AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Merkel në Tiranë: Integrimi në BE varet nga reforma në drejtësi

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë dhe kryeministri Rama, duke përshëndetur qytetarët para kryeministrisë. Foto: LSA

Kancelarja gjermane inkurajoi Shqipërinë për progresin, por ajo deklaroi se hapat e mëtejshëm në integrimin e vendit do të varen nga reforma në drejtësi. Shqetësim edhe për numrin e lartë të azilantëve.

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri Rama, duke përshëndetur qytetarët para kryeministrisë. Foto: LSA
Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri Rama, duke përshëndetur qytetarët para kryeministrisë. Foto: LSA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel konfirmoi nga Tirana mbështetjen për integrimin e Shqipërisë, por ajo tha se nuk ka një afat të përcaktuar për hapjen e negociatave.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Merkel tha se procesi i integrimit kërkon plotësimin e të gjitha kushteve, ku reforma në drejtësi konsiderohet si më e rëndësishmja për Shqipërinë.

“Është përmbushja e standardeve ajo që do të përcaktojë ritmin e anëtarësimit. Shqipëria ka bërë progres, por reforma në drejtësi nuk është përmbushur ende,” deklaroi kancelarja Merkel.

Kancelarja e cilësoi të rëndësishme këtë reformë edhe për krijimin e kushteteve ligjore për investitorët gjermanë, ndërsa bëri thirrje që Shqipëria të ndjekë shembujt më të mirë në këtë drejtim.

Kryeministri Edi Rama premtoi në fjalën e tij se reforma në drejtësi do të jetë e thellë dhe do t’i shërbejë më së pari demokratizimit të vendit.

“Pasi ta përmbushim këtë reformë na lind e drejta të kërkojmë hapjen e negociatave. Atëherë jam i bindur se kancelarja do të jetë e para që do të na mbështesë,” tha Rama.

Numri i lartë i azilantëve ishte një tjetër çështje e diskutuar në takimin Rama-Merkel, ndërkohë që kancelarja theksoi se dera e Gjermanisë është e mbyllur për azilkërkuesit shqiptarë.  Ajo shpjegoi megjithatë se Gjermania ka nevojë për punonjës të kualifikuar dhe ftoi shqiptarët të bëhen pjesë e këtyre procedurave.

Marrëdhëniet ndër-rajonale dhe veçanërisht progresi i bërë mes Shqipërisë dhe Serbisë është vlerësuar me nota pozitive nga Merkel, e cila garantoi se nuk ka një “ngadalësim artificial” anëtarësimi për Ballkanin Perëndimor.

Të dy liderët pranuan se shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve nuk janë në nivelin më të mirë, ndërsa ekzistojnë mundësi për përmirësimin e këtij bilanci. Kancelarja Merkel tha më tej se ka ende mundësi të pashfrytëzuara në turizëm, energji apo telekomunikacione.

Gjermania është partneri i gjashtë më i madh për importet shqiptare dhe i nënti për eksportet. Databaza statistikore e Institutit të Statistikave tregon se gjatë vitit 2014, Shqipëria importoi nga Gjermania 235 milionë euro mallra ndërsa eksportoi 51 milionë euro mallra. Nga Gjermania erdhën 6 për qind e të gjitha importeve të Shqipërisë dhe drejt Gjermanisë u nisën 2.8 për qind të të gjitha eksporteve.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2013, stoku i investimeve të huaja direkte nga Gjermania në Shqipëri qe 107 milionë euro, ose 3.7 për qind e totalit të investimeve të huaja direkte. Gjermania është investitori i gjashtë për nga madhësia i huaj në Shqipëri pas Greqisë, Kanadasë, Hollandës, Austrisë e Turqisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi dypalësh i Shqipërisë është 616 milionë euro dhe nga këto, 178 milionë euro ose 29 për qind janë dhënë nga Gjermania. Nga Gjermania vijnë edhe një pjesë e konsiderueshme e borxhit shumëpalësh, i cili është dhënë nga institucionet ndërkombëtare si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Zhvillimit etj, fondet e të cilave furnizohen në masë të konsiderueshme nga Gjermania.

Etiketa: Angela MerkelAzilkërkuesitBEBorxhiEdi RamaEuroGjermaniaImportetIntegrimiKancelarja MerkelKryeministri Edi RamaMASMerkelParaprogresRamaReformaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranazhvillim
Tjetri
Kursimet fiskale përkundrejt Shoqërisë Europiane

Fiksimi gjerman i Syrizës?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.