për të përshpejtuar vetërregullimin funksional,” tha ai.

“Ka gjithashtu nevojë të trajtohet presioni ekonomik informal mbi median. Kjo përfshin transparencën e zotërimit të medias dhe parandalimin e përqendrimit të tepërt.  E fundit por jo më pak e rëndësishmja, rolet transparente mbi prokurimet e reklamave qeveritare duhet të vendosen”.

Komisioneri i BE tha se ai do të vazhdonte t’i nxiste qeveritë në rajon për të bërë progres.

Konferenca rajonale e medias, e titulluar “Sfidat e Lirisë së Medias” po mbahet si pjesë e festimit të 10-vjetorit të BIRN.

“Kjo ditë është shumë emocionuese për ne. Dhjetë vjet më parë, një grup njerëzish në këtë qytet [Sarajevë] u takuan dhe vendosën të formojnë BIRN në besimin e përbashkët se ne duhet të ushqejmë gazetarinë e mirë dhe të ndryshojmë diçka,” tha drejtoresha e rrjetit rajonal të BIRN gjatë konferencës.

Dhjetë vite më pas atyre fillimeve modeste, rrjeti BIRN  ka punësuar më shumë se 200 gazetarë dhe profesionistë të medias.

Organizata ka gjithashtu më tepër se 300 bashkëpunëtorë, përfshirë gazetarë, ekspertë dhe grupe të shoqërisë civile.

BIRN është i pranishëm në rajonin e Ballkanit, me organizata me bazë në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Rumani dhe Serbi. BIRN ka korrespondentë në Malin e Zi, Kroaci, Bullgari, Greqi dhe me raste Moldavi.

Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.

BIRN Conference 10

Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Drejtorët e BIRN dhe ekspertët e medias në konferencën e mbajtur në Sarajevë.
Etiketa: Angela MerkelBallkanBashkimit EuropianBEBIRNBosnjeBrukseliBullgaridemokraciaFinancatFloriangazetarGreqiKomisioneriKomisioni EuropianKroaciLiriaLiria e MediasMaqedonimbrojtjeMediaMerkelMoldavimoratoriumprogresPunëPunëtorrajonraportRumaniRumani dhe SerbiSamitiSerbiSHshqipShqipëriTelevizionetvideozgjerim
Tjetri
Një planet, një oqean

Një planet, një oqean

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.