AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Prokuroria: Grupi i Lazaratit, përgatitje 6 mujore për të sulmuar policinë

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat Speciale, gjate operacionit per arrestimin e grupit te armatosur ne Lazarat. Foto:LSA

Dy ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA, hetimet paraprake të Prokurorisë sugjerojnë se grupi i armatosur, i drejtuar nga vëllezërit Aliko synonte “çlirimin” e fshatit nga policia dhe rikthimin e kanabisit në Lazarat.

Forcat Speciale, gjate operacionit per arrestimin e grupit te armatosur ne Lazarat. Foto:LSA
Forcat Speciale, gjate operacionit per arrestimin e grupit te armatosur ne Lazarat. Foto:LSA

Prokuroria e Krimeve të Rënda hedh dritë mbi arsyet e përplasjes së grupit të armatosur me Policinë e Shtetit në Lazarat, dy ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA, Ibrahim Basha dhe plagosjes së dy kolegëve të tij.

Hetimet paraprake të Prokurorisë sugjerojnë se grupi i të rinjve, shumica të moshës 17-22 vjeç, përgatitej prej 6 muajsh për të sulmuar dhe luftuar forcat e rendit.

“Qëllimi i tyre ishte rikthimi i gjendjes së mëparshme në fshatin e Lazaratit. Donin t’u krijohej mundësia për të kultivuar sërish kanabis sativa” thuhet në kërkesën e Prokurorisë për masë sigurie ndaj Xhuljo Malos, njëri prej të arrestuarve për sulmin.

Mëngjesin e 24 qershorit, një grup i armatosur prej 20 vetësh sulmoi paralelisht tre shërbimet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në fshatin e Lazaratit. Situata e krijuar dhe sulmi i armatosur detyroi Policinë e Gjirokastrës që të kërkonte ndihmën e forcave speciale RENEA nga Tirana.

Në orën 9:00 të mëngjesit më 24 qershor, forcat RENEA dhe policia lokale nisën operacionin për arrestimin e grupit të armatosur që po shkaktonte terror në fshat. Por kundërpërgjigja ishte e menjëhershme nga të rinjtë e rebeluar të Lazaratit.

Tre efektivët e RENEA, Ibrahim Basha, Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj u sulmuan me breshëri plumbash, teksa po udhëtonin me makinë në brendësi të fshatit. Nga sulmi humbi jetën Ibrahim Basha, ndërsa dy kolegët e tij u plagosën.

Policia arrestoi Xhuljo Malon si të implikuar në këtë sulm, ndërsa shpalli në kërkim 21 persona të tjerë, të cilët dyshohej se ishin pjesë e grupit të armatosur.

Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaron dy ditë më pas se drejtues të grupit “rebel” të Lazaratit dyshohet se janë vëllezërit Arbion Aliko, 20 vjeç dhe vëllai i tij Albani, 18 vjeç.

Sipas dëshmisë së Xhuljo Malos në policinë e Gjirokastrës, grupi kishte arritur të blinte armë të sofistikuara dhe të stërvitej për një përplasje me forcat e Policisë.

Në dokumentin e Prokurorisë thuhet se makina e Malos ka qenë e mbushur me armë dhe municione në momentin e bllokimit nga policia. Në njoftimin e policisë thuhet se aty u gjetën 3 armë, sasi të mëdha fishekësh të kalibrave të ndryshëm, katër kallëpe tritol, dy radio komunikimi dhe tre qese me kokainë”.

Prej mëngjesit të 24 qershorit, dhjetra forca policie kanë nisur një operacion të gjerë në Lazarat për arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në sulmin me armë që shkaktoi vdekjen e punonjësit të policisë, Ibrahim Basha.

Mbi 14 të dyshuar janë ndaluar apo vetëdorëzuar në Policinë e Gjirokastrës, por akuzë është ngritur vetëm ndaj Xhuljo Malos.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se po vazhdon veprimet hetimore dhe proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes së Lazaratit. Ndërkohë që Policia është vënë në kërkim të dy vëllezërit Aliko, të cilët konsiderohen si organizatorët e sulmit të armatosur kundër forcave të policisë në Lazarat.

Etiketa: BashaHetimetkanabisLazaratLokaleMakinaMASoperacionPoliciaProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaRENEASHSulmSulmi i armatosurTiranatritol
Tjetri
Ballkanit i kërkohet të marrë një pjesë të azilkërkuesve

Kroacia pranon një pjesë të imigrantëve të BE-së

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.