AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia arreston nëntë të dyshuar të ISIS

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i brendshëm maqedonas, Mitko Cavkov. Foto: MIA

Nëntë persona janë arrestuar dhe policia po kërkon ende 27 të tjerë në një operacion të shkallës së gjerë kudo në Maqedoni për të arrestuar të dyshuarit si radikalë islamikë.

Ministri i brendshëm maqedonas, Mitko Cavkov. Foto: MIA
Ministri i brendshëm maqedonas, Mitko Cavkov. Foto: MIA

Policia maqedonase konfirmoi të enjten se ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik gjatë bastisjeve në zonat Gazi Baba dhe Kair të Shkupit, si dhe në qytetin e Tetovës, Strukës, Kumanovës dhe Gostivarit.

Të gjithë të arrestuarit janë të dyshuar në rekrutim të militantëve për luftime në Siri dhe Irak dhe për pjesëmarrje edhe vetë në konflikte. Ata janë mbajtur në paraburgim të enjten.

Ndër të arrestuarit është edhe një imam i vetëshpallur nga Shkupi i cili është në konflikt me organizatën e dytë më të madhe në vend Komuniteti Fetar Islamik, IVZ, i cili ka paralajmëruar në të shkuarën rreth radikalizimit në xhamitë e dala nga kontrolli.

27 të dyshuar janë ende të lirë, por shumica e tyre sipas policisë janë ende në zonat e luftimit.

“Fakti që këta njerëz apo grupe kanë marrë pjesë ose janë kthyer nga fushëbetejat, është një tregues se një sulm brenda Maqedonisë është i mundshëm,” tha ministri i brendshëm Mitko Cavkov në një konferencë për shtyp.

Ai tha se policia kishte hyrë në 24 shtëpi, në xhamitë Jaja Pasha dhe Tutunsuz në Shkup dhe në dy OJQ islamike.

“Të gjithë të arrestuarit janë me kombësi maqedonase por me etni të ndryshme,” tha policia.

Në lidhje me arrestimin e imamit Rexhep Memishi, ministri i brendshëm lajmëroi se sipas provave të deritanishme ai është një nga ideologët për rekrutimin dhe koordinimin e rrjeteve terroriste.

Sipas ligjit maqedonas, pjesëmarrja në një organizatë paraushtarake të huaj ose ndihma në çdo lloj mënyre e saj është një akt i dënueshëm. Dënimi minimal me burg për pjesëmarrje në grupe paraushtarake është pesë vjet.

Sipas raporteve të medias, të paktën disa qindra maqedonas kanë shkuar të luftojnë në Lindjen e Mesme.

Ministri i brendshëm tha se kishte informacion se të paktën 19 persona, të gjithë shqiptarë etnikë, janë vrarë në luftime deri më tani.

Rreth një e katërta e popullsisë maqedonase është me origjinë shqiptare, të cilët janë kryesisht myslimanë.

Etiketa: BurgIrakISISkonfliktKontrolliMaqedoniMaqedoniaoperacionpaktparaburgimPoliciaShkupshqiptareSiriSulm
Tjetri
Mënyrat më të mira për të luftuar varfërinë ekstreme

Mënyrat më të mira për të luftuar varfërinë ekstreme

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.