AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Foto: Odiseja e zymtë e refugjatëve përmes Maqedonisë

Elena GeroskaTsvetomir DimovngaElena GeroskadheTsvetomir Dimov
11 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një refugjat po mban fëmijën e tij të fjetur ndërsa përpiqet të hyjë në një tren të mbingarkuar në Tabanocvë | Photo by: Elena Geroska

Në qytezën e Gevrelijës në jug, pranë kufirit me Greqinë, një numër gjithnjë e më i madh emigrantësh të rraskapitur vijojnë udhëtimin e tyre drejt veriut përmes Maqedonisë drejt Europës Perëndimore.

Emigrantë duke ecur drejt kufirit Maqedoni-Serbi pranë fshatit Tabanovc | Foto: Tsvetomir Dimov
Emigrantë duke ecur drejt kufirit Maqedoni-Serbi pranë fshatit Tabanovc | Foto: Tsvetomir Dimov

Në fillim të shtatorit, Maqedonia mund të përballet me një krizë të rëndë refugjatës e cila mund të rigjallërojë kujtimet e katastrofës humanitare të vitit 1999, kur 300 mijë njerëz ikën nga Kosova dhe u strehuan në kampin e refugjatëve në Stenkovec pranë kufirit.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, së paku 10 mijë emigrantë pritet të kalojnë kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë në ditët e para të shtatorit, duke shtuar një problem që po rritet në vendin ku autoritetet sakaq po përballen me vështirësi me të.

Në vetëm 30 ditë pas 19 qershorit, rreth 21 mijë njerëz aplikuan për statusin e refugjatit në Maqedoni. Shumica e tyre – rreth 15 mijë vetë – qenë nga Siria. Situata mund të bëhet edhe më kritike për shkak se, sipas medias së Greqisë, Athina nuk e di se çfarë duhet të bëjë me 36 mijë emigrantë në kampin më të madh të refugjatëve në vend dhe shumë prej tyre mund t’i drejtohen Maqedonisë.

Hungaria po ndërton një gardh në kufirin e vet me Serbinë në përpjekje për të ndaluar emigrantët që vijnë nga jugu, por Maqedonia ka ndjekur një taktikë të ndryshme.

Qeveria e Maqedonisë e ndryshoi ligjin për të lejuar në mënyrë të ligjshme emigrantët të udhëtojnë përmes këtij vendi për 72 orë pasi u përball me kritika se po i vendoste ata në rrezik të grabitjeve, rrëmbimeve dhe vrasjeve ndërsa ata përpiqeshin të fshiheshin nga autoritetet.

Zyrtarët premtuan gjithashtu të ndërtojnë një kamp refugjatësh në kufirin jugor pranë qytezës Gevgelija për të organizuar kujdes shëndetësor dhe për t’i transportuar ata në kufirin verior me Serbinë.

Por deri tani, këto premtime nuk janë përmbushur. Informacioni i fundit është që autoritetet vendore në Gevgelija kanë në plan të themelojnë një kamp refugjatësh të sajuar në magazinat e ish kompanisë bujqësore Vinojug.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë frikë se autoritetet mund të vendosin të ndërmarrin masa kufizuese ose të mbyllin kufirin jugor të Maqedonisë në mënyrë që të shmangin përmbytjen me emigrantë në rast se Serbia fillon të dërgojë emigrantët pas drejt Maqedonisë dhe Greqia vijon t’i lërë ata të ikin në veri.

Ndërkohë emigrantët vijojnë të mblidhen në stacionin hekurudhor Gevgelija që të vijojnë udhëtimin e tyre të gjatë drejt Europës Perëndimore, të lodhur dhe të rraskapitur e shpesh të sëmurë e të uritur.

“Unë nuk do të kthehem kurrë në Siri. Kurrë më!” tha njëra prej tyre, një grua e quajtur Rola për BIRN ndërsa po priste për një tren nate për të shkuar me familjen e saj në kufirin me Serbinë.

Rola, 29 vjeç, pozon në stacionin e trenit në qytezën Gevgelija, Maqedoni | Foto: Elena Geroska
Rola, 29 vjeç, pozon në stacionin e trenit në qytezën Gevgelija, Maqedoni | Foto: Elena Geroska

“Bashkëshorti im qe në ushtrinë e Sirisë. Ai humbi një sy në betejë. Ne deshëm të ikim më herët, por nuk kishim para,” shpjegon ajo.

“Na u deshën katër vjet për të mbledhur paratë për këtë udhëtim. Një udhëtim drejt një jete më të mirë, shpresoj. Ne shitëm gjithçka që kishim, tashmë nuk kemi asgjë. Ne duam vetëm të mbërrijmë në Gjermani,” shtoi ajo.

David, 23 vjeç, tha se gjëja më e vështirë për të qe të linte bashkëshorten dhe fëmijët e tij në Siri.

David, 23, në stacionin e trenit në qytezën Gevgelia, Maqedoni. | Foto: Tsvetomir Dimov
David, 23, në stacionin e trenit në qytezën Gevgelia, Maqedoni. | Foto: Tsvetomir Dimov

“Plani im është të shkoj në Belgjikë dhe pastaj të siguroj dokumentet që duhen për të sjellë familjen time. Pastaj dua të shkoj në SHBA sepse kam kushërinj atje,” shpjegoi ai.

