AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse Britania e Madhe e ka vendin në Europë

Charles TannockngaCharles Tannock
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
David Cameron. Foto:AP

Një referendum mbi anëtarësinë e Mbretërisë së Bashkuar në BE mund të jetë vetëm një vit larg. Në lojë nuk është vetëm marrëdhënia e vendit me fqinjët e vet përtej Kanalit, por edhe pozicioni i Londrës në skenën ndërkombëtare.

David Cameron. Foto:AP
David Cameron. Foto:AP

Një referendum mbi vijimin apo jo të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian mund të jetë vetëm një vit larg. Nëse vjen, votuesve do t’u kërkojnë të marrin një vendim të rëndë. Në lojë nuk është vetëm marrëdhënia e vendit me fqinjët e vet përtej Kanalit, por edhe pozicioni i Londrës në skenën ndërkombëtare.

Për fat të mirë, shumë pak njerëz në këtë vend mbështesin konceptin antik të “izolimit madhështor.” Pavarësisht nëse Mbretëria e Bashkuar – një nga vendet më globale të botës – mbetet në BE, rregullat e globalizimit e përjashtojnë opsionin e izolimit madhështor.

Pikërisht për këtë arsye, mbështetësit e tërheqjes nga BE kanë tendencën të bien në idenë nostalgjike të rikrijimit të të shkuarës perandorake të Britanisë – më së shumti përmes nocionit të mjegullt të “anglosferës,” një koncept që bazohet në idenë e Ëinston Churchill për unitet mes “njerëzve anglishtfolës.” Në vend që të merren me BE-në, e cila është ekonomikisht sklerotike, vijon argumenti, do të qe më mirë të krijohej partneritet dypalësh me vendet si Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe India.

Argumenti më së shumti i ofruar është afrimësia kulturore – a thua se shekuj të tërë historie të përbashkët, kulture të përbashkët dhe marrëdhëniesh me pjesën tjetër të Europës nuk vlejnë për asgjë. Për më tepër, ndërsa gjuha angleze është tashmë globalisht e gjithëpranuar, ideja e një Anglosfere është diçka më shumë se sa një konstrukt artificial pas të cilit mund të fshihen ndjenjat anti-Europiane.

Në çdo rast, ky koncept është dukshëm jopraktik. Përgjatë 40 viteve të fundit, vendet anglishtfolëse i kanë riorientuar ekonomitë e tyre drejt parnerëve të vet rajonalë. NJësoj si Mbretëria e Bashkuar e ripozicionoi veten më 1973 duke u bashkuar me atë që më vonë u bë BE, SHBA-të dhe Kanadaja janë prirur drejt Amerikës Latine dhe Azisë. Politika e jashtme e Australisë aktualisht është “më shumë Xhakarta dhe më pak Gjeneva,” dhe India është e zënë duke u përpjekur të mirëkuptohet me kryearmikun e vet gjeostrategjik, Kinën.

Që të jemi të sigurtë, këto vende vijojnë të shikojnë Mbretërinë e Bashkuar si një partner tregtar me rëndësi jetike. Por kjo është në masën më të madhe për shkak se Britania shihet si një urë drejt ekonomisë më të madhe të botës: tregut të përbashkët të BE-së. Për më tepër, asnjë udhëheqës anglishtfolës (jashtë Britanisë) nuk ka bërë kurrë thirrje që Britania të tërhiqet nga BE. Në vend të kësaj, ata kanë përsëritur vazhdimisht shpresën që Britania të mbetet një lojtar kyç në një Europë të pasur dhe të angazhuar në botë, diçka që presidenti i SHBA-ve Barack Obama e rikonfirmoi së fundmi në një bisedë me kryeministrin e Britanisë David Cameron.

Kërkohet një këndvështrim i verbër i botës që të dalësh në konkluzionin se Mbretëria e Bashkuar mund të rrisë profilin e vet ndërkombëtar duke dalë nga BE. Ky vend nuk godet përtej asaj që mund të mbajë kur vjen puna te politika e jashtme; në fund të fundit, ajo është një fuqi bërthamore dhe një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë së OKB-së. Por ndikimi i saj global vjen në një pjesë jo të vogël nga reja strategjike që ofron anëtarësia në BE.

