AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mbi 1 mijë shqiptarë fituan azil në vendet e BE-së më 2014 (Harta)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një qendër azilantësh në Gjermani. Të dhënat e Eurostat tregojnë se vetëm 2.5 për qind e azilkërkuesve shqiptarë kanë marrë përgjigje pozitive më 2014

Nga mbi 13 mijë aplikime për azil, 1,040 rezultuan me fat. Por është Franca vendi që ka dhënë më shumë vendime pozitive dhe jo Gjermania. Disa shqiptarë aplikuan dhe u refuzuan në vende si Islanda apo Lihtenshteini.

Një qendër azilantësh në Gjermani. Të dhënat e Eurostat tregojnë se vetëm 2.5 për qind e azilkërkuesve shqiptarë kanë marrë përgjigje pozitive më 2014
Një qendër azilantësh në Gjermani. Të dhënat e Eurostat tregojnë se vetëm 2.5 për qind e azilkërkuesve shqiptarë kanë marrë përgjigje pozitive më 2014

Një në 13 shqiptarë që aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit të kaluar arriti ta fitojë statusin e azilantit, një numër gati dy herë më i lartë se sa në vitin 2013, bëhet e ditur nga të dhënat e databazës statistikore të Eurostat. Shumica dërrmuese e vendimeve pozitive u morën në Francë dhe në Britaninë e Madhe ndërsa shqiptarët patën më pak fat në vende si Gjermania, Suedia apo Greqia.

Të dhënat statistikore mbi aplikimet për azil dhe vendimet përkatëse raportohen në bazë mujore dhe vjetore nga vendet anëtare te Eurostat me një metodologji të njëjësuar që nga viti 2007 si pjesë e Procesit të Dublinit, një marrëveshje mes vendeve anëtare të BE-së për mënyrën e trajtimit të aplikimeve të azilkërkuesve.

Numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil duke deklaruar se u rrezikohet jeta apo përndiqen politikisht në atdhe është shumëfishuar gjatë viteve të fundit për të shënuar nivelin më të lartë më 2015. Në vitin 2008, sipas të dhënave të Eurostat, qenë 1,080 shqiptarë që aplikuan për azil, më së shumti në Francë, Greqi dhe Belgjikë. Nga këto, 145 vetë arritën ta fitojnë statusin e azilantit politik. Por në vitin 2014, azilkërkuesit nga Shqipëria arritën në 13,350 vetë nga të cilët, 1,040 morën përgjigje pozitive. Por ndryshe nga perceptimi, është Franca dhe jo Gjermania vendi që ka dhënë më shumë vendime pozitive për azil. Gjatë vitit 2014 psh, gjykatat franceze dhanë vendime mbi 5800 aplikime shqiptarësh për azil dhe 555 prej vendimeve qenë pozitive.

Përkundrazi, në gjykatat gjermane u dhanë 3 mijë vendime për aplikimet e shqiptarëve dhe vetëm 75 prej tyre rezultuan pozitive.

Shqiptarët duket se kanë pasur më shumë fat me gjykatat e vendeve anëtare të BE-së se sa aplikantët nga vendet e tjera të Ballkanit. Gjatë vitit 2014, mbi 13 mijë shqiptarë të Kosovës aplikuan për azil dhe vetëm 830 prej tyre e fituan. Numri i vendimeve pozitive për serbët qe vetëm 400 nga 22 mijë ndërsa për maqedonasit u dhanë vetëm 70 vendime pozitive nga 8185 vendime gjithsej.

Gjatë vitit të kaluar shqiptarët e provuan fatin në 15 nga 28 shtetet anëtare të BE-së, si dhe në disa shtete dhe minishtete jashtë BE-së. Në Norvegji pati 205 vendime për kërkesa për azil të cilat qenë të gjitha negative ndërsa dhjetë shqiptarë aplikuan për azil në Islandën e largët dhe 5 morën vendime negative nga gjykata në minishtetin e Lihtenshteinit.

Vendime për azilkërkuesit shqiptarë sipas vendeve (Burimi: Eurostat)

Vendime pozitive për azilkërkuesit shqiptarë sipas vendeve (Burimi: Eurostat)

Etiketa: azilAzilkërkuesitBashkimit EuropianBEEurostatFrancaGjermaniGjermaniaGjykataGreqiGreqiaIslandëKosovëmarrëveshjeNorvegjiSHshqipShqipëriaSuediaVendimet
Tjetri
Kohë të vështira për qendrën e vjetër të armëve të Bullgarisë

Kohë të vështira për qendrën e vjetër të armëve të Bullgarisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.