“Nuk kam frikë të jem i ndryshëm në Amerikë. Të gjithë nëpër botë thonë se problemi është për religjonin. Por në fakt nuk është kështu. Miqtë e mi janë myslimanë, unë jam kristian, ne kalonim mirë bashkë. Unë nuk kam frikë se do të trajtohem ndryshe në Amerikë sepse atje ka demokraci. Unë besoj në demokraci,” tha ai.

Një emigrant i plagosur është ndaluar nga policia kufitare ndërsa u përpoq të kalonte kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë | Foto: Elena Geroska
Një emigrant i plagosur është ndaluar nga policia kufitare ndërsa u përpoq të kalonte kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë | Foto: Elena Geroska
Khaled, një fëmijë tetëvjeçar nga Siria, qëndron jashtë stacionit të policisë në Gevgelija, Maqedoni | Foto: Tsvetomir Dimov
Khaled, një fëmijë tetëvjeçar nga Siria, qëndron jashtë stacionit të policisë në Gevgelija, Maqedoni | Foto: Tsvetomir Dimov
Një grua refugjate me fëmijët e saj qëndron në shinat e trenit. | Foto: Elena Geroska
Një grua refugjate me fëmijët e saj qëndron në shinat e trenit. | Foto: Elena Geroska
20150615 Monday 1822 The feet of a migrant washing himself, while wearing womanХs sandals. Many of the migrants crossing Macedonia, lack the basic necessities like food, water and clothes.
The feet of a migrant washing himself, while wearing womanХs sandals. Many of the migrants crossing Macedonia, lack the basic necessities like food, water and clothes.
Rrobat e emigrantëve po thahen në diell në fushat pranë kufirit Greqi-Maqedoni | Foto: Tsvetomir Dimov
Rrobat e emigrantëve po thahen në diell në fushat pranë kufirit Greqi-Maqedoni | Foto: Tsvetomir Dimov
Një fëmijë emigrant shikon nga dritarja e trenit që ecën drejt fshatit Tabanocv pranë kufirit me Serbinë | Foto: Tsvetomir Dimov
Një fëmijë emigrant shikon nga dritarja e trenit që ecën drejt fshatit Tabanocv pranë kufirit me Serbinë | Foto: Tsvetomir Dimov
Një emigrant sheh nga dritarja e trenit që po niset nga Gevgelia drejt fshatit verior të Tabanovcit | Foto: Elena Geroska
Një emigrant sheh nga dritarja e trenit që po niset nga Gevgelia drejt fshatit verior të Tabanovcit | Foto: Elena Geroska
Një emigrant këmbëzbathur hidhet nga një dritare treni në stacion në Gevgelija, Maqedoni Foto: Tsvetomir Dimov
Një emigrant këmbëzbathur hidhet nga një dritare treni në stacion në Gevgelija, Maqedoni Foto: Tsvetomir Dimov
Ylberi po rritet mbi malin pranë fshatit Miravci në jug të Maqedonisë, një vend ku emigrantët ndalojnë zakonisht gjatë udhëtimit të tyre përmes Maqedonisë. | Foto: Tsvetomir Dimov
Ylberi është shfaqur mbi malin pranë fshatit Miravci në jug të Maqedonisë, një vend ku emigrantët ndalojnë zakonisht gjatë udhëtimit të tyre përmes Maqedonisë. | Foto: Tsvetomir Dimov
Një grup refugjatësh fle pranë stacionit të policisë në qytezën Gevgelija, Maqedoni. | Photo by: Tsvetomir Dimov
Një grup refugjatësh fle pranë stacionit të policisë në qytezën Gevgelija, Maqedoni. | Photo by: Tsvetomir Dimov
Një refugjat po mban fëmijën e tij të fjetur ndërsa përpiqet të hyjë në një tren të mbingarkuar në Tabanocvë | Photo by: Elena Geroska
Një refugjat po mban fëmijën e tij të fjetur ndërsa përpiqet të hyjë në një tren të mbingarkuar në Tabanocvë | Photo by: Elena Geroska
20150616 Tuesday 2249 A large group of migrants trying to enter the overcrowded train in Veles, Macedonia.
20150616
Tuesday
2249
A large group of migrants trying to enter the overcrowded train in Veles, Macedonia.
Alaa, një ish kapiten në ushtrinë e Sirisë, i flet fëmijëve të tij në trenin që po afrohet për në Tabanovcë | Foto: Tsvetomir Dimov
Alaa, një ish kapiten në ushtrinë e Sirisë, i flet fëmijëve të tij në trenin që po afrohet për në Tabanovcë | Foto: Tsvetomir Dimov
Etiketa: aktivistAktivistëAthinaBashkëshortiBIRNdemokraciGjermaniGreqiGreqiakampKosovakujdes shëndetësorMaqedoniMaqedoniaMasamasa kufizueseParaPoliciaQeveriaRefugjaterrezikSerbiSerbiaSHSHBASiriSiria
Tjetri
Vota greke për sovranitet

Shtyrja vdekjeprurëse e ristrukturimit të borxhit grek

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.