AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

PS-PD, ende larg një marrëveshjeje për reformën në drejtësi

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama i shtrëngon dorën aleatit të vet në qeveri Ilir Meta ndërkohë që kryetari i opozitës Lulzim Basha i shtrëngon dorën presidentit Bujar Nishani gjatë konferencës mbi reformimin e sistemit të drejtësisë, në Tiranë më 6 tetor 2014. Foto: LSA

Një ditë para vizitës së Merkel, opozita deklaroi se do t’i jepte fund bojkotit në komisionin e reformës në drejtësi, por mosmarrëveshja për 1 anëtar rikthen ngërçin në proces. 

Kryeministri Edi Rama i shtrëngon dorën aleatit të vet në qeveri Ilir Meta ndërkohë që kryetari i opozitës Lulzim Basha i shtrëngon dorën presidentit Bujar Nishani gjatë konferencës mbi reformimin e sistemit të drejtësisë, në Tiranë më 6 tetor 2014. Foto: LSA
Kryeministri Edi Rama i shtrëngon dorën aleatit të vet në qeveri Ilir Meta ndërkohë që kryetari i opozitës Lulzim Basha i shtrëngon dorën presidentit Bujar Nishani gjatë konferencës mbi reformimin e sistemit të drejtësisë, në Tiranë më 6 tetor 2014. Foto: LSA

Një ditë para vizitës në Tiranë të kancelares gjermane Angela Merkel, opozita i hapi dritën jeshile reformës në drejtësi, duke deklaruar se ishte e gatshme të zinte karriget e lëna bosh në komisionin e posaçëm parlamentar. Akujt mes opozitës dhe mazhorancës u duk se u shkrinë pas ndërmjetësimit të partnerëve ndërkombëtarë.

Reforma në drejtësi ishte kryefjala e vizitës së Merkelit, e cila tha se mbetet një kusht ende i paplotësuar në detyrat e shtëpisë që Brukseli i ka caktuar Shqipërisë. Por pak orë pas largimit të kancelares gjermane, palët janë kthyer sërish në pozicionet e tyre fillestare.

Komisioni parlamentar për reformën në drejtësi u ngrit më 27 nëntor 2014, me një raport prej 6 anëtarësh për mazhorancën dhe 5 të tillë për opozitën. Partia Demokratike e bojkotoi këtë komision, duke kërkuar minimalisht një numër të barabartë anëtarësh- që pretendon se i fitoi në tryezën e negociatave.

Deputeti i PD, Eduard Halimi i kërkoi të enjten parlamentit të zyrtarizonte 6 anëtarët e opozitës në Komision. Por Partia Socialiste bëri të paditurën, duke pretenduar se nuk kishte dhënë miratim për një pakt që ndryshon raportin e anëtarëve në Komision.

“Rregullat e lojës nuk ndryshojnë në mes të lojës,” tha kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, duke kërkuar që opozita të zërë 5 vendet e caktuara në komision. Ky qëndrim ktheu mosbesimin mes palëve dhe ngërçin mbi procesin e mëtejshëm të reformës.

Deputeti i PD, Eduard Halimi i tha BIRN se mazhoranca u tërhoq, pasi ajo nuk ka për qëllim të miratojë një reformë cilësore dhe afatgjatë për drejtësinë.

“Qëllimi i saj prej fillimit ka qenë miratimi pa konsultime dhe konsensus i një reforme të tillë,” pretendoi Halimi.

Deputeti demokrat e la megjithatë portën hapur, duke shprehur gatishmërinë për pjesmarrje nëse pakti i arritur me partnerët ndërkombëtarë do të zbatohej.

“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në këtë reformë për të garantuar transparencën e ndryshimeve të rëndësishme ligjore. Aktualisht jemi në pritje të përgjigjes nga mazhoranca për vendosjen e kushteve të paritetit,” tha Halimi.

Reforma në drejtësi është kushti kyç, që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për avancimin në rrugën e integrimit. Për shkak të rëndësisë dhe shtrirjes në kohë, zyrtarët e Brukselit kanë bërë thirrje që kjo reformë të realizohet me konsultimin dhe kontributin e të gjitha palëve politike.

Përkah kancelares Merkel, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do ta përmbushte këtë kusht në vjeshtë, kur sipas tij parlamentit do t’i dorëzohet paketa e reformës në drejtësi. “Në fund të vjeshtës së këtij viti, parlamentit do t’i kalojë për miratim një nga reformat më rrënjësore të bëra ndonjëherë në Shqipëri,” deklaroi Rama.

Opozita shqiptare e lexon si shprehje të arrogancës këtë deklaratë të kryeministrit dhe si një rrezik për sistemin e drejtësisë në vend. Halimi i tha BIRN se deri tani është bërë zero punë në këtë drejtim, ndërsa publiku nuk e ka aspak të qartë se si do të ndërhyhet në ligjin për Prokurorinë, atë për KLD-në apo pjesë të tjera të sistemit të drejtësisë.

“Siç e kemi parë dhe në të shkuarën, mazoranca do të justifikohet me mungesën e kohës dhe do t’i kalojë me urgjencë, por pa konsultime dhe konsensus ndryshimet ligjore,” i tha Halimi BIRN.

“Roli ynë është që të garantojmë transparencën për këtë reformë,” shtoi ai.

Paketa e reformës në drejtësi pritet të hartohet nga një numër i madh ekspertësh të pavarur, të cilët po punojnë paralelisht me komisionin e posaçëm parlamentar. Produkti i parë i tyre është një raport voluminoz i gjendjes aktuale të sistemit të drejtësisë, i cili pritet të shërbejë si udhërrëfyes për ndryshimet ligjore të shumëpritura nga Brukseli dhe partnerët e tjerë të Shqipërisë.

Etiketa: Angela MerkelBashaBashkimi EuropianBIRNBrukseliBujar NishaniEdi RamaIlir MetaKomisionKomisioni parlamentarKryeministri Edi RamaLulzim BashaMerkelMetaOpozitapaktParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDPiSPSRamaraportReformarrezikSHshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Arbitrazhi: Dhuna serbe ndërpreu ndeshjen, shqiptarët nuk refuzuan rikthimin në fushë

Arbitrazhi: Dhuna serbe ndërpreu ndeshjen, shqiptarët nuk refuzuan rikthimin në fushë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.