AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Fluturimi i lirë me vela pushton qiellin e Shqipërisë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Faqja e pare, Mjedisi, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fluturim i lirë me vela | Foto nga : Aeroclub Albania

Falë pasionit dhe vendosmërisë së një grupi pilotësh, Shqipëria po bëhet një pikë e nxehtë e fluturimit të lirë në Ballkan.

Fluturim i lirë me vela | Foto nga : Aeroclub Albania
Fluturim i lirë me vela | Foto nga : Aeroclub Albania

Në 1000 metra mbi nivelin e detit në Vlorë, gjashtë pilotë dhe tre pasagjerë po hapin velat e tyre për të përjetuar emocionet e një sporti që për Shqipërinë është i ri. Tandem paragliding ose fluturimi i lirë me vela është popullarizuar në Shqipëri nga Aeroclub Albania, një shoqatë e krijuar në vitin 2008 nga një grup të pasionuarish të fluturimit.

Ideja origjinale e Albert Xhafaj, pilot i shërbimit civil të urgjencave, për të dalë nga kabina e mbrojtur në qiell të hapur, mori miratimin e menjëhershëm të një grupi shumë të ngushtë të panjohurish që e kishin praktikuar këtë sport në mënyrë autodidakte pas blerjes së pajisjeve online.

Sot,ky sport po bëhet ndër mënyrat më të parapëlqyera të amatorëve për ta parë Shqipërinë me sytë e zogjve nga lartësitë më të mëdha, të ndihmuar nga 25 pilotët e licencuar në shkollën e parë të fluturimit në Shqipëri, e cila u hap në vitin 2011.

“Numri i personave që kanë ndjekur rregullisht shkollën për të marrë mësime fluturimi dhe ai i pasagjerëve që kanë fluturuar nga qyteti i Vlorës dhe mali i Llogarasë në këto vitet e fundit është dyfishuar” thotë Julian Bejko, pilot dhe njëkohësisht profesor i shkencave sociale në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 2013 ky grup performoi shfaqje akrobatike në qytetin e Pogradecit, ndërsa një vit më pas po në Pogradec u mbajt Kampionati Botëror i Fluturimit Akrobatik me Vela. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria dhe njëkohësisht Ballkani organizoi një garë të atilla përmasave.

Rrezikshmëria e këtij sporti nuk është e pakët, por sipas pilotëve, nëse ndjek hapat e nevojshëm për ta mësuar dhe nëse i respekton parimet meteorologjike, siguria është shumë e lartë. Po ashtu, ky sport e tejkalon frikën e lartësive.

Një nga arsyet përse Tandem Paragliding po merr përhapje të madhe te të rinjtë shqiptarë dhe moshat e tjera është fakti se ai bashkon natyrën, qiellin dhe tokën në një sport të vetëm. Kufiri i moshës për të fluturuar është vetëm 14 vjeç.

Shqipëria ka shumë pika të përshtatshme për fluturim. Këta pilotë kanë provuar të fluturojnë nga Dajti, Shpirali, Borica, Llogaraja, mali i Tomorrit dhe thonë se deri më tani qyteti ideal për fluturimin e lirë me vela mbetet Vlora.

Për më tepër, klima mesdhetare e Shqipërisë dhe majat e larta, përbëjnë një “parajsë” fluturimi që kanë sjellë sot në Vlorë, master-instruktorin maqedonas Mendo Veljanovski. Ai është një pionier fluturimi akrobatik dhe drejton në Maqedoni Shkollën Akrobatike të Sporteve Ekstreme.

Që kur 20 vite më parë, Mendo improvizoi në ajër pasi fluturoi nga Vila e Ahmet Zogut në Durrës, ai thotë se gjërat kanë ndryshuar në Shqipëri dhe se e ardhmja do të jetë padyshim e ndritur për këtë sport.

“Shqipëria sot i ka të gjitha mundësitë për të mirëpritur të pasionuarit pas këtij sporti, i cili ndihmon në promovimin e turizmit dhe njohjen e vendit në nivel ndërkombëtar,” thotë Veljanovski.

Këshillat e master-instruktorit Mendo, ishin një nga shtysat që i kanë dhënë jetë sot sportit të fluturimit me vela në Shqipëri.

Shtatë vite më parë ai u takua me Roland Dorozhanin, një inxhinier mekanik i cili së bashku me Albert Xhafajn kontribuoi në përhapjen e sportit. Që prej atij takimi, Rolandi dhe Mendo këmbyen vizita Shqipëri-Maqedoni për të praktikuar sportin që Rolandi kishte 2 vite që e bënte në mënyrë amatore edhe të rrezikshme.

Sportistët francezë dhe ata spanjollë nuk i kursyen këshillat e tyre për pionierët e parë shqiptarë, këshilla të cilat do të shërbenin më pas për t’i dhënë teknikë dhe më tepër adrenalinë sportit të fluturimit me vela në Shqipëri.

“Bukuria e këtij sporti është se t’i vendos vetë se cilat veprime do marrësh, pra të jep pavarësi, por gjithashtu të ofron mundësinë të njohësh lartësi të tjera të jetës,” thotë master-instruktori Veljanovski.

Por dashuria për fluturimin veç pavarësisë individuale mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të lidhur akoma më shumë një familje.

Eduart Gega, menaxher i një biznesi fason nga Berati, la pasionin e tij më të madh – gjahun – për t’u për t’iu përkushtuar fluturimit me vela. Në vitin 2012, ai mbaroi shkollën e fluturimit në Itali dhe më pas u njoh me grupin e të parëve pilotë shqiptarë të këtij sporti.

Pas tre vjetësh, të tre anëtarët e tjerë të familjes së tij: gruaja, djali dhe vajza e kanë provuar se çfarë e joshte atë të hidhej nga majat e larta me një velë.

“Të gjithë duhet ta provojnë këtë sport sepse ai bën bashkë adrenalinën, të fal një qetësi të jashtëzakonshme teksa ndjen përballë rrymën e ajrit, bën manovrat dhe arrin të bësh atë që për shumë të tjerë është e pamundur: të fluturosh”, thotë Eduarti.

Njohjet e reja në Shqipëri apo në shtete të tjera, janë po ashtu një arsye më shumë për të vazhduar fluturimin.

Olivia Gega, vajza e Eduartit, është anëtarja më e re në moshë e Aeroclub Albania dhe një studente që aspiron të bëhet pilote në shkollën shqiptare të fluturimit.

Ajo është 16 vjeçe dhe thotë se ka vetëm një këshillë për bashkëmoshatarët e saj dhe të gjithë të tjerët ‘të mos e lënë pa provuar lirinë e plotë që të fal fluturimi i lirë.’

Një i pasionuar po aq i ri në moshë pas fluturimit të lirë me vela bie dakord.

“Tani po që jemi vërtetë vendi i shqiponjave që dinë të fluturojnë,” thotë ai me shaka.

Etiketa: BallkanBallkaniDurrësFamiljefasonItaliMaliMali i TomorritMaqedonimasterpilotPogradecSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSiguriastudenteTiranëvizitaVloraVlorë
Tjetri
Maqedonia fillon bastisjet anti-terrorizëm

Maqedonia fillon bastisjet anti-terrorizëm

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.