BE-ja ka arritur shumë suksese të konsiderueshme në politikën e jashtme gjatë kohës së fundit dhe që të gjitha duket se janë edhe interes kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar. BE-ja luajti një rol kyç në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin; ndërmjetësoi marrëveshjen që më herët konsiderohej si e pamundur mes Serbisë dhe Kosovën (në thelb duke tundur karrotën e anëtarësimit në BE para këtyre dy vendeve); dhe ka udhëhequr rrugën në përgjigjen ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë duke e shtypur atë me sanksione.

Argumenti që anëtarësia në BE ka dëmtuar aftësinë e Britanisë për të krijuar politikën e vet të jashtme thjeshtë nuk qëndron. Si një vend anëtar, Britania ka opsionin të zgjedhë nëse do të ecë vetëm në çështjet ndërkombëtare apo do të bashkëpunojë me Europën rast pas rasti. Dhe Mbretëria e Bashkuar dhe lidhjet e saj të gjera nëpër botë i kanë dhënë këtij vendi një rol disproporcional në përcaktimin e politikës së jashtme të BE-së.

Ndërkohë, Britania përfiton nga bashkëpunimi në mbrojtje me BE-në, ndërsa ka ruajtur të drejtën e angazhimeve ushtarake të njëanshme. Përpjekjet shumë të suksesshme të BE-së kundër piraterisë të përqendruara në Bririn e Afrikës menaxhohet nga Northuood, pranë Londrës. Dhe industritë britanike të mbrojtjes janë furnizues të rëndësishëm të forcave të armatosura në vendet e tjera anëtare të BE-së.

Ekonomikisht, pozicioni tregtar i Britanisë me pjesën tjetër të botës forcohet nga anëtarësia e saj në BE. Marrëveshjet tregtare kërkojnë shumë kohë që të negociohen dhe shpesh janë të ngushta në objektiva ndërsa politika e përbashkët tregtare e BE-së dhe 500 milionë konsumatorët që jetojnë brenda kufijve të saj i japin asaj fuqi negociuese të fortë. Që kur BE-ja dhe Koreja e Jugut nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë më 2011, për shembull, tregtia dypalëshe e Britanisë me këtë vend është dyfishuar.

Nëse do të negocioheshin në bazë individuale, atëherë do të qe Gjermania – eksportuesi më i madh dhe më i suksesshëm i BE-së – vendi më i interesuar për to. Por nuk e bën. Për më tepër, vende të tilla si Kolumbia dhe Singapori, të cilat së fundmi kanë arritur marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, janë shumë pak entuziaste ndaj perspektivës së fillimit të proceseve të ndara të negocimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa votuesit në Britani fillojnë të konsiderojnë alternativat, ata duhet të bëjnë mirë të mbajnë mend se vendi i tyre prej kohësh nuk është më fuqia ndërkombëtare që ka qenë. Për shkak se po vjen në një kohë kur kriza greke mbetet e pazgjidhur dhe ekonomia e kontinentit mbetet e dobët, një vendim për të dalë nga BE-ja mund të destabilizojë të gjithë kontinentin – diçka që vetëm presidenti i Rusisë Vladimir Putini apo udhëheqësit e të ashtuquajturit Shteti Islamik e shohin si gjë të mirë.

Mbretëria e Bashkuar duhet të kërkojë të maksimizojë potencialin e vet ekonomik dhe strategjik duke bashkëpunuar me partnerët e vet në BE. Fillimi i një udhëtimi vetmitar gjysmë-të ndarë në botën e sotme gjithnjë e më të paparashikueshme ka gjasa do të sjellë vetëm margjinalizim dhe dobësim.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Why the UK Belongs in Europe

Etiketa: AustraliaBarack ObamaBEBritaniBritania e MadheChurchillDavid CameronEkonomiaGjermaniaGjuha AnglezeIndiaKorejaKosovëKrizaKulturemarrëveshjeMASMbretëria e BashkuarmbrojtjeOKBParaProject SyndicatePunaReferendumsanksioneSHSHBAShtetet e BashkuaraShteti IslamikVendimvotuesit
Tjetri
Eksplorimi i mistereve të muzeve mes frikës së një Grexit

Eksplorimi i mistereve të muzeve mes frikës së një Grexit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.