AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Parlamenti i Kosovës kërkon lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ramush Haradinaj pasi u ndalua në Slloveni.
Foto: Borut Zivulovic/Beta.

Parlamenti miratoi një rezolutë ku kërkon që ish-komandanti Ramush Haradinaj, i cili u ndalua në Slloveni bazuar në një urdhër ndalimi për krime lufte të lëshuar nga Serbia, të lejohet të kthehet në Kosovë.

Ramush Haradinaj pasi u ndalua në Slloveni. Foto: Borut Zivulovic/Beta.
Ramush Haradinaj pasi u ndalua në Slloveni.
Foto: Borut Zivulovic/Beta.

Parlamenti i Kosovës miratoi ditën e enjte një rezolutë duke kërkuar rikthimin e komandantit të UÇK-së gjatë kohës së luftës, tani lider politik, Haradinaj, i cili u ndalua në aeroportin Brnik të Sllovenisë bazuar në një urdhër ndalimi të lëshuar nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 2004.

“Rezoluta kërkon që qeveria dhe presidentja t’i kërkojnë urgjentisht autoriteteve sllovene që ish-kryeministrit të Kosovës, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe deputetit aktual në Kosovë, t’i jepet përsëri pasaporta e tij dhe pa kushte dhe që ai të mund të kthehet përsëri në vend,” thuhej në tekstin e rezolutës të lexuar nga Donika Kada-Bujupi, një deputete e AAK-së.

Rezoluta e ditës së enjte bëri gjithashtu thirrje që të gjithë urdhrat e ndalimit nga Interpoli kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së që të hiqen dhe që qeveria e Kosovës t’i dërgojë një notë proteste autoriteteve sllovene.

Por Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi i kërkoi legjislaturës të rimendojë mirë çdo veprim që mund të rrezikojë marrëdhëniet diplomatike me Slloveninë.

“Sllovenia nuk veproi drejtpërdrejt kundër nesh apo kundër Kosovës … Problemi është në Beograd, jo në Lubjanë,” tha Thaçi në parlament.

Haradinaj u arrestua të mërkurën me një urdhër arresti ku citohen akuza serbe se ai ka kryer krime gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Një seancë dëgjimore u përcaktua për ditën e enjte në mëngjes, por Haradinaj tha në linjë telefonike për BIRN se deri tani nuk ishte marrë asnjë vendim mbi mbajtjen apo lirimin e tij.

“Sot s’është vendosur asgjë. Po presim përgjigjen e gjykatave sllovene,” tha Haradinaj, i cili këmbënguli se urdhri për ndalimin e tij nuk i vlefshme.

Prokuroria serbe e krimeve të luftës aktualisht po e heton Haradinaj në tre çështje, duke e akuzuar atë për vrasjen e të paktën 60 njerëzve.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha të mërkurën se ishte “e çuditshme” që Haradinaj u arrestua vetëm disa ditë para bisedimeve të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë në Bruksel dhe e quajti arrestimin një “provokim”.

“Ndoshta është aksidentale, ndoshta unë shoh diçka të çuditshme në të gjithë këtë… Sigurisht që do të ketë shumë presion në anën e Serbisë para 23 qershorit (kur fillojnë bisedimet),” tha Vuçiç.

Ministri i Drejtësisë në Kosovës Hajredin Kuçi tha se ai i ka kërkuar homologut të tij slloven, Goran Klemencic, të sigurojë kthimin e shpejtë të Haradinajt dhe të ketë parasysh “nuancën politike të urdhër arrestit të Serbisë”.

Partia AAK e Haradinajt ndërkohë i ka kërkuar presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga t’i bëjë apel autoriteteve sllovene.

“Arrestimi i Haradinajt bazuar në një urdhër arresti të vitit 2004, në një kohë kur të gjitha vendet e tjera në rajon e hoqën nga listat një gjë të tillë, nuk do të kontribuojë në krijimin e marrëdhënieve të mira me çdo vend tjetër në rajon, nxit urrejtje dhe mbi të gjitha nuk sjell drejtësië,” tha Ardian Gjini, një anëtar i AAK-së.

Ish-komandant i UÇK-së u lirua nga akuzat në vitin 2012 nga Gjykata e Hagës për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1998-1999.

Gjykata e mbështetur nga OKB-ja hodhi poshtë akuzat se ai ishte pjesë e një sipërmarrje të përbashkët kriminale për të vendosur kontrollin e UÇK-së në Kosovën perëndimore nëpërmjet kampeve të burgimit, dhe se ai dhe të tjerë ishin përgjegjës për torturimin dhe vrasjen e serbëve dhe shqiptarëve që besohej se bashkëpunonin me serbët.

Etiketa: AAKAkuzaApelarrestimiBeogradBIRNBrukseldeputeteGjykataHaradinajHashim ThaçiJahjagaKosovëKrimekrime lufteKuçLufteMaliMali i ZiOKBpaktParaparlamentPartiapasaportaProkuroriaprotesteQeveriarajonRamush HaradinajRezolutaSerbiaSlloveniVendim
Tjetri
Zgjedhjet e 21 qershorit, stacioni i radhës për politikën shqiptare

Zgjedhjet e 21 qershorit, stacioni i radhës për politikën shqiptare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.