AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Zhvillimi i brezit të ardhshëm

Bjorn LomborgngaBjorn Lomborg
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bjorn Lomborg. Foto: AP

Investimi te përmirësimi i jetës së fëmijëve duhet të jetë një synim kyç i 15 viteve të ardhshme dhe kjo mund të bëhet me kujdesin  shëndetësor, arsimimin dhe ofrimin e mundësive të barabarta argumenton Bjorn Lomborg, themelues dhe drejtues i Qendrës së Kopenhagenit për Konsensus.

Bjorn Lomborg. Foto: AP
Bjorn Lomborg. Foto: AP

Gjatë 15 viteve, rreth dy miliardë fëmijë u lindën, 90 për qind në pjesët më të varfra të botës. Ofrimi i një mundësie këtyre fëmijëve për t’ia nisur mbarë do të ishte një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit. Arritja e kësaj do të ishte gjithashtu një nga përdorimet më efikase të burimeve të cilat bota ia dedikon zhvillimit.

Muajin e ardhshëm, liderët botërorë do të mblidhen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork për të rënë dakord për Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm: objektiva që do të realizojnë 18 të vendosura në vitin 2000 nga Synimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

Lista e synimeve të mundshme është aq e gjatë saqë mund të quhet e pamundur: 169 në total, për të cilat do të shpenzohen triliona dollarë. Prioriteti që do t’i jepet do ketë rëndësi për jetët e miliarda njerëzve.

Konsensusi i Kopenhagenit, një organizatë kërkimi të cilën unë e drejtoj, i kërkoi 82 prej ekonomistëve më të mirë në botë të kryenin një analizë kosto-përifitim për synimet e propozuara, në mënyrë që të zbulohej se cilat do të rezultonin më të mira për njerëzit, planetin dhe begatinë globale gjatë 15 viteve të ardhshme. Rezultoi se një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar është përqëndrimi në përmirësimin e jetës së fëmijëve.

Analiza jonë identifikoi 19 synime që do të bënin më shumë mirë për çdo dollar të shpenzuar.  Në fakt, çdo dollar i shpenzuar për këto 19 synime do të jepte të mira katër herë më të mëdha sesa të shpenzoheshin të njëjtat para në 169 synimet. Nuk është befasi që 19 kryesoret përfshijnë ndërhyrjen në përmirësimin e fateve të të rinjve; pasi ata do të rriten dhe do të bëhen punonjësit dhe liderët e së nesërmes.

Mundësitë fillojnë në lindje – ose jo. Ndonëse vdekshmëria te fëmijët është reduktuar me dy të tretën që prej vitit 1970, një numër tmerrues fëmijësh ende vdesin në vitet e para të jetës. Në vitin 2013, 6.3 milionë fëmijë vdiqën përpara ditëlindjes së tyre të pestë. Rreth një e treta ishin të porsalindur që humbën jetën sepse kishin lindur më parë ose për shkak të vështirësive në lindje.

Ne e dimë nga eksperienca se është shumë e mundshme të synosh një pakësim prej 70 për qind në vdekshmërinë e fëmijëve, por kjo do të jetë e shtrenjtë, kërkon ndërtimin e shërbimeve efektive shëndetësore të cilat do japin kujdes para, gjatë dhe pas lindjes. Megjithatë kërkimi ynë tregoi se do të ishin para të shpenzuara mirë. Duke llogaritur një varietet të efekteve pozitive që depërtojnë thellë, ne zbuluam se çdo dollar i shpenzuar për kujdesin ndaj të porsalindurve gjeneron një fitim prej 9 dollarësh. Mes efekteve pozitive shtesë qe krijimi i qendrave më të mira shëndetësore që do të shërbenin për njerëzit e të gjitha moshave.

Shëndeti dhe ushqimi i fëmijëve janë dy nga synimet e tjera me normë kosto-efekt më të mirë. Që nga viti 1970, komuniteti ndërkombëtar ia ka dalë të vaksinojë shumicën e fëmijëve të botës kundër fruthit, tetanozit, kollës së mirë, difterisë dhe poliomielitit. Këto ndërhyrje me gjasa shpëtojnë tre milionë jetë në vit – një arritje fenomenale.

Ka një mundësi për të bërë shumë më tepër. Për rreth 1 miliard dollarë në vit, programet e vaksinimit do të zgjeroheshin për të parandaluar pneumoninë dhe diarrenë, duke shpërtuar miliona jetë të tjera çdo vit. Në kuptimin ekonomik, çdo dollar i shpenzuar do të jepte 60 dollarë të mira në mirëqenien e njerëzve më të rinj të botës.

Zgjidhja e kequshqimit do të ishte një tjetër përdorim efektiv i dollarëve të zhvillimit. Fëmijët që nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë gjatë viteve të para të jetës nuk zhvillohen siç duhet dhe kanë disavantazhe gjatë jetës. edhe ata që marrin mjaftueshëm kalori në përgjithësi do të vuajnë efekte të sëmundjeve, nëse nuk marrin vitaminat kryesore, mineralet apo proteinat.

Një synim për të ulur kequshqimin kronik me 40 për qind, duke i dhënë akses më të mirë te mikroushqyesit dhe ushqimit të mjaftueshëm, do të kishte një ndikim të mrekullueshëm. Do të ndihmonte trurin e fëmijëve të zhvillohej normalisht, duke i lejuar ata të qëndrojnë më gjatë në shkollë, të mësojnë më shumë dhe të jenë më produktivë më vonë në jetë. Çdo dollar i shpenzuar mbi ushqimin më të mirë për të rinjtë prodhon 45 dollarë në përfitime sociale.

Përmirësimi i cilësisë së edukimit është një tjetër synim i vlefshëm, pasi fëmijët më të shëndetshëm do të vuajnë për të  mësuar kur shkollat të jenë poshtë standardit. Sigurisht, përmirësimi i cilësisë së edukimit nuk është i lehtë. Çdo shtet i pasur përpiqet për ta bërë këtë. Por rezulton se është shumë e vlefshme të përqendrohesh në edukimin e hershëm.

Synimi më i mirë i edukimit do të ishte trefishimi i numrit të fëmijëve që shkojnë në parashkollë në Afrikën nën-Sahariane, rajonin më të privuar në botë. Kjo jo vetëm që do ishte realitivisht e lirë, por do t’i jepte fëmijëve një dëshirë të zjarrtë për të mësuar gjatë gjithë jetës, duke shtuar kështu shanset e jetës dhe duke dhënë përfitime që kanë vlerë 33 dollar për çdo dollar të shpenzuar.

Është moralisht e pranueshme që çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të mbijetojë, të ushqehet mirë, të jetë i shëndetshëm dhe të marrë arsim. Ne tani e dimë se kjo është ndër investimet më të mira që ne mund të bëjmë. Fëmijët e shëndetshëm, të edukuar mirë bëhen të rritur produktiv, të aftë për të ofruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, duke krijuar një rreth vicioz që mund të ndihmojë në ndërtimin e një bote më të mirë dhe më të begatë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Next-Generation Development

Etiketa: boteKombet e BashkuarakostondikimParaProject SyndicateSH
Tjetri
Të zhgënjyer nga Gjermania; drama e azilkërkuesve zbret në Rinas

Të zhgënjyer nga Gjermania; drama e azilkërkuesve zbret në Rinas

